Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

5 këshilla për të blerë parfume

Jo çdo burrë kënaqet duke blerë një parfum, por ka edhe shumë nga ata të cilët nuk dinë ta blejnë. Shpeshherë shitësi në dyqanin e parfumeve të këshillon parfume të ndryshme, ndërsa ti, pa e kuptuar fare ndryshimin e aromave mes fragrancave, thjesht ble një. Pastaj vjen në shtëpi dhe nis të ndiesh pendimin tipik të një blerësi.

Lexoji me vëmendje një nga një. Me siguri do të jesh i aftë ta përkufizosh aromën tënde pasi të kesh përfunduar së lexuari dhe ji i sigurt për atë që kërkon, kur të shohësh shitësin që vjen drejt teje për të të spërkatur me aromë...

Kategoritë:

agrume, barëra dhe erëza

Agrume – përfshin aroma me esencë limoni ose mandarine. Nëse preferon ndjesinë e freskisë pas dushit, zgjidh esencat e agrumeve. Shembuj: Armani "Acqua di Gio" dhe Ralph Lauren "Polo Blue".

Barëra – kjo është kategori më e ëmbël. Shembuj: "Marc Jacobs for Men" (fik) dhe "Chanel Allure Homme"(anise).

Erëza – aromë tipike prej lëkure. Shembuj:"“Old Spice" dhe "Obsession For Men".
Kufizoni opsionet

Mënyra si vishesh, madje edhe tonet e lëkurës ndikojnë në mënyrën se si nuhat. Nëse je tipi i xhinseve dhe atleteve të vjetra, zgjidh esenca agrumesh. Nga ana tjetër, fragrancat me esencë erëzash përputhen me mashkullin sportiv dhe të shkujdesur. Ato me aroma më pikante shkojnë për tipin borgjez. Fragrancat si "Dior Homme" dhe "Jil Sander" i përkasin kategorisë me aromë barërash.

Testo

Një sprucim në secilin prej kyçeve të duarve nuk të lëndon. Në fakt, testi i aromave nuk është aspak ide e keqe. Nuk besoj se dëshiron të shkosh në shtëpi me një shishe 100 mili-litërshe, që e ke blerë 20.000 lekë, pa e ditur se ç’aromë ka.

Kurrë mos mendoni se, nëse një parfum vjen erë të mirë te një njeri, duhet të vijë patjetër te ty. Nuk besoj se i ble këpucët pa i provuar më parë si rrinë në këmbë, apo jo? Epo, e njëjta gjë vlen edhe për parfumet.

Prit

Të nevojiten 15 minuta që aroma të japë efekt dhe të reagojë me lëkurën


spekter*
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back