FIER - "U trondita shumë kur kapa gruan time në flagrancë duke bërë **** me fqinjin. Në atë moment, mendova që ta vras, por jam i detyruar ta fal për hatër të dy fëmijëve tanë të mitur. Do të kërkoj që ajo që kthehet në shtëpi dhe do ta ha turpin me bukë. Nuk kam se çfarë të bëj". Kështu u shpreh dje 45-vjeçari Artur Kuqi nga fshati Topojë e Fierit, i cili dymbëdhjetë ditë më parë gjeti bashkëshorten e tij 41-vjeçare, Klarën, duke bërë marrëdhënie intime në krevatin bashkëshortor me bashkëfshatarin Vilson Rina, 25 vjeç. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Kuqi pohoi se vajza e tij 5 vjeçe qan për ditë për nënën e saj. Gjithashtu dhe djali 7 vjeç kërkon të ëmën, e cila aktualisht ndodhet në banesën e prindërve të saj. "Do ta varros turpin për hir të fëmijëve", tha 45-vjeçari.
Si e zbuluat që bashkëshortja juaj iu tradhtonte?
Asnjëherë nuk kam dyshuar se gruaja ime më tradhtonte. Para 12 ditësh unë u ktheva nga puna më herët se zakonisht. Pasi hyra në portën e kopshtit dhe më pas në banesë, pashë derën e dhomës së gjumit hapur. Dëgjova dhe zhurmë. Zgjata kokën të shikoja, por shtanga në vend. Bashkëshorten time e kapa mat me komshiun tonë, Vilson Rinën. M'u errën sytë, çfarë të bëja? Në të qindtat e sekondës mendova për fëmijët. Komshiu u ngrit dhe iku nga shtëpia ime, ndërsa gruaja ime nuk foli.
Mund të na thoni se si reaguat pas skenës së tradhtisë bashkëshortore?
Nuk kisha çfarë të bëja. Më hipi gjaku në kokë dhe nuk e doja veten. Madje mendova që edhe mund t'i vrisja të dy, apo vetëm gruan time. Por kjo nuk do më çonte asgjëkundi. Kjo nuk ishte zgjidhja. Unë do të përfundoja në burg, do të bëhesha me hasmëri, ndërsa dy fëmijët e mi të mitur do të rriteshin rrugëve.
اfarë bëtë pas largimit të fqinjit dhe si reaguat ndaj gruas tuaj?
E përsëris, isha i tronditur dhe nuk më besohej ajo që pashë me sytë e mi. Bashkëshortes time i thashë të shkonte tek prindërit e saj. Ndërkohë që dy fëmijët, djalin 7 vjeç dhe vajzën 5 vjeçe i mora dhe i dërgova për disa ditë tek prindërit e mi, këtu në fshat. Njoftova policinë, pasi mendova se mund të kisha ndonjë shqetësim nga personi që gjeta me gruan time. Ne jemi fqinj dhe banesat i kemi ballë për ballë, vetëm rruga na ndan.
Erdhi policia pas njoftimit tuaj?
Policia erdhi dhe na shoqëroi në komisariat.
Të enjten, ti dhe bashkëshortja juaj u konfrontuat para godinës së policisë. Si ndodhi ngjarja?
ثshtë e vërtetë që patëm një përplasje. Kur pashë gruan u rebelova, por ndërhyri policia dhe na ndau. Mua më shoqëruan 30 minuta dhe më pas më lanë të lirë.
Si do të veproni tani, do të divorcohen nga gruaja juaj, apo do e merrni përsëri në shtëpi?
Ka kaq ditë që vajza ime qan shumë dhe kërkon të ëmën. Veç varfërisë, m'u desh të përballem dhe me këtë problem. Nuk kam se çfarë të bëj. Për hatër të fëmijëve do ta marr përsëri gruan time, në qoftë se ajo pranon. Do ta ha turpin me bukë, do ta varros turpin vetëm për hir të fëmijëve tanë. /G.Shqiptare