5 arsyet pse mosha nuk llogaritet në një marrëdhënie
Ne të gjithë kemi dëgjuar shumë herë gjatë jetës sonë se mosha nuk ka rëndësi, “mosha është vetëm një numër”, por sa mund të jetë për një marrëdhënie romantike? Ashtu si të gjithë të tjerët kam dëgjuar njerëz më të rinj ose më të vjetër se unë dhe besoj se po, mosha është vetëm një numër.
Unë kam parë njerëz tek të 40-at të jetojnë vitet e tyre më të bukur. Të tjerë që, në vend që të kenë fituar mençuri dhe përgjegjësi, jetojnë në një gjendje fëmijërie të përjetshme. Njerëz impulsive, të papjekur, të cilëve ju mund t’i jepni lehtësisht 8/10 vjet. Është e sigurt se ata kanë shumë për të mësuar rreth jetës, për sa kohë që gjejnë dëshirën për ta bërë këtë.
Barazia e moshës është gjithmonë mënyra më e mirë për të jetuar vitet e veta, duke ruajtur freskinë e rinisë dhe përgjegjësinë e moshës së pjekur. Kur zhvillohet kjo rrugë e rritjes së balancuar, mosha mund të mos ketë ndikim në një marrëdhënieje edhe për këto 5 arsye:
Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është niveli i pjekurisë së partnerit Ka gra të reja dhe djem të rinj shumë më të ndjeshëm, të përgjegjshëm dhe të pjekur se mosha e tyre.
Të ndjekësh dikë më të ri ose më të vjetër, mund të japë një perspektivë tjetër të jetës. Ai mund t’i hapte sytë ndaj realiteteve të reja, duke treguar “gjërat e vjetra” ndryshe. Kush dëshiron të mësojë dhe të rritet si një person, të mësojë nga të gjithë, nga fëmijët, të rriturit, të moshuarit.
Sot duket se është bërë veçanërisht e vështirë të takosh dikë dhe të ndërtosh një marrëdhënie vërtet të thellë, të pasionuar dhe autentike. Kur ju keni fatin ta gjeni, nuk ka rëndësi sa të vjetër jeni. Ajo që ka rëndësi është lidhja që krijohet.
- Mendimi i njerëzve të tjerë nuk ka rëndësi
Marrëdhëniet ku ekziston një dallim i moshës midis partnerëve janë zakonisht subjekt i kritikave dhe gjykimeve. Nuk duhet t’i lejojmë vetes të kushtëzohemi. Njerëzit gjithmonë do të gjejnë një arsye për të kritikuar dhe gjykuar. Askush nuk mund të dijë nëse gjërat do të funksionojnë ose jo dhe askush nuk mund të dijë forcën e një ndjenje që lidh dy njerëz.
- Në fund, dashuria është dashuria
Pse të bëhet mosha një faktor përcaktues vendimtar për një bashkim? Ne zgjedhim një person për atë që na bën të ndihemi, jo për vitet e tij. Është mënyra e tij e të qenurit, të lëvizurit, aroma e tij, buzëqeshja… Dashuria është dashuria, jo një numër!
Burimi /
www.giornodopogiorno.org
B;psikologjia.