42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë”

cent

...Lontano
TIRANE - Burri më torturonte policët më thanë ‘hajt se të gjithë i rrahin gratë’. Nuk kisha rrugë tjetër veçse të ikja nga shtëpia”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, 42-vjeçarja Valbona Ademaj, nënë e 2 fëmijëve. E martuar në fshatin Golem të Shkodrës, prej 22 vitesh i është dashur të përballet me torturat psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj Ridvanit. Ajo tregon se përveç saj, i shoqi ka keqtrajtuar edhe fëmijët, 14 dhe 11 vjeç. E ekspozuar ndaj një dhune sistematike dhe e përballur me neglizhencën e organeve të rendit, Valbona është detyruar të largohet nga shtëpia bashkëshortore për të mos u kthyer më.
Valbona, sa vite keni që jeni martuar dhe a keni pasur probleme me bashkëshortin?
Qysh se jam martuar me të, prej 22 vitesh kemi pasur mosmarrëveshje. Më ka torturuar, dhunë fizike dhe psikologjike. Gjatë gjithë martesës më është dashur të përballem me zemërimin e tim shoqi. Unë jam martuar me shkuesi dhe problemet me burrin kanë nisur që herët, por mendova se do të qetësohej. Por në dy vitet e fundit gjendja u bë e padurueshme, saqë u detyrova të ikja nga shtëpia. Mora vajzën dhe u largova, kisha frikë se do më vriste. Ika se më rrahu dhe më dëboi nga shtëpia, nëse nuk do ikja do më vriste. Ashtu më kërcënonte.
A i jeni drejtuar policisë për të denoncuar dhunën e ushtruar nga bashkëshorti juaj?
Herën e fundit më goditi në fytyrë e më la shenja si mos më keq. Mora policinë në telefon, por më thanë ‘hajt se të gjithë i rrahin gratë’. Kështu që nuk kisha rrugëdalje tjetër veçse të ikja nga shtëpia. Djalin ma ka rrëmbyer, ma ka fshehur e nuk di ku është djali im tash 6 muaj.
Po tani ku ndodheni?
Kam marrë vajzën dhe e kam hipur në një maune, as shoferin s’e njihja. Kam hipur fshehurazi. Kam ndenjur 2 net jashtë, tani jam strehuar në një hotel. S’mund të shkoja më as tek të afërmit e mi, të cilët ma kanë hapur derën me dhjetëra herë.
Ku është bashkëshorti juaj tani?
Ku ta di unë. Unë kam ikur nga frika nga shtëpia se më kërcënoi se do më vriste.
Valbona, cili ishte motivi që bëhej i dhunshëm bashkëshorti juaj?
Bëhej nervoz me të tjerat. Bashkëjeton me një tjetër më duket.
Bëhej me nerva me femra të rrugëve dhe vinte i shfrynte tek unë.
Ti, ke qenë në punë? Po burri a punonte?
Po, ai punon. Mua nuk më linte të punoja. S’më linte as të dilja tek dera e shtëpisë.
Po tek fëmijët a ka ushtruar dhunë bashkëshorti juaj?
Me qindra herë i ka goditur e rrahur të dy, edhe vajzën, edhe djalin, por më shumë ka ushtruar dhunë mbi vajzën, ngaqë ajo është edhe më e madhe dhe shpeshherë e kundërshtonte.
اfarë kërkoni ju?
Nuk kam se çfarë kërkoj, pasi shteti për mua nuk ekziston. Unë kërkova ndihmë, por asnjë nuk ma zgjati dorën.
Nga: ERJONA RUSI
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Eh ketu duhet te nderhyj shteti, por jo vec tek burri (qe tash edhe kidnapon), por edhe tek policia qe nuk i del ne ndihme viktimes, prandaj njerezia ne nevoje e humbin besimin tek shteti.
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Vetmia dhe mungesa e perkrahjes ekonomike, jane faktoret kryesore qe gruaja shqiptare ndikohet per te mos e denoncuar dhunen. Akoma me vrastare kur ky denoncim nuk trajtohet nga ata qe kane pergjegjesine ligjore.

Ne mendojme qe jemi ne demokraci, por fatkeqsisht kemi mbetur ende shume shume mbrapa. Tek ne ka akoma njerez qe e quajne dicka normale te vrasesh gruan nese ajo te tradheton, apo nese ajo nuk "zbaton urdherat e burrit".

Ne gjyqet qe kane te bejne me dhunen ndaj grave apo burrave (psikologjike), duhet te jete i modelit Amerikan, ku te kete edhe nje "Juri" nenash dhe baballaresh.
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Po he se u rrahe 1 here 2 3 4, pune e madhe mos eshte njeri ai
Epo eshte femer po he se ska gje se femra ate pune ka, biles biles burri do gjuaje e ajo sdo thoje 1 llaf
Paska ik edhe nga shtepia, e tani don mbrojtje?
Turp turp!

Mendimet e tyre (sidomos policeve) barkgjere me mustaqe te perdredhura e faqekuq :zinxh::cekic:
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Po me qene nuk jane gjith barsaletat me police dhe bjonde lol
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Dmth. gruaja u dashka rrahur qe ta dije se kush eshte zot shtepie? Ncnncnc edhe kete e lexova ne kete forum.

Sa jeton, meson thote populli!
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Nje burre i dhunshem nuk ndryshon me kalimin e kohes po behet me psikopat . Te dha nje pellemb cohu e ik e turpin haje me buke e le te thon bota se ti je atil qe le burin po drurin e ha ti jo bota :( . burri po te dha nje pellemb do te jap dhe te dyten ndersa gruaja po pranoi te paren do pranoj dhe 100 te tj pas saj .
 
Patjeter, nqs e ben njehere, pse te permbahet here tjeter?!!
Se mos ndryshon njeriu brenda nates e dites....
Nqs e ka ate sjellje - hap deren e rruge te mbare!

Por ka aq femra qe i nenshtrohen ketij regjimi, vetem se nuk kane nje baze ekonomike personale, dhe skane fuqi te mbijetojne me femijet.

E per keta policet e "zgjuar" besoj qe do i dukej shume e kendshme te shikonin mamane apo motren e vete te zhdepur ne dru...Se te gjithe i rahin, apo jo. Normale eshte.
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Aq e pata un, ma prishi diten kjo intervist...
Me m'ndodh dicka e tille ku burri i ngren duart femijeve sepse zihet me kur*a rruge, un e mbys me buk ne goj!

Po gjith kto vite, nje nene, pse nuk ka kerkuar ndihm te dike tjeter? pse nuk ka kerkuar ndihm tek familja e saj?
Lotet dhe ankimet nuk te cojne me asnje vend.. ne keto raste duhet REAGUAR!

Po me qene nuk jane gjith barsaletat me police dhe bjonde lol

Koment pa vend, nuk je dakord?
 
Titulli: 42-vjeçarja: Burri më torturonte, policët më thanë ‘të gjithë i rrahin gratë

Ketu ka filluar fushata per mbrojtjen e te drejtave te grave .
Femrat ne revolt.
Une mendoj se duhet degjuar dy anet e medaljes para se te gjykojme sepse kerkush nuk jep dajak bash ashtu si per qejf ,por jan nje lloj i femrave qe mos me ja bo me sy shuplakes njehere ne dite nuk bohen rehat .

P.S E kam fjalen per bishteperdredhurat se pastaj do me kryqezojne misioni per mbrojtjen e te drejtave te grave.
 
Back
Top