5 vjet pas 21 Janarit: Tahiri ngre një padi ndaj Bashës

Meqë po afron 21 Janari dhe socialistët e kanë të vështirë të dalin përpara familjarëve të viktimave dhe të plagosurve, kanë gjetur një justifikim.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se ka ngritur një padi ndaj ish-ministrit të Brendshëm në atë kohë, Lulzim Basha.

Tahiri tha se padia do ngrihet edhe ndaj ish-drejtuesve të policisë, Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj.

Bëhet fjalë për kërkesën e prokurorisë për të ndaluar 6 punonjësit e Gardës për ngjarjes së rëndë.

Qeveria e asaj kohe nuk e pranoi këtë kërkesë.

Sipas Tahirit, Basha ka penguar një hetim të plotë për ngjarjen.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli para mediave ditën e martë për të bërë bilancin e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2015, të cilin e konsideroi si “të suksesshëm, me shifra pozitive të luftës ndaj paligjshmërisë dhe kriminalitetit”.

Tahiri vuri theksin në krijimin e një baze solide të besimit të ndërsjelltë mes qytetarit dhe Policisë së Shtetit.

“Numri i telefonatave është mbi 194 000, pra mbi 500 telefonata në ditë, gjë që tregon besimin e qytetarit ndaj shtetit. Tregon edhe gatishmërinë e qytetarit për të pasur partner policinë në zgjidhjen e problemeve. Aplikacioni i Komisariatit Dixhital është shkarkuar mbi 35 mijë herë. Falë transparencës dhe punës në shërbim të qytetarëve, është rritur besimi i tyre ndaj Policisë së Shtetit”.

Më tej, ministri nënvizoi se Policia e Shtetit duhet të jetë model i respektimit të ligjit në detyrë dhe jashtë detyrës: “Gjej rastin të falenderoj qytetarët për denoncimet që kanë bërë ndaj punonjësve të policisë. Mënyra e vetme për të kuptuar korrupsionin, fillon me vënien e policisë në shinat e ligjit”.

Tahiri vuri në dukje se gjatë vitit të kaluar “janë evidentuar 54 vrasje, numri më i ulët në krahasim me çdo vit në këto 25 vitet e fundit”.

“Të ruajmë këtë tendencë suksesi edhe në vitet në vijim”.


Mapo
 
Titulli: 5 vjet pas 21 Janarit: Tahiri ngre një padi ndaj Bashës

Me ne fund..ishalla nuk eshte loje kuka mcefti se u ngopem me scoope
 
Back
Top