400 palë këpucë, helikopter e para pafund, i riu shqiptar u “heq trurin” italianëve

Monique

With or Without u
Fatmir Hysenbelliu është shndërruar në personazhin më të klikuar të mediave sociale dhe portaleve online.
Disa fotografi të realizuara rastësisht nga kalimtarë në zonën e ish-*Bllokut në Tiranë, ndërsa dilte nga një makinë e veçantë e markës “McLaren” 570 gt, bënë xhiron e rrjeteve sociale për shumë kohë.

Fama e tij u pikas edhe nga gazetari i famshëm italian Enrico Lucci, që siç do të shprehej gjatë vizitës së realizuar pak kohë më parë në Shqipëri, “investigoi” më shumë rreth Fatmir Hysenbelliut dhe mësoi se ai ishte djali i biznesmenit, Irfan Hysenbelliu.

Vetë gazetari ka ngelur i çuditur nga pasuria marramendëse e të riut shqiptar, orët e shtrenjta e të shumta të dorës, jeta e shfrenuar e natës, pronat që ishin në emër të tyre, zyrat, shtëpitë në pronësi, e madje edhe nga helikopteri. Më poshtë gjeni videon dhe pasurinë marramendëse të Fatmir Hysenbelliu.









Shikim te mbare dhe po patet ndonje koment ...bejeni mos u kurseni!
 
Edhe une po ta kisha babin biznesmen kshu 400 pale kepuce do kisha :P Por perveçse do prishja leke per makina, do i vidhja edhe zanatin dhe zotesine babit, qe ne nje te ardhme te dija edhe une si te drejtoja nje biznes si ai.
 
Une uroje ne radhe te pare qe babai i tij t'i kete fituar me djerse gje qe do ja hiqja kapelen per ate gje :caplin::caplin:


Per cunin munde te them se per mendimin tim ka zgjedhur menyren me te vrazhde te mundshme per tu dukur :ohhasigje me shume :hi:
 
E pashe ne direkt tek rai2 mbreme.
Te pasur si puna e keti ka me mijra ne it, dhe truri italianve ndoshta i iken se si shqiptaret i shpenzojne parate.
 
Back
Top