Love
βeℓℓe â๓e
Blendi Salaj
Gjasat janë që lexuesi i shkëlqyer i këtyre rrjeshtave të mos jetë i përfshirë në fushatën elektorale, sepse, ndryshe nga sa duket, fushata elektorale është fryti i shumë pak njerëzve. Këta janë njerëz të talenteve dhe aftësive të veçanta, jo të gjitha të virtytshme, por gjithësesi mjaft të vlefshme. Falë këtyre aftësive, këta pak vetë arrijnë të organizojnë gjithë atë spektakël elektoral. Merri të gjitha kronikat, informacionet, posterat, batutat, strategjitë, këngët, skenat, sondazhet, dritat, qëndrimet e gjithçka tjetër që ke parë deri tani në këtë fushatë dhe kategorizoi si produkt i këtyre superekipeve që organizojnë fushatën. Ndërsa gjithë pjesa tjetër e njerëzve përbën spektatorin. Kjo pjesë vetëm sa konsumon fushatë.
Spektatori i fushatës, tifozi e ka punën e lehtë: Nuk ka asnjë punë. Duhet vetëm të hapë sytë dhe veshët dhe i hyjnë vetë të gjitha. Nuk duhet as mundim, as përpjekje, asgjë, fushata të vjen në shtëpi, mediatikisht sigurisht, por të vjen ama, 24 orë në ditë, po deshe, edhe High Definition. Dua të them, për shumicën prej nesh fushata është si koha kur është Kampionati Botëror.
Nuk para punojmë shumë, nuk pritet nga ne që të punojmë shumë, flitet shumë për futboll, apo politikë, sipas rastit, dhe në fund fare shumica zhgënjehen. për fushatë edhe biznesi sikur i shtyn gjërat për më vonë (pas rezultatit). Prandaj po mendoja, kjo periudhë intelektualisht dhe shpirtërisht pasive, si mund të mbushej sa më mirë, për të patur një fushatë produktive, edhe për ata që nuk merren aktivisht me fushatën.
1. Mbaj dietë - Nëse të hahet, ha, por mund edhe të mbash dietë për fushatë pasi përkon me periudhën e plazhit. Provo ta shtrosh tavolinën gjatë edicionit të lajmeve. Ulu të hash ndërsa nis "blloku në vazhdim...". Do të humbisni rreth 1 kg në javë, që është edhe një ritëm i shëndetshëm.
2. Lexo klasikët - Në mungesë të literaturës së fushatës zgjedhroe (AKA Programet) ndonjëri nga klasikët që mungon në bagazhin tënd të leximit mund të vinte fare mirë tani e të ulej në vendin që i takon në odën tënde. Kjo fushatë duket e matur, prerë e qepur për një publik që praktikisht nuk ka nevojë as të dijë të lexojë.
3. Ik me pushime jashtë- Kjo në fakt është ajo që kanë bërë ndërmend një pjesë e mirë njerëzish që kanë takat të ikin jashtë shtetit kur tu teket. Janë pushime të shkëlqyera që dyfishohen në vlerë për shkak të asaj që shmangni duke mos qëndruar në shtëpi. Një pjesë e atyre që largohen, theksojnë elementin e sigurisë, duke patur familjen jashtë në rast se "Plas!" mbas zgjedhjeve.
4. Kërko romancë - Kohë të dëshpëruara lejojnë për masa të dëshpëruara. Po fundja çfarë ke për të humbur? Nëse je beqar dhe në moshë për tu martuar, gjetja e një vajze apo një djali përsëmbari duhet të jetë në çdo rast prioritare. Nuk mund t'i numëroj këtu të gjitha të mirat e jetës familjare, dhe ****it rregullisht. Edhe në rast fushate. Madje fushata mund t'ju duket goxha më e këndshme nëse dashuroheni gjatë saj, me bindje.
5. Voto - Në fund fare voto. Sepse do ketë gjithmonë hajvanë rreth e rrotull që zihen e çirren për politikë, por ti nuk do të jesh kurrë njëri nga ata. Do të ketë gjithmonë gënjeshtra në televizion, por ti nuk do t'i hash. Do ketë këngë fushatash që nuk do t'i dëgjosh, komente që nuk do lexosh, debate që nuk do shohësh në tv, e gjithfarë hyjneresh që do t'i shmangësh me mprehtësi. Ama në fund, do votosh. Se për kë, atë e di ti. Dhe pikërisht kjo, është më e rëndësishmja.
Lexuesi është i lutur të shtojë aventura të tjera që mund të bëhen gjatë fushatës.