5 vjet Pavarësi, më afër njëri-tjetrit......

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
40595_4.jpg

NGA: EDMOND PANARITI


Pesë vjet më parë, më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës do të kryenin një akt historik me një rëndësi të madhe jetike për fatet e këtij vendi; nënshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë. Kjo datë shënon padyshim një nga ditët më me vlerë në historinë e këtij shteti, e cila tashmë është e ngulitur thellë dhe fort në mendjen dhe zemrën e gjithsecilit.

Shpallja e Pavarësisë ishte një akt që vinte si kurorëzim i përpjekjes titanike të një populli të martirizuar nga diktatura e Sllobodan Milosheviçit. اdo shqiptar i ka ende të pashlyera në kujtesë vuajtjet, sakrificat, terrorin që provuan vëllezërit e motrat kosovarë në ato ditë të rënda në jetën e tyre në vitin 1999, ku makineria diktatoriale serbe u vu fuqishëm në lëvizje dhe me egërsinë më të madhe u derdh mbi jetën e popullit të Kosovës. اdo shqiptar e ka të regjistruar në kujtesën e tij hapjen e portave të zemrës dhe shpirtit për vëllezërit e tyre në ditën e eksodit të madh drejt vendit tonë. Ata kanë të ruajtur thellë ato ditë të luftimeve të qershorit të po këtij viti, ku qielli shqiptar do të uturinte nga mjetet luftarake ajrore të NATO-s, si dhe vërshimin e të gjitha mjeteve tokësore në rrugët e vendit tonë drejt Kosovës së përfshirë në flakët e luftës për liri. Në sajë të mbështetjes së SHBA-ve, presidentit Bill Klinton dhe ndërhyrjes energjike të NATO-s në mbrojtje të jetës së shqiptarëve të Kosovës, u arrit të kryhej kapitullimi i ofensivës shkatërrimtare, i ndërmarrë nga gjakësori i fundit i Ballkanit, Sllobodan Milosheviçi. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës shënonte jo vetëm një hap historik në jetën e këtij vendi, por mbi të gjitha do të shënonte fillesën e rrugës së ndërtimit dhe konsolidimit të një demokracie të dëshiruar nga të gjithë atje.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës njohu mbështetjen maksimale nga Fuqitë e Mëdha, të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të pasuara nga Britania, Gjermania, Franca e shtete të tjera evropiane. Kosova do të fillonte që në çastet e para të jetës së saj si shtet më vete të njihte mbështetjen ndërkombëtare, duke qenë në fakt mbështetje për një popull që me gjak kishte vulosur vazhdimësinë e ekzistencës së tij.

Por kjo pavarësi nuk do të pranohej nga Serbia dhe shtete të tjera aleate të saj, duke bërë që të kërkohej dhe vendimmarrja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjykatë zyrtarisht do të pranonte se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në vitet e jetës së tij, shteti i Kosovës u shndërrua në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më shumë se kaq, si dhe ka krijuar një klimë paqësore me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike. Ajo dëshmon se është për një ecje drejt integrimit euroatlantik të vendit, krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për bashkëjetesën e çdo përkatësie fetare dhe etnike dhe arritjen e standardeve sa më të larta të punësimit, zhvillimit ekonomik dhe social për çdo banor të saj.

ثshtë kënaqësi e veçantë që në këtë pesëvjetor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës shqiptarët janë më shumë afër njëri-tjetrit. Rruga e Kombit është një arterie që përshkruhet masivisht nga shqiptarët në të dy krahët e kufijve, fëmijët tanë mësojnë me të njëjtën abetare, me dhjetëra marrëveshje janë nënshkruar mes dy vendeve tona, për të arritur së fundi në propozimin për përdorimin e valëve televizive, të telefonisë e shkuar drejt krijimit të një Lige Kombëtare të Futbollit.

Përgjatë këtyre viteve Shqipëria i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dhe e ka shndërruar në prioritet forcimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, përmes zhvillimit të dialogut politik dhe teknik në të gjithë fushat, si dhe mbështetjen maksimale në organizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë. Këto synime dhe qëllime të aktivitetit të saj diplomatik tashmë kanë njohur rezultate konkrete. Kosova ishte në fokusin e prioriteteve të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Për Shqipërinë merrte peshë përfshirja e Këshillit të Evropës në Kosovë, i cili përmes mekanizmave të tij ndikon fuqimisht në drejtim të promovimit të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor, me një synim të dukshëm për t’u ofruar të gjithë qytetarëve që jetojnë aty një perspektivë të qartë evropiane. Shqipëria në pozicionin e saj kërkoi një anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në KiE, si një mundësi për një përqafim të të gjitha vlerave evropiane në konsolidimin e këtij shteti të ri, në drejtim të legjislacionit, të gjithë korpusit legjislativ të Kosovës në përputhje të plotë me standardet evropiane, adaptimin në legjislacionin e saj të të gjitha Konventave të Këshillit të Evropës, sidomos ato që kanë të bëjnë me institucionet demokratike, minoritetet dhe bashkëjetesën.

Me ndërmjetësimin e Presidencës shqiptare u realizua takimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Thorbjorn Jagland, gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork në shtator të vitit të kaluar.
Pak ditë më parë, me miratimin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e Rezolutës për Kosovën, u shënua një hap i rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë, Këshilli i Evropës fton në takim në mënyrë të drejtpërdrejtë Republikën e Kosovës pa pasur nevojë për ndërmjetësues në këto bisedime. Pa asnjë ngurrim mund të pohojmë se sot Kosova është akoma më pranë tij; Kosova është futur në rrugën e tij, për të përmbyllur në një realitet sa më të afërt objektivin madhor, atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Nga njëri viti i pavarësisë së Kosovës në tjetrin, tregohet qartazi vullneti dhe angazhimi i saj për forcimin e pavarësisë, sovranitetit dhe patjetërsueshmërinë e kufijve territorialë. Ngritja dhe funksionimi i institucioneve demokratike me llojshmëri etnike është një dëshmi e qartë se Kosova është kundër reminishencave të së kaluarës dhe punon fuqishëm për ndërtimin e së ardhmes evropiane për çdo qytetar të saj.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shndërruar në model të bashkëpunimit rajonal. Në bashkëpunim me diplomacinë kosovare dhe partnerët tanë, është lobuar fuqishëm për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, e cila u konkretizua me 13 njohje të reja gjatë vitit të kaluar.
Në kuadër të këtyre njohjeve, vendi ynë ka iniciuar rezoluta që bëjnë thirrje për njohjen e Kosovës prej vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, si organizata e dytë më e madhe ndërkombëtare pas Kombeve të Bashkuara, me 57 shtete anëtare, të shpërndara në katër kontinente. Së fundi, në deklaratën e saj Organizata iu bën thirrje shteteve anëtare të saj, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin vendim për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Mirëorganizimi i aktivitetit lobues shqiptar gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë rezultate pozitive në drejtim të pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat rajonalë, ku mund të përmendim anëtarësimin e Kosovës në BERZH/EBRD. Shqipëria ka mbështetur vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE-së dhe vëmendjen e pandarë të SHBA-ve, dhe inkurajon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani e të tjerave që do të vijojnë mes dy vendeve. Nga ana tjetër, ne kemi mbështetur fuqimisht ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe kundërshtuar të gjitha praktikat apo planet që kanë rënë ndesh me ushtrimin normal të këtij sovraniteti.

Kosova feston pesëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj, ditë që na bën të ndihemi krenarë, si pjesë të një gjaku, për kontributin tonë të vazhdueshëm dhe në rritje, në drejtim të forcimit të saj si shtet dhe shoqëri evropiane. Sigurisht, rruga e konsolidimit të shtetit demokratik është e gjatë, me sfida, përkushtime dhe punë të çdoditshme. Në këtë ecje Shqipëria është përkrah Kosovës me iniciativa dhe mbështetje të çfarëdollojshme, pozicion që asnjëherë nuk ka për të ndryshuar, përkundrazi do të forcohet dhe rritet akoma më tej. Të dyja vendet synojnë të qenit faktor paqeje, harmonie dhe stabiliteti në rajonin tonë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ky pesëvjetor i shpalljes së Pavarësisë e gjen Kosovën me arritje të larta, të vlerësuar dhe të mbështetur nga faktori ndërkombëtar. Jam i bindur që në përvjetorët e ardhshëm Kosova do të jetë edhe më e fuqishme politikisht, ekonomikisht dhe me një shoqëri të demokratizuar akoma më tej...//Balkanweb
 
Titulli: 5 vjet Pavarësi, më afër njëri-tjetrit......

Kosova nuk ka gjasa te realizoje universalen e domosdoshme per banoret e vet qe te plotesojne ambiciet e tyre individuale, perpos ne kombin shqiptar. Bashkimi eshte i domosdoshem, jo pse do te sjelle parajsen, po sepse eshte e vetmja menyre logjike e zhvillimit politik per ate vend. Nuk flitet per kombin si nocion poetik, po per kombin si nocion kulturor, politik, e mbi te gjitha ekonomik (ne konditat globale) !

Te kesh frike te artikulosh deshiren per bashkim kombetar sot mund te jete ajo cka i shkon per shtat korrekteses politike te imponuar. Para pesembedhjete vjetesh ajo cka i shkonte per shtat kesaj politike nuk qe vecse autonomia ne suaze te Serbise. Ama u desh Guximi i UCK-se qe te niste ngjarja.


Pra jo gjithnje korrektesa politike, mainstreami global gjeopolitik etj, na qenkan tregues te asaj cka duhet thene.
Perkundrazi, duhet guxuar!

Dhe guximi sot qendron ne artikulim te bashkimit (pamvaresisht asaj cka paska thene nje aktivist misterioz i vetevendosjes te Alban Dudushi, sic referoka me siper sharlatani anonim i radhes).

Qe eshte alternative e vetme bashkimi, kjo as qe diskutohet! Diskutimi eshte se si!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top