5 agjëruesit kuqezinj të Haan

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Beqaj, Lika, Dallku, Curri, Cana e Hyka, “myslimanët e devotshëm”


Muaji i shenjtë i Ramazanit ka trokitur dje edhe në kombëtaren shqiptare. Natyrisht duke qenë në udhëtim e sipër asnjë nga 22 kuqezinjtë e grumbulluar nga trajneri Arie Haan për dy ndeshjet e radhës, ndaj Suedisë dhe Maltës, nuk ka agjëruar dje, por i sigurt është fakti se të paktën pesë prej tyre po të kishin pasur mundësi do të kishin bërë një gjë të tillë. Ilion Lika, Lorik Cana, Jahmir Hyka, Armend Dallku dhe Debatik Curri janë pesë futbollistët e kombëtares shqiptare që njihen jo vetëm si besimtarë të devotshëm, por edhe praktikues të fesë myslimane. Ndaj në një muaj kaq të veçantë, siç është ai i Ramazanit, edhe pse në vende ku luajnë me ekipet e tyre dhe ambiente 100 për qind kristiane, këta të fundit nuk harrojnë t’i përmbahen (kur munden) riteve fetare.
Ilion Lika
ثshtë ndoshta besimtari më i devotshëm i fesë myslimane në kombëtaren kuqezi. Jo vetëm kur luante në Shqipëri me fanellën e Dinamos, por edhe tani te Terek Grozny (اeçeni) në kampionatin rus të futbollit, Ilion Lika nuk ka lënë mënjanë ritet. Sipas informacioneve, gardiani kuqezi agjëron për çdo vit, madje edhe kur është i grumbulluar me ekipin ose kombëtaren shqiptare.
Jahmir Hyka
ثshtë vetëm 20-vjeç, por besimin fetar duket sikur e ka kthyer në pjesë të jetës së tij të përditshme. Në pamundësi për të agjëruar gjatë këtyre ditëve për arsyen se është i grumbulluar me skuadrën përfaqësuese, Jahmir Hyka ka pohuar se do ta bëjë një gjë të tillë sapo të kthehet në Gjermani te klubi i Mainz. Talenti shqiptar shihej shpesh të falej ditën e premte në xhaminë në qendër të Tiranës gjatë kohës kur luante për ekipin e Tiranës.
Lorik Cana
Lajmi se ai ishte një besimtar praktikant i fesë myslimane bëri jo pak bujë jo vetëm në mediat franceze, por edhe shqiptare. Madje në një intervistë vitin e kaluar në emisionin “Opinion +” të Blendi Fevziut ai pati deklaruar se shpesh herë falej në dhomat e zhveshjes para se të zbriste në fushën e lojës. Sipas të gjitha gjasave, Cana do të jetë një prej kuqezinjve që do të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit paçka impenjimeve me kombëtaren dhe Olimpik Marsejën.
Dallku+Curri
Edhe dyshja e Vorskla Poltavës Armend Dallku dhe Debatik Curri njihen si myslimanë të thekur. Ata besojnë dhe ndjekin me përpikmëri ritet fetare deri në Ukrainën e largët ku luajnë tashmë prej tre vitesh. Nuk dihet nëse Dallku dhe Curri do të agjërojnë gjatë kohës kur do të jenë të grumbulluar me kombëtaren, por është e sigurt që në rrethana krejt të tjera do t’i përmbaheshin devocionit gjatë këtij muaji të shenjtë për myslimanët.


اfarë është muaji i Ramazanit dhe agjërimi?

Ramazani është një muaj i veçantë dhe i shenjtë për më shumë se 1 miliardë myslimanë në gjithë botë. Ai është muaji i nëntë i kalendarit islamik (sipas hënës). Muaji në të cilin ajetet e para të Kuranit iu shpallen profetit Muhamed. Sipas besimtarëve, gjatë këtij muaji është koha e adhurimit dhe meditimit; kohë për të reflektuar thellë brenda vetes, për të treguar devocion ndaj Zotit dhe vetë-kontroll; është kohë për të forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqërore. Dalja e hënës se re në fund të Ramazanit shënon festimin e Bajramit të Madh.
Ndërsa fjala “agjërim” do të thotë “të abstenosh, të shmangesh ose të heqësh dorë nga diçka”. Kështu kur myslimanët përdorin fjalën ‘agjërim’ në kontekstin e muajit të Ramazanit nënkuptohet abstenimi nga të ngrënët, të pirët, si dhe nga marrëdhëniet intime bashkëshortore nga agimi deri në perëndim të diellit me të vetmin qëllim, - për hir të Zoti.
5 besimtarët

Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Ilion Lika dhe Jahmir Hyka janë kuqezinjtë që agjërojnë


Jahmir Hyka: “Do agjëroj kur të kthehem në Gjermani”

Pakkush e di (përveç familjes dhe miqve të tij) se ai është një besimtar i devotshëm. Madje jo rrallë herë është parë duke u falur ditën e premte në shkallët dhe sheshin para hyrjes së xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës. Tashmë tek Main në Gjermani, Jahmir Hyka nuk e ka lënë aspak “zakonin e vjetër”, një kulturë që ai si shumë myslimanë të tjerë e ka importuar edhe në qendër të kristianizmit. E megjithatë, i ndodhur në Tiranë, në grumbullimin me ekipin kombëtar për ndeshjet ndaj Suedisë dhe Maltës, Hyka ka lënë mënjanë të paktën gjatë këtyre ditëve ritet fetare. “Nuk mund të agjëroj gjatë këtyre ditëve, pasi jam i grumbulluar me kombëtaren dhe nuk arrij dot që t’iu përshtatem orareve që ka vendosur trajneri Haan”, ka pohuar ekskluzivisht për “Tirana Observer”, dje talenti 20-vjeçar i kuqezinjve, Jahmir Hyka. Gjithsesi, Hyka ka konfirmuar se me rikthimin në Gjermani pas 10 ditësh do të mbajë agjërim. “Nuk e kam problem fare në Gjermani që të agjëroj, madje më duket shumë herë më e lehtë se këtu në Shqipëri. Te Maniz janë edhe dy futbollistë të tjerë myslimanë që do të agjërojnë gjatë muajit të ramazanit, kështu që nuk përbën asnjë problem për mua”, ka pohuar Hyka. Më tej fantazisti kuqezi nuk ka harruar të bëjë edhe urimin e tij për gjithë besimtarët myslimanë në këtë muaj të shenjtë.

TO
 
Zoti ua lehtesofte agjerimin :)
 
Per ket e dija bile bile per Hyken kam mesuar vitin e kaluar teksa po behej gati te futej ne loje ne pjesen e dyte ai erdhi ne qender te fushes dhe ngiti dy duart per te bere nje lutje te shpejte.
 
ishalla zoti jao letson neser ktyne qe agjerojn .. per lojen me Suedin . eh Ishalla Zoti Jao Letson :D
 
:dong: :dong: :dong: :dong: - Allahu ua lehtesofte dhe ua pranofte agjerimin.
 
Allahu i shperbleft si gjithe besimtaret musliman... Agjerim te leht...
 
Edhe perkunder se ishin duke agjeruar lojen e kane bere briliante - zoti u ndihmon besimtareve....
 
Ja pse sben gola keto po vdisnin urie!
 
Ja pse sben gola keto po vdisnin urie!

LOL LOL keta sa kuptova une..do fillojn agjerimin sa te mberrijn ne vendet e tyre :confused: :confused:


Muaji i shenjtë i Ramazanit ka trokitur dje edhe në kombëtaren shqiptare. Natyrisht duke qenë në udhëtim e sipër asnjë nga 22 kuqezinjtë e grumbulluar nga trajneri Arie Haan për dy ndeshjet e radhës, ndaj Suedisë dhe Maltës, nuk ka agjëruar dje, por i sigurt është fakti se të paktën pesë prej tyre po të kishin pasur mundësi do të kishin bërë një gjë të tillë.

Hyka ka lënë mënjanë të paktën gjatë këtyre ditëve ritet fetare. “Nuk mund të agjëroj gjatë këtyre ditëve, pasi jam i grumbulluar me kombëtaren dhe nuk arrij dot që t’iu përshtatem orareve që ka vendosur trajneri Haan”


Copy , paste nga artikulli me lart :D
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top