Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Janë pyetur disa meshkuj për çfarë ndihen më shumë fajtorë.

faji-300x180.jpg

Që bëjnë shumë kritika

“Ndihem fajtor që e kritikoj të dashurën për mënyrën si ha, apo si stërvitet”, ka thënë një prej tyre. Nuk është i vetmi që pranon që ka thënë fjalë që nuk donte. Qoftë një vërejtje e pamenduar për mënyrën si balancon jetën dhe punën, për veshjen apo, shpresojmë që jo, për trupin tënd, ai ndihet fajtor dhe e kupton që ai koment do të ngelet në mendje.
Që kanë…uhh…dëshirë për veten
Diçka që e kanë pranuar shumë burra: “Ndihem më shumë fajtor që pres që ajo të ikë që unë të…” Po, burrave u pëlqen seksi, por në ndonjë rast do pëlqenin pak kohë me veten. Por disa ndihen më shumë fajtor, sepse gjatë këtij akti mendonin për motrën apo kushërirën e partneres. Ata pohojnë që nuk do ndodhte kurrë diçka në jetën reale, por kur mendimi iu erdhi në kokë, thanë “pse mos ta çoj deri në fund?”.
Që nuk janë aq të dhënë pas partneres sa dikur
Shumë ndjenja faji të burrave bëjnë pjesë në këtë grup: “Dikur kam qenë spontan dhe romantik, ndërsa tani jam një gomar që punoj gjithë ditën”. Disa thonë që blinin çokollata ose lule kur dilnin nga puna, i sillnin suvenire nga udhëtimet, disa organizonin netë të veçanta me darkë, pije, surpriza. Tani nuk e bëjnë më. Pse? “Mendoj gjithmonë që të bëj diçka të vogël, një kartolinë, një çokollatë, thjesht që ta dijë që mendoj për të, por pastaj gjithë rrëmuja në punë, jeta, fëmijët dhe më del nga mendja. Ndihem në faj për këtë.”
Që kanë harruar një datë me rëndësi
Ka disa data të mëdha që sikur është e thënë që burrat të paktën një herë do i harrojnë: ditëlindja jote, Shën Valentini, një ngjarje e rëndësishme në punën tënde, përvjetori juaj. اfarëdo date e rëndësishme qoftë, nëse partneri e harron për shkak të angazhimeve në punë apo familje, ai do ndihet në faj për shumë kohë më pas. Dhe ti nuk do e lësh ta harrojë lehtë. Mos ta zgjasim. Ai e di që ka gabuar dhe do përpiqet ta rregullojë disi këtë punë me ty.
Që nuk kanë qenë të sinqertë
Shumë djem në fillim të një historie, pyetjes për ndjenjat e fajit i japin një përgjigje të prerë “Jam treguar shumë tr.p”. Disa djem ndihen sikur i kanë mashtruar vajzat. Njëri prej tyre thotë: “Ndihem në faj me një vajzë me të cilën dilja dhe flinim bashkë çdo fundjavë, por nuk kisha ndër mend të nisja një histori dhe pse hiqesha sikur do vazhdonim bashkë”, shkruan revista class. Gjithashtu, edhe për mesazhet apo telefontat me shumë vonesë me shpresën që një ditë nuk do ia kthenin fare, djemtë e sapoangazhuar në një histori, ndihen rëndom në faj. /telegraf
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Dhe une qe spo e kuptoja pse ndihesha fajtor :P Na rrofshin studimet qe na ven ne dukje ate qe ne skuptojm ..
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

meshkujt kshu ha...

meshkujt ndihen ne faj asnjehere!
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

paske njof meshkuj cipeplasur ti Moni se ata qe njof une jane ndryshe :P
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

paske njof meshkuj cipeplasur ti Moni se ata qe njof une jane ndryshe :P

opo lere ata qe njeh ti ne fakt i ka plasur tjeter gje hahahahaha
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Pupu ca behet kur behen femra bashk lol
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Ku i moren ne interviste gjite keta fajtore aman:P
Ta dime edhe ne
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Edhe per ça kryen pune kjo ndjenja e fajit??
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Keto me bejne te ndihem mire mua cfare keq thote ky studimi :qershi:
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Te ishin vetem keto te 5..?! :P
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Edhe per ça kryen pune kjo ndjenja e fajit??

Fatkeqsisht jane te verteta, por njeriu me kalimin e viteve i kupton gabimet edhe fillon nderron partneren lol
 
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

E njenta gje ,ndodh edhe me/tek Femrat . Boll na bête nteresantin .. Ju meshkujt. :P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Nuk eshte e lehte te jesh mashkull por dikush duhet te bej ket pune.
Menyra si ju duam ju femrave, menyra si ju lendojme ju femrave (jo fizikisht [pervec Rendex-it]) menyra si ju adhurojme ju femrave, menyra jone e shkaterrimit qe eshte shume efikase si dhe shume veti te tjera te veshtira si psh aftesia per te bere te mundur dicka te pamudur (pa lene shume shkaterrim).


Sado e veshtire qe eshte te jesh mashkull, un them se nje gje e mire eshte ne menyren tone te mendime. Psh mendimet ne trurin tone jane neper syrtare dhe c'do syrtar ka 1 cels. Syrtaret nuk ngaterrohen me njeri-tjetrin (ne shumicen e rasteve) dhe shume syrtare nuk i hapim per vite te tera dhe harrojme dhe ku e kemi lene celsin.
Kjo gje eshte e mire, por e keqja eshte qe te manaxhosh gjith keto syrtare, te konsumon komplet si person.
Nuk eshte e lehte te jesh ne maje, eshte shume vetmi por pamja eshte shume e bukur. Dhe kjo gje na ben te ndihemi shume ne faj.


tain-cliff-generous-homeownership-great-view_large.jpg
 

Attachments

  • tain-cliff-generous-homeownership-great-view_large.jpg
    tain-cliff-generous-homeownership-great-view_large.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
  • tain-cliff-generous-homeownership-great-view_large.jpg
    tain-cliff-generous-homeownership-great-view_large.jpg
    35.8 KB · Shikime: 0
Titulli: 5 gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Që nuk kanë qenë të sinqertë
Te thuash se jan faktor per te :P
Esht sikur te thuash qe ujku u ndje fajtor per delen e gjor qe e hengri :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back