4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Biografia

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.

Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
... See More
Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. ثshtë zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.

Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.

Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë اlirimtare të Kosovës (UاK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas përfundimit të luftës.

Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.

Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

اmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- 1995, اmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, اmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, اmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, اmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 اmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

u prehte ne paqe! kam respekt per kte figure historike,pergezime kitrra
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Rugova vlerësohet ikonë e kombit

21rugova24.jpg

Në një akademi përkujtimore me rastin e katërvjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidenti i vendit Fatmir Sejdiu e vlerësoi atë si figurë brilante të kombit, njeri simbol dhe flamur për Kosovën, ndërsa shprehu nderimet më të larta për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.

Në akademinë përkujtimore me rastin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, të pranishëm ishin përfaqësues më të lartë të ekzekutivit të vendit, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues tjerë të jetës politike e shoqërore.

Presidenti i vendit, duke përshkruar kohën kur kishte vdekur Rugova, tha se në janar të vitit 2006 temperatura ishte tejet e ulëta, mirëpo përkundur të ftohtit qytetarë të shumtë u ndalën të shprehin adhurimin ndaj presidentit historik.

Rugova u vlerësua si prijës, krijues, ideolog, një njeri që ka bërë historinë në kohët më të vështira dhe një njeri që i mungon shumë vendit. Sejdiu theksoi se identifikimi me presidentin e ndjerë Rugova, me njeriun që bëri epokë, paraqet vlerë për Kosovën.

“Atributet që e shoqëruan në përjetësi Ibrahim Rugovën janë të pafundme, por këto duken të jenë më të goditurat: njeriu simbol për Kosovën, njeriu flamur për Kosovën”, tha Sejdiu, duke shprehur nderimet më të larta për punën e jashtëzakonshme që ka bërë Rugova për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.

Sejdiu theksoi se presidenti historik, Ibrahim Rugova është cilësuar arkitekt dhe ikonë e pavarësisë së Kosovës, shenjë me të cilën identifikohet shteti më i ri në botë, Republika e Kosovës.

Ai me këtë rast theksoi Kosova ka përmbushur synimi i Rugovës për shtet të pavarur e demokratik, ndërsa sipas tij, Kosova ka dëshmuar se është e zonja të jetojë e pavarur dhe të sigurojë shkallë të admirueshme të demokracisë në vend, të garantojë dhe të sigurojë të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore e individuale për secilin qytetar, pa dallim kombi e besimi.

“Ne kemi raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinje, me përjashtim të Serbisë, e cila po e vazhdon politikën e saj destruktive kundrejt Kosovës. Megjithatë, ne u bëjmë thirrje sërish autoriteteve të Beogradit zyrtar që të heqin dorë nga mendësia e vjetër e dominimit mbi të tjerët dhe t’i hapin udhë perspektivës më të ndritshme të popujve tanë’, u shpreh Sejdiu.

Ndryshe, katër vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, humbi betejën me kancerin në mushkëri, pak muaj pasi u diagnostifikua.

Varrimi i presidentit Rugova ishte funeral i përmasave shtetërore, në të cilin, për t’i dhënë lamtumirën prijësit paqësor të Kosovës, morën pjesë personalitete të larta nga shumë vende të botës. /koha.net/
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

ja dhe nje figure e pavdekshme!!
rrespekt e nderime x kete njeri..u prehte ne paqe!!
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Ky po qe ishte president njeri me vepra dhe jo me fjale si presidentet e socem .
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Tash Po Verehet Mungesa E Tij , Kur Nje Koh e Shajshin Kta "Trimat" .
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Cili eshte roli i Rugoves e likujdimin e Ukshin Hotit?

Ndersa ne Dardani vritshin shqiptaret, Rrugova me Milloshvicin duke qeshur ne TV, duke pire duhan dhe uiski...

Per cudi te dy nuk jane gjalle.
 
Ik more se le nam se keto paqavure nuk i ha as mortja me :gjujpeshk:
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Ne kete link eshte dhe marreshja Rrugova-Milloshevic... etj

http://www.dardamedia.com/dardamedia/?p=3190

Ejup Statovci kishte një detyrë titanike, ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe nga LDK-ja
Posted on 03 October 2008 by dârdha

Shkruan: Albin Kurti

Pothuajse kushdo tjetër që do ta merrte drejtimin e Universitetit përveç Prof.Statovcit, do të përfundonte si shërbëtor i klikës së Ibrahim Rugovës.

Ejup Statovci i kishte caktuar vetes një detyrë titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. Gjatë përgatitjeve për protestën e 1 Tetorit i gjithë Universiteti ndodhej në një trysni të hatashme nga brenda e nga jashtë që t’i nënshtrohej Ibrahim Rugovës.

Kur është shkruar ose folur publikisht për 1 Tetorin e vitit 1997, zakonisht janë afirmuar studentët, Universiteti, thyerja e status quo-së politike etj. Në rastin më të mirë, vetëm kah gjysma e tekstit apo fjalimit, ndodhen aty edhe një fjali a dy në të cilat përmendet rektori i atëherëshëm Prof.Ejup Statovci.

Sigurisht që kjo gjë nuk është aspak korrekte. Roli dhe rëndësia e Prof.Statovcit ishin shumë më të mëdha se kaq. Prof.Ejup Statovci e ka rimëkëmbur Universitetin e Prishtinës pas dëbimit masiv të të gjithë studentëve dhe profesorëve shqiptarë nga objektet universitare në qershor të vitit 1991. Ka qenë vështirë që të gjendet në atë kohë ndonjë profesor tjetër i cili do ta kishte guximin për t’u ballafaquar, aftësinë për të planifikuar e koordinuar dhe ndërgjegjen për të marrur përgjegjësi. Rifillimi i Universitetit të Prishtinës mbase ka qenë më i vështirë edhe se vetë fillimi i Universitetit.

Pothuajse kushdo tjetër që do ta merrte drejtimin e Universitetit përveç Prof.Statovcit, do të përfundonte si shërbëtor i klikës së Ibrahim Rugovës. Pothuajse askush tjetër nuk do të mund ta mbronte autonominë e Universitetit të Prishtinës nga LDK-ja. LDK-ja nuk i bënte kurrfarë rezistence okupimit të Serbisë – e gjithë rezistenca i ishte lënë sistemit arsimor me në krye Universitetin e Prishtinës. E gjithë politika e LDK-së ishte politikë për kontroll sa më të madh mbi shqiptarët – që shqiptarët, siç thuhej, të mos binin në provokime të Serbisë (sic.).

LDK-ja interesohej për Universitetin vetëm aq sa i nevojitej për ta shfrytëzuar atë si mjet për kontroll politik. Universiteti i Prishtinës me procesin mësimor nëpër shtëpitë shkolla ishte e vetmja rezistencë asokohe. Në vitin 1997, LDK-ja ende shpresonte në Marrëveshjen e Arsimit midis Rugovës dhe Milosheviqit e cila që prej një viti s’po realizohej kurse Prof.Statovci atëbotë vihej në ballë të studentëve në protestën kundër regjimit serb!

Prof.Ejup Statovci u arrestua shumë herë përgjatë viteve të ’90-ta nga policia e Serbisë, iu bastis disa herë banesa modeste dhe zyra e Universitetit që udhëhiqte. Kurrfarë trysnie apo kërcënimi nuk e zbrapsi. Ejup Statovci i kishte caktuar vetes një detyrë titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. Gjatë përgatitjeve për protestën e 1 Tetorit i gjithë Universiteti ndodhej në një trysni të hatashme nga brenda e nga jashtë që t’i nënshtrohej Ibrahim Rugovës. Studentë e profesorë të ndryshëm të UP-së e deri te diplomatët e zyrtarët ndërkombëtarë bënin presion që të hiqej dorë nga protestat sepse (edhe) Kryetari ashtu po kërkonte. Madje, disa ditë para 1 Tetorit 1997, një grup studentësh të instrumentalizuar nga Ibrahim Rugova dhe kreu i LDK-së patën dalur kundër protestës me tendecë që t’i përçajnë studentët dhe ta pamundësojnë protestën. Përkrahja e parezervë e Rektorit Statovci për UPSUP-në ishte garancioni i unitetit në Universitet. I unitetit në protestë; i unitetit në rezistencë.

1 Tetori i vitit 1997 kurrsesi nuk do të ishte i mundur pa një Universitet të tillë të pavarur politikisht. Ne të UPSUP-së nuk do të mund t’i organizonim protestat pa një Universitet i cili ishte sikurse një bërthamë e ruajtur mirë nga lëvozhga e fortë. Autoriteti njerëzor dhe kapaciteti intelektual i Rektorit Statovci për gjashtë vjet me radhë e kishin mbrojtur Universitetin nga politika. Në Tetorin e 1997-shes, UPSUP-ja ishte e gatshme për organizimin dhe mobilizimin e masës dhe potencialit të ruajtur e të kultivuar në Universitet. Ne ishim të gatshëm për atë që e gjetëm të gatshme.

Përgjatë historisë, ngjarjet mundësohen nga masat e njerëzve dhe institucionet kurse prodhimi i ngjarjes përfundon i identifikuar me një apo fare pak njerëz. Për 1 Tetorin 1997 mund të thuhet e kundërta. Nëse ngjarjen e 1 Tetorit e prodhuam të gjithë ne studentët dhe profesorët e Universitetit, atë ngjarje e mundësoi kryesisht vetëm një njeri – Ejup Statovci.
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Cili eshte roli i Rugoves e likujdimin e Ukshin Hotit?

Ndersa ne Dardani vritshin shqiptaret, Rrugova me Milloshvicin duke qeshur ne TV, duke pire duhan dhe uiski...

Per cudi te dy nuk jane gjalle.

ku jeton ti haver? ne hane, ne mars, apo ke zbulu noj planet tjeter? :D keto budallalleqe ka kohe qe jan zhdukur nga toka :D
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Ne kete link eshte dhe marreshja Rrugova-Milloshevic... etj

http://www.dardamedia.com/dardamedia/?p=3190

Ejup Statovci kishte një detyrë titanike, ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe nga LDK-ja
Posted on 03 October 2008 by dârdha

Shkruan: Albin Kurti

Pothuajse kushdo tjetër që do ta merrte drejtimin e Universitetit përveç Prof.Statovcit, do të përfundonte si shërbëtor i klikës së Ibrahim Rugovës.

Albini dhe Ti, te dy se bashku nuk keni nderru qorape dhe breke sa cmime ka marre ai, dhe, jo cmime llaskucesh te rrugeve, por, cmime nderi. Mos hezito te shikosh gjithandej fjalimin e presidentit Klinton ne PRALAMENTIN E KOSOVES, per figuren dhe madheshtine e tij, ne viziten e fundit qe i beri Kosoves.
Populli eshte dhe mbetet verdikti i fundit, dhe, sovrani gjithmon e ka vertetuar kete.
Ne mesin e shume fjaleve kishte nje fjale qe se nderroi kurre: '' Kompromisi i vetem i shqiptareve eshte dhe do mbetet Pavaresia e Kosoves''. Analizoje kete.
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Analiza politike - historike

Realpolitika e Ibrahim Rugovës

( 17 )

Përmbajtja:

- Forcimi politik i Ibrahim Rugovës…

- Pranimi i konkluzioneve të Grupit të Kontaktit pa vërejtje nga Rugova;

- G-15´shi i Ibrahim Rugovës për dialog me Serbinë!

- Kërskea e GK-së për fillimin e dialogut Prishtinë- Beograd dhe prejudikimi i statusit të Kosovës;

- Reduktimi G-15´shit në G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja për zhvillimin e negociatave me Serbinë në dy faza;

- Takimi Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd;

- Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë më 22 maj 1998 në selin e LDK-së pa ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare;

- اfarë historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit Danelly në Velani, derisa po mbahej takimi në selinë e LDK-së?!

* * *

Roli i Ibrahim Rugovës në negociatat me Serbinë

dhe injorimi i faktorit UاK, në vitin 1998

Shkruan: Sheradin BERISHA / 16. 06. 2008

Forcimi politik i Ibrahim Rugovës…

Janari i vitit 1998, solli me vete kumtin e fundit të paqes së rrejshme në Kosovë. Atëkohë kur UاK-ja po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotruese e situatës në Kosovë, u vu në lëvizje diplomacia ndërkombëtare, për të parandaluar rrjedhën e ngjarjeve që çonin pashmangshëm drejt luftës. Qasja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërtohej mbi qëndrimin e njohur siç ishte mospranimi i gjendjes status quo dhe kundërshtimi i aspiratave të shqiptarëve për pavarësi.

Mbi këtë bazë, gjatë vitit 1998, Grupi i Kontaktit dhe qendrat tjera ndërkombëtare të vendosjes përmes diplomacisë së ashtuquajtur lëvizëse, do të ngarendin sa në Beograd e sa në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje politike për Kosovën, përmes negociatave. Ngjarjet më kulmore që i dhanë kahje zhvillimeve politike në Kosovë, konsiderohen vizitat e shpeshta të ambasadorit amerikan Robert Geldbard, i deleguari special i SHBA-ve për ish-Jugosllavinë, në janar-mars të vitit 1998 në Prishtinë dhe në Beograd.

· Foto: Takimi Geldbard - Rugova në vitin 1998

Robert Geldbard në një nga takimet e tij (22.02.1998) me Ibrahim Rugovën në Prishtinënë publikisht e akuzoi “UاK-në si organizatë terroriste”, ndërsa kërkonte forcimin e lidershipit politik të moderuar në krye me Ibrahim Rugovën. Një ditë më vonë z.Geldbard gjatë një takimi me Millosheviqin, i dhuroi Beogradit lehtësitë duke deklaruar se disa nga sanksionet ekonomike do të hiqen! Ky veprim i diplomatit amerikan, skajshëmrisht akuzues për UاK-në, në të vërtet i dha forcë shtytëse në aspektin politik Ibrahim Rugovës, ndërsa në aspektin ushtarak e trimëroi Sllobodan Millosheviqin, për të marrë një ofensivë për zhbërjen e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, për vrasjen e shqiptarëve dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre.

· Foto: Tanksat e ushtrisë serbe në ofenzivë!

Pse mendoi kështu?!

E para: Porosia e amabasadorit Robert Geldbard, për forcimin e lidershipit në Kosovë, duket se Ibrahim Rugovës, i ka dhënë edhe një arsye më shumë për të vënë kontrollin e plotë dhe fuqizimin e tij brenda strukturave të LDK-së. Dhe këtë akt z.Rugova e kryen në Kuvendin e tretë të LDK-së, që mbahet më 25 shkurt 1998. Në këtë kuvend, Ibrahim Rugova në mënyrë autoritare largon nga organet drejtuese të LDK-së, ish të burgosurit politik në krye me Hydajet Hysenin, duke i zgjedhur në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë të gjithë ata që bënin Amin, për çdo vendim që do të merrte ai.

E dyta: Tri ditë më vonë (nga mbajtja e kuvendit të LDK-së), më 28 shkurt 1998 forcat ushtarake-policore të Millosheviqit në “emër të spastrimit të terenit nga bandat terroriste të UاK-së“ sulmuan fshatrat Qirez dhe Likoshan, me ç´rast vranë e masakruan 24 shqiptarë, gra, fëmijë e pleq të pafajshëm në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, një javë më vonë, më 5, 6 e 7 mars 1998, forcat barbare serbe sulmuan fshatin Prekaz, duke përdorur gjithë arsenalin ushtarak modern, kundër familjes së Shaban Jasharit. Pas një lufte tre ditore të pabarabart, çetnikët e Beogradit vranë mizorisht 56 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e të cilëve ra për të mos vdekur kurrë edhe komandanti legjendar i UاK-së Adem Jashari.

· Foto-shënime: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, اirez etj

Pranimi i konkluzioneve të Grupit të Kontaktit

pa vërejtje nga Ibrahim Rugova

Pas këtyre ngjarjeve, ndërhyri diplomacia ndërkombëtare, e cila kërkojë ndërprerjen e dhunës së armatosur për t´i lënë rrugë zgjidhjes së problemeve përmes dialogët në mes palëve.

Më 9 mars 1998 në Londër mbahet mbledhja e Grupit të Kontaktit, ku do të diskutohet për gjendjen e rëndë në Kosovë. Në deklaratën e Grupit të Kontaktit, kritikohet „përdorimi i tepruar i forcës“ dhe „tejkalimi i autorizimeve“ të njësive speciale të policisë serbe, „që ka sjellë për pasojë së paku 80 humbje jete“, ndërsa denohen në tërësi siç theksohet në deklaratë „aksionet terroriste të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, apo të çfarëdo grupi apo personi.“ Pra, Grupi i Kontaktit, operacionet shfarosëse të njësive speciale serbe kundër shqiptarëve i cilëson si përdorim i tepruar i forcës, ndërsa veprimet e UاK-së që ishin në mbrojte të popullatës shqiptare nga forcat serbe, i cilësonte si “arsione terroriste”!!!

Grupi i Kontaktit kërkon „nga presidenti Sllobodan Milosheviq të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe efektivë për të ndërprerë dhunën dhe të angazhohet vendosmërisht për të gjetur një zgjidhje politike të çështjes së Kosovës përmes dialogut. Në veçanti brenda 10 ditëve ai duhet: - të tërheqë njësitë e policisë speciale dhe të ndërprejë veprimet e forcave të drejtuara kundër popullsisë civile, - që të deklarohet vetë publikisht mbi fillimin e procesit të dialogut në pajtim me paragrafin 10, me udhëheqjen e komunitetit shqiptar të Kosovës.“

Në konkluzat e Grupit të Kontaktit, vijëzohet qartë kundërshtimi për pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që RSFJ-së gjegjësisht Serbisë po i ofrohej një shans shtesë për t´iu shmangur sanksioneve ekonomike të përgatitura prej kohësh.

· Lexo të plotë: Deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën

Faktori politik shqiptar në krye me Ibrahim Rugovën pa asnjë vërejtje i mbështet konkluzionet e Grupit të Kontaktit, ndërsa po atë ditë (9.03.1998) kur Grupi i Kontaktit ishte mbledhur në Londër, reagon SHQ i UاK-së përmes Komunikatës nr.45. Në komunikatë thuhet: “Shtabi Qëndror i UاK-së u bën me dije forcave politike në botë dhe institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare, në veçanti Grupit të Kontaktit që takohet sot në Londër, si UE-së, OKB-së e shteteve demokratike, se UاK dhe populli shqiptar do të vazhdojnë luftën çlirimtare, mbi bazën e vullnetit historik për pavarësi. Nga qendrat në botë kërkohet të pranojnë shtetin e Kosovës, ndërsa pushtuesin serb ta ndëshkojnë në bazë të konventave ndërkombëtare për luftën, mbasi dëshmohet lufta e tij fashiste për të zhdukur popullin shqiptar.“

Në vazhdën e aktiviteteve diplomatike, më 17 mars 1998 ministria e jashtme ruse, kishte marrë nismën për një zgjidhje politike për Kosovën. “E binda Millosheviqin, në bisedën kokë më kokë, më 17 mars 1998”, pohonte ish-ministri i Jashtëm rus Primakov që “të merrte nismë lidhur me autonominë e Kosovës; të urdhëronte njësitë ushtarake të ktheheshin në kazerma; që personalisht të angazhohej për të filluar negociatat me liderin e krahut të moderuar të kosovarëve Ibrahim Rugovën dhe të pranonte vëzhguesit e OSBE-së.” (J.Primakov: Memoare, Jeta ime në politikën e lartë, fejton politik, “Zëri” 30 maj 2002, fq.9.)

G-15´shi i Ibrahim Rugovës për dialog me Serbinë!

Në frymën e qëndrimeve të Grupit të Kontaktit, më 18 mars 1998 i deleguari amerikan për çështje të Ballkanit ambasadori Geldbard, merrë pëlqimin e Ibrahim Rugovës, të këtij “kolosi të brishtë” (siç e cilësonin analistët perëndimor Rugovën) për formimin e Grupit Negociator për dialog me Serbinë, ani pse Ibrahim Rugova ato ditë bënte fushatë për zgjedhjet “presidenciale e parlamentare“ të 22 marsit 1998 !!! Më 18 mars para gazetarëve (në hyrje të selisë së LDK-së) Ibrahim Rugova deklaron: ”Në bisedë me ambasadorin amerikan Geldbard, unë rikonfirmova zotimin tim të fuqishëm për dialog, si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e problemeve të ngutshme në Kosovë.” “Për të qenë i suksesshëm dialogu”,- theksonte Rugova, “duhet të përfshihet patjetër këmbimi i hapur dhe i pakushtëzuar mes përfaqësuesve të zgjedhur të udhëheqjes së Kosovës dhe përfaqësuesve të presidentit Millosheviq, siç është bërë thirrje javën e kaluar në Londër nga ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit”.

Vini re!

Më 22 mars 1998 mbahen zgjedhjet “presidenciale dhe parlamentare” në Kosovë, ndërsa të nesërmen më 23 mars në Prishtinë nga grupi 3+3( i përcaktuar qysh në marrëveshjen Millosheviq-Rugova më 1.09.1996), në mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, nënshkruhet aneksi për normalizimin e arsimit shqip në Kosovë. Grupi 3+3 që nënshkroi aneks marrëveshjen më 23 mars ishte vazhdimësi e bisedave të mëhershme në mes të Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin, dhe nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me themelimin e grupit të ri negociatorë, që do të quhet G-15, edhe pse kemi të bëjmë me të njejtit njerëz në krye të këtij grupi.

· Fotodokument: Akti i nënshkrimit të aneksit për arsim, më 23 mars 1998 në ambientet e Bibliotekës kombëtare në Prishtinë.

Më 24 mars 1998 (atë ditë kur kishte shpërthyer lufta në fshatin Gllogjan të Dukagjinit, në mes të forcave pushtuese serbe dhe UاK-së) Ibrahim Rugova pasi shpalli rezultatin e zgjedhjeve, ku ai dhe partia e tij kishin triumfuar bindshëm në këto zgjedhje farsë, do të kumtojë listën prej 15 negociatorëve të Kosovës “G-15”, të cilët Rugova i quan si “Grup Këshilldhënësish”, për të përgatitur një platformë për bisedime me përfaqësuesit e Millosheviqit.

Në listën e G-15-shit, me sugjerimin edhe të ambasadorit Geldbard u përfshinë: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Rexhep Ismajli, Mark Krasniqi, Pajazit Nushi, Esat Stavileci, Adem Demaçi, Veton Surroi, Mahmut Bakalli, Hydajet Hyseni, Shkëlzen Maliqi, Bujar Dugolli dhe Blerim Shala. Adem Demaçi, ndonëse nuk ishte pyetur fare për këtë punë, është prononcuar kundër pjesëmarrjes në këtë grup, duke e quajtur këtë nismë si “mashtrim të ri të Ibrahim Rugovës…”, ndërsa Hydajet Hyseni e Bujar Dugolli largohen nga ky grup me 13 maj 1998, në momentin kur merret vesh se pa dijen e “G-15” Ibrahim Rugova kishte vendosur të takohet me Millosheviqin më 15 maj në Beograd.

Blerim Shala, ish-zëdhënës i grupit G15, kujton se „sesioni i parë i G-15 që u mbajt më 25 mars, do të jetë një mbledhje e paorganizuar, pa fillim dhe pa fund, pa pasur të qartë pse jemi thirrur, çka jemi në të vërtet, këshilltarë apo negociatorë, dhe cili është misionin ynë i njëmendtë. Rugova në fillim na tha se janë disa pika të cilave duhet t´u përmbahet pala kosovare në negociata…dhe ato ashtu si ishin hedhur në letër prej tij, diheshin përmendësh prej secilit shqiptar të Kosovës. Në këtë takim të parë, ne - thotë Shala, nuk morëm vesh se çka jemi, nuk filluam fare bisedën për strategjinë negociuese dhe fare pak folëm për luftën, e cila tashmë po hynte në muajin e dytë.“( B.Shala- Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000, fq.41) Një rrëmujë e tillë, e shkaktuar nga Ibrahim Rugova, do të vazhdojë deri në fund të ekzistimit të G-15, deri në korrik të vitit 1998.

· Foto: Blerim Shala, ish-zëdhënës i grupit G15

Kërskea e GK-së për fillimin e dialogut Prishtinë- Beograd

dhe prejudikimi i statusit të Kosovës

Po, më 25 mars 1998 Grupi i Kontaktit mban mbledhjen e radhës në Bon ku shqyrtohet situata në Kosovë, ndërkaq të nesërmen më 26 mars, ambasadori amerikan Robert Geldbard së bashku me Jeremy Greenstock, Drejtor politik në Foreign Office të Anglisë, vizitojnë Prishtinën për t´ja kumtuar Ibrahim Rugovës qëndrimet e Mbledhjes së Bonit. Ndonëse Grupi i Kontaktit ka kërkuar që sa më shpejt të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd, në pikën 13 të konkluzioneve të Bonit theksohet se GK angazhohet për një “autonomi të gjerë dhe vetadministrim të mirëfillt të Kosovës” dhe kjo prejudikonte qartë ecurin e negociatave dhe përcaktimin e kornizës së tyre.

Edhe Këshilli i Evropës, nxori një rezolutë, sipas së cilës “kërkohej fillimi i bisedimeve të menjëhershme të Serbisë - RFJ me shqiptarët e Kosovës”. Dhe, në atë rezolutë mbështetej “vetëm një autonomi në kuadër të RFJ-së për Kosovën”. Ndërkaq, Ibrahim Rugova në një konferencë për shtyp, duke përmendur rezolutën e Këshillit të Evropës, e cila prejudikonte qartë statusin e Kosovës, deklaron: “Shpresoj se së shpejti Kosova do të bëhet anëtare e këtij asociacioni” (e Këshillit të Evropës - v. ime). اudi! Kosova akoma pa qenë subjekt i pranuar ndërkombëtarisht, për më keq atëkohë kur bashkësia ndërkombëtare kërkonte me ngulmë autonomi për kosovën në kuadër të Serbisë, Ibrahim Rugova flet për anëtarësimin e shpejt të Kosovës në Këshillin e Evropës. Duhesh me qenë idiot dhe i pandërgjegjshëm, që ta marrësh seriozisht këtë deklarim të Ibrahim Rugovës.

Reduktimi G-15´shit në G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja

për zhvillimin e negociatave me Serbinë në dy faza

Ibrahim Rugova meqë vetë vendoste e vetë vuloste për ecurin e procesit negociator brenda faktorit politik shqiptar, më 6 prill 1998 në një mbledhje të radhës të G-15 ai grupin G-15 e reduktoi në G-4 (prej katër vetash), të cilët sipas tij duhej të përbënin Grupin e mirëfillt Negociator të Kosovës.

Në G-4 ishin:

- Dr. Fehmi Agani,

- Mahmut Bakalli,

- Pajazit Nushi dhe

- Veton Surroi.

Pas këtij propozimi të Rugovës, pjestarët e mbetur të G-15, nuk e dinin se cili do të jetë roli i tyre në këtë mishmash të krijuar nga Rugova. Këto marifetllëqe politike të Ibrahim Rugovës, po zhvilloheshin në Prishtinë, pikërisht në kohën kur në shumë pjesë të Kosovës, UاK-ja zhvillonte luftë çlirimtare kundër forcave pushtuese serbe.

Në gjysmën e dytë të muajit prill diplomatët e huaj që vizitonin shpesh Kosovën kishin hedhur idenë që negociatat me Serbinë të zhvilloheshin në dy faza. Në fazën e parë mendohej që prania ndërkombëtare të kishte një nivel të ultë diplomatik, ndërsa përmendej Shoqata “Shën Exhidio” dhe Monsinjor Paglias si ndërmjetësues kryesor në mes palës Serbe dhe asaj të Kosovës. Gjatë negociatave të fazës së parë, kur do të kuptoheshin më qartë pozicionet e palëve në bisedime, do të vijonte faza e dytë me involvimin e Grupit të Kontaktit dhe të diplomacive kryesore perëndimore.

Më 25 prill 1998, vetëm katër ditë para mbajtjes së takimit të Grupit të Kontaktit në Romë, Umberto Vattani, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Italisë qëndroi në Prishtinë dhe gjatë takimit me Ibrahim Rugovën zyrtarisht i propozoi këtij të fundit fillimin e menjëhershëm të negociatave me Beogradin, me ndërmjetësimin e shefit të Shoqatës: “Shën Exhidio”, Minsinjor Paglias.

Derisa në Prishtinë po bëheshin përgatitjet për negociata me Serbinë, lufta me shpejtësi po përhapej në shumë pjesë të Kosovës. Ushtria اlirimitare e Kosovës, gjatë operacioneve ushtarako - policore serbe, me të gjitha njësitë e saj të organizuara ishte vënë në mbrojtje të popullatës shqiptare. Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i UاK-së në një deklaratë Politike të datës 27 Prill 1998 lidhur me negociatat me Serbinë deklaron, se, bisedimet janë të pranueshme “vetëm pasi të jenë larguar trupat e pushtuesit nga trojet shqiptare. اdo lloj tjetër marrëveshjeje dhe pa praninë tonë do të jetë e pavlefshme dhe e denueshme.”

Takimi Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd

Më 9 maj 1998 nis një proces i ri përpjekjesh për fillimin e bisedimeve Beograd - Prishtinë. Atë ditë në Beograd, një delegacion amerikan në krye me diplomatin e njohur Riçard Holbrook, takohet me Sllobodan Millosheviqin, ndërkaq më 10 maj ky delegacion vjen në Prishtinë për tu takuar edhe me Ibrahim Rugovën. Gjatë tri ditëve në vijim ( 10 – 13 maj) Holbrook dhe Geldbard zhvilllojnë një turne diplomatik në relacionin Beograd – Tiranë – Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas. Më 12 maj (ditë e martë) Ibrahim Rugova ka pranuar para Holbrookut që të takohet me Sllobodan Millosheviqin më 15 maj në Beograd. Një ditë më vonë, më 13 maj të gjitha agjensitë e rëndësishme botërore kanë dhënë lajmin, se: “Dr. Rugova do të takohet në Beograd, të premten, më 15 maj, me Sllobodan Millosheviqin, kryetar i RFJ-së.”

Për këtë vendim të Rugovës nuk kishte ditur as G-15, dhe këtë lajm, i cili për shumë kënd ishte fillimisht sensacional dhe i pabesueshëm, ata e morën vesh nga mediat perëndimore. Ibrahim Rugova ka pranuar të takohet me Millosheviqin pa i plotësuar kërkesat e Grupit të Kontaktit, të Mbledhjes së Londrës, të 9 marsit 1998 për tërheqjen e njësive speciale serbe nga vendbanimet shqiptare ku zhvilloheshin luftimet dhe për ndërmjetësimin e Misionit të Filipe Gonsalesit në bisedimet Beograd – Prishtinë. (B.Shala, Vitet e Kosovës 1998 – 1999, Prishtinë 2000, fq.54-60.)

Më 15 maj 1998 Ibrahim Rugova ka udhëtuar për në Beograd me grupin G-4 të përzgjedhur nga G-15, si me: Dr. Fehmi Aganin, Mahmut Bakallin, Pajazit Nushin dhe Veton Surroin. Adnan Merovci - Shef i protokollit dhe i sigurisë së Ibrahim Rugovës, thotë: se për në Beograd kemi udhëtuar me tri vetura dhe një ka qenë si përcjellje. Ne shkuam deri në hyrje të Beogradit, aty na priti një makinë e shërbimeve serbe dhe na shoqëroi gjatë tërë kohës.” – kujton z. Merovci. (Lexo Librin “Pa protokoll-Bisedë me Adnan Merovcin”, Prishtinë, 2003, fq. 78)

· Foto: Takimi i famshëm Rugova-Millosheviq në Beograd, më 15.05.98

· Foto: Rugova, Bakalli – Millosheviq, më 15 maj 1998 në Beograd

· Foto: Biseda e ngrohtë Rugova-Millosheviq më 15 maj në Beograd

Ky takim do të zhvillohet në selinë presidenciale të Millosheviqit në Beograd, pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, pa plan të qartë, madje pa pika të rendit të ditës. Po atë ditë derisa po mbahej takimi Millosheviq – Rugova në Beograd,( ku Televizioni shtetëror serb gjatë gjithë kohës jepte pajme duke buzëqeshur Rugova me Millosheviqin) forcat serbe në Kosovë kishin ndërmarrë një operacion të gjerë luftarak dhe me këtë rast vranë e masakruan dhjetra shqiptarë të pafajshëm. Po atë ditë, (në orët e pasdites) Millosheviqi vendosi edhe një bllokadë ekonomike ndaj Kosovës që gjithësesi kishte prapavijë politike. Qeveria serbe në rrugën Nish – Prishtinë kishte ndaluar të gjithë kamionët me mallra ushqimor që ishin nisur për në Kosovë, dhe në ditët që pasuan takimin Millosheviq – Rugova në Beograd, Kosova do të përballet me probleme serioze në furnizimin me artikuj elementarë ushqimorë.

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë më 22 maj 1998

në selin e LDK-së pa ndërmjetësimin e

palës ndërkombëtare

Pas takimit të 15 majit filluan përgatitjet për mbajtjen e takimit të radhës Prishtinë – Beograd. Siç vihet në dukje në këtë mes, faktori UاK ishte lënë anash, duke u injoruar plotësisht nga Ibrahim Rugova, edhe pse përhapja e luftës kishte marrë një dinamikë të përshpejtuar. Z.Rugova akoma nuk e kishte kuptuar, në të vërtet ai nuk donte ta kuptonte, se zgjerimi i luftës në Kosovë e bënte të pakuptimt dhe absurde tërë procesin e negociatave me Serbinë.

Takimi tjetër i negociatorëve shqiptarë e serbë, ishte caktuar të mbahet më 22 maj 1998 në Prishtinë. Ky takim u mbajt në ambientet e selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Palës serbe i printe Nënkryetari i Qeverisë së RFJ-së Nikola Shainoviq, i përbërë nga nënkryetari i qeverisë së Serbisë Ratko Markoviq, Nënkryetari i Partisë Radikale të Sheshelit, Tomisllav Nikoliq, Radoslav Rajkoviq dhe Leposava Miliçeviq, ndërsa palës shqiptare i printe Dr. Fehmi Agani ku bënte pjesë: Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi, Veton Surroi, Bajram Kelmendi dhe Blerim Shala.

· Shih foton nga: Takimi serbo-shqiptarë në selinë e LDK-së, më 22.05.1998

Bajram Kelmendi dhe Blerim Shala, G-4´shit ( që ishte takuar me Millosheviqin më 15 maj në Beograd) ju bashkua më 21 maj, një ditë para mbajtjes së takimit në Prishtinë. Ishte i propozuar edhe dr.Esat Stavileci të jetë pjesë e delegacionit shqiptar, por ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e këtij takimi të dëmshëm për Kosovën, për faktin sepse z.Stavileci ka kërkuar që të bisedohet vetëm për statusin e Kosovës, e jo për paketa sigurie, si zhbllokimi i mallrave e çështje të tjera, sipas të cilave Millosheviqi dëshironte të fitonte poena para bashkësisë ndërkombëtare.”

Për takimin e përfaqësuesve të Rugovës me ata të Millosheviqit në selinë e LDK-së në Prishtinë, ka shkruar gjerësisht edhe numri revial i gazetës “Bota Sot” e datës 24 maj 1998 faqe 5.

· Lexo të plotë këtë artikull: pjesën e parë dhe pjesën e dytë

Ky takim u mbajt pa ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare edhe pse atë ditë në Prishtinë ishte ambasadori amerikan Christopher Hill dhe Brian Donelly, ambasadori i Anglisë në Beograd. Blerim Shala, ish-zëdhënësi i grupit negociatorë të Kosovës, thotë se, ambasadori amerikan Hill, në kohën kur po zhvilloheshin bisedimet me palën serbe, ka qenë në ambientet e selisë së LDK-së, saktësisht në dhomën ku zakonisht rrinte Ibrahim Rugova, për të krijuar kështu, për palën tonë dhe mediat shqiptare, një përshtypje se, megjithatë, negociatat po zhvillohen me ndërmjetësimin e diplomacisë amerikane (!!!). Ndërsa Ibrahim Rugova gjatë katër orëve sa zgjatën bisedimet në selinë e LDK-së, ishte në rezidencën e tij në Velani së bashku me ambasadorin anglez Brian Donelly.

اfarë historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit

Brian Danelly në Velani, derisa po mbahej takimi

në selinë e LDK-së?!

Ish-zëdhënësi i G-4 Blerim Shala, përkujton se pas përfundimit të takimit, me palën serbe, në dhomën e Ibrahim Rugovës në Selinë e LDK-së së bashku me Veton Surroin, kanë pasur një takim me ambasadorët Hill dhe Brian Donelly, të cilët i kanë njoftuar për rrjedhën dhe atmosferën e takimit me delegacionin serb. Ndërkohë, thotë z.Shala “Danelly na informoi se kishte kaluar një kohë të gjatë me dr. Rugovën, në rezidencën e tij private, në lagjen e Velanisë, duke pirë verë të zezë dhe duke ngrënë djath Sharri. “Unë e pyeta (Ibrahim Rugovën-vërejtja ime Sh.B) se cila është platforma negociatore e delegacionit tuaj dhe çka pritet të arrihet në takimin e sotëm…”, na tha Danelly. Dr. Rugova iu kishte përgjigjur se nuk ka dyshim që negociatorët kosovarë do të mbrojnë si duhet interesat e Kosovës dhe pastaj ia kishte shpjeguar, hollë-hollë, cilësinë e verës së Kosovës. (!!!) (Lexo: B.Shala: Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000, faqe. 68-71.) اdo koment për këtë veprim të Ibrahim Rugovës(në kohën kur Kosova po digjet flak) është i tepërt.

Zhvillimet dramatike në zonat e luftës, përveç që zhvlerësuan procesin e nisur negociues me takimin Millosheviq-Rugova në Beograd më 15 maj, treguan qartë se, këto bisedime nuk do t´i sillnin asgjë të mirë Kosovës. Për më tepër, vrasjet, ekzekutimet dhe masakrimet në mënyrë barbare të shqiptarëve në fshatrat e Dukagjinit dhe të Drenicës nga forcat policore-ushtarake të Millosheviqit, e mbuluan me padenjësi mundësinë e vazhdimit të negociatave me Beogradin, në formën që nisi në Prishtinë, më 22 maj.
http://www.pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/rugova_pjesa_17.htm
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Kitra,

Bashkim dhe jo pavrasi.

"Pavarsia" eshte projekt serb. Ju kujtohet Besnik Mustafa me pavarsine e kushtezuar?
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Nuk je ka sjelle gje pos paqavuresh te ditura kahere me te njeresve te paguar per te shfryre mllefin dhe te zite mbi figura te njohura shqiptare. Keto gjera i ka njohur dhe i njehe ne skajshmeri populli i Kosoves andaj sa ishte gjalle shkelqeu, por, edhe sot shkelqen si ylle drite ne horizontin e lirise. Po thuaj ti ku mbeten tipat qe shkruan paqavure. Shkurrev, shkurreve mbeten. Trimeria patriotizmi nuk blehen e as nuk zhbehen me letra boshe te analisteve djathshites te skaj kioskes. Ato jane virtyte dhe gjurme te pashlyera. :gjujpeshk: Dilni nga zgafella se u verboi shkelqimi qe po i jepet populli ne perjetesi, apo, si keni thene ju se populli eshte budalla pasi i shkon mbrapa. :gjujpeshk:
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Kitrra,

Une jam shprehur per Bashkim, juve jeni kunder sikur Rugova?

Ne se faktet juve i quani paqvure... Ne se don debat, mos ofendo dhe jep fakte.
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Kitrra,

Une jam shprehur per Bashkim, juve jeni kunder sikur Rugova?

Njerezit qe nuk njohin vlerat e kombit te vet nuk dine as cfare eshte bashkimi. Nese deshiron debat mbi bashkimin urdhero hape teme ne vete ta plotesoje deshiren e shofim se kush per cfare bashkimije ti e per cfare jam une. Nuk behet bashkimi me dokrra, me paqavure, te vjellura e gjera hiqi.
Por, paqavuret leej anash. Edhe perrallat me mbret leje anash se nuk i ha mileti.
Te prese ne debat mbi bashkimin, por, jo me copy paste anekende forumeve. :gjujpeshk:
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Kitrra,
Temen e hapa,
Ju pres!
http://www.forumivirtual.com/showth...-per-krahinen-shqiptare-te-Dardanise&p=219690

Sa per postimet ketu 4 vjetorin nuk e kam pase si qellim qe t'ju beja te shkumoni.

Te me falni,
Sinqerisht,
Petriti

Sa per shkumat dua tua rikujtoje se tere ajo pshtyme qe ke hudhur ne fytyren tende ka rene, jo gjekunde tjeter. Kshu qe, ju munde te pshtyeni e te shkumoni, por, vetem te lagni veten! :gjujpeshk:
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

A nuk paraqiem i qete ne kete teme te Rugoves te cilin deuan nga Gjermania dhe shkoi tek vendi ne Vatikan?

A ju kujtohet ne fund te luftes?

A e dini juve se perse u qellua ambaada kineze e Beograd? O mos ishin hartat prodhim i vjeter...?!!!
Ju lutem pergjigjuni se une nk di
 
Redaktimi i fundit:

Mos u ngut o PetritKola se nuk po te ik treni, se me gjithe keto redaktime qe i ke bere prape e ke shkretuar fare, madje edhe bombat qe rane mbi ambasaden kineze nuk do e deformonin me shume! :lexim:Mos te harroje te ta perseris se ta kam thene edhe nje here, ceshtja e bombave, eshte ceshtje e politikes globale dhe mua edhe ty nuk naj terhjekin kiet mu marr me ate pune kshu qe te merremi me gjera konkrete. :gjujpeshk:
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Po vjen keq per disa antaret e forumit qe mendojen keq per Ish Presdentit e Koosves dr.Ibrahimi Rugoves
une jam krenare qe kemi pas nje presdentet tille dhe krytare LDK-se per gjithet keto vitet...
me shume Rrespket nga Qendrim bossi.
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

A Kur Bohet Gjithkush Me Fol Per Simbolin E Pavaresis Te Kosoves Te Ndjerin Ibrahim Rugova ma mir mos me hy hiq kty pastaj , oo petrit le shoki jem se me kto gjona qe i ke sjell ti pas luftes SHIK-u i hashim thacit i ka mush gazetat e veta per ta ndry punen e Ibrahim Rugove-s .

po rri se ju ka dal afati atyre shkrimeve .

hyn ktu e shikoje njeriu qe per 10t vite su nda me Ibrahim Rugoven shikoje se si ka pas lidhje ky njeri me UCK-n ma saktesisht me Adem Jasharin .

http://klankosova.tv/index.php?option=com_content&view=article&catid=38&id=2771&Itemid=62
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Simboli i Pavrasise? Kur?
Me jep nje interviste, nje studim, nje qedrim qe Rugova kerkon Pavrasi dhe Bashkim?
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Simboli i Pavrasise? Kur?
Me jep nje interviste, nje studim, nje qedrim qe Rugova kerkon Pavrasi dhe Bashkim?

ta dhash ate ne linke ke , e sheh qe Rugova vetem pavaresi ka kerku , kurse Bashkimi ka qen larg ne ato koh sepse as autonomi nuk kemi pas ;)

edhe nuk flitet per bashkim kur ne at koh ne shqiperi kan udhehe komunistat kurse nga 98 e anej kur filloj me e madhe te ndodh kan udheheq socialistat fatos nano nese e di sakt diqka qe kur Sali Berisha e ka ftu Ibrahim Rugoven ne shqiperi at'her Sali Berisha ka qen ne opozit ska mujt me ardh Ibrahim Rugova ne shqiperi , por prap ka ardh dhe ka nejt pak sepse qeveria e at'hershme socialiste nuk e ka deshiru Ibrahim Rugoven dhe Fatos Nano shkojke e rrike me Milloshevicin dhe thojke qe Shqiperis nuk i intereson Kosova e ku te flitet per bashkim at'her ?

por per pavaresi ka fol gjdo dit dhe per at edhe ka luftu me laps ne menyr paqesore .
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Black Devil

Asgje nuk jepet ne linkun qe ju dhate.

Ja nje link qe ka shume, Bashkimi Kombetar,

Ashtu sikurse këtë vit (2008) edhe në vitin 2006 kur vdiç Ibrahim Rugova (21 - 26 janar 2006), por, edhe me rastin e një vjetorit (21.01.2007) të vdekjes së tij, gjatë tubimeve përkujtimore u thanë në mënyrë rituale fjalët më të përzgjedhura për figurën e tij.

- U tha se Ibrahim Rugova ishte „udhëheqës trim e i guximshëm...” ,ndërsa mbahet në mend, si politikan, që mbillte frikë e defetizëm në popull, me deklaratat e çuditshme, se : “ Serbia është e fortë...”, ”se nuk mund të luftohet me Serbinë..”, ”se për 24 orë na bënë rrafsh me tokë...”, ”se , do të mund të na shkatërronin të gjithëve si popull...“ etj

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “Gandi i Ballkanit”, “Gandi i Kosovës“…, ndërsa veprimet e tija politike s´kishin asgjë të përbashkët me rezistencën gandiste. Derisa Gandi ka bërë rezistencë aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez në çdo fushë të jetës, me bojkotimin e çdo gjëje që ishte angleze, nga produktet ushqimore deri te dokumentet e lëshuara nga ky regjim, „Gandi i Kosovës“ nuk lëvizte nga vendi për ta kundërshtuar regjimin gjakatar serb. Madje, edhe kur organizonin të tjerët protesta( studentët, sindikalistët…) kundër regjimit, Rugova i pengonte në forma të ndryshme ato. Ibrahim Rugova duke i ikur përballjes me regjimin serb, pëlqente rezistencën pasive, krejt pasive (vetëm me fjalë gjatë konferencave të të premteve me gazetarë), pra pëlqente mosveprimin aktiv. Duke qenë i tillë ai s´i bojkotonte produktet serbe, madje ai s´i bojkotonte as dokumentet e regjimit serb, sepse të gjitha udhëtimet, me karakter „kombëtar“ jashtë vendit i bënte me pasaportën serbe. Bile kur i dilte afati shkonte vet në sportelet e UDB-së për ta vazhduar këtë dokument udhëtimi. (Për këtë fakt lexo më tepër te libri „Pa protokoll“ Bisedë me Adnan Merovcin, „Zëri“, Prishtinë 2003 , faqe.37. Adnan Merovci për dhjetë vjet rresht ishte shef i sigurimit dhe i prokollit i kryetarit Ibrahim Rugova .

- U tha se Ibrahim Rugova ishte “politikan që kultivonte unitetin…“, ndërsa veprimet e tija politike dëshmonin në vazhdimësi të kundërtën e unitetit. Rugova, deri në shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga kanceri në mushkëri, nuk mbahej mend se ka mbajtur ndonjë takim gjithëpërfshirës me lidershipin politikë e institucional shqiptar, për ta kultivuar këtë unitet, ndërsa njihej si prijës autokrat, duke mos i përfillur këshillat e politikanëve tjerë shqiptarë. Për më keq, edhe kur ftohej në ndonjë takim me karakter uniteti nga partitë tjera, Ibrahim Rugova nuk merrte pjesë, i bojkotonte dhe i injoronte paturpshëm ato. Derisa ky profil politikani i injoronte kështu të tjerët, nuk hezitonte të shkonte në takime me partitë shqiptare, kur i organizonte UNMIK-u apo zyrat e huaja në Prishtinë.

Se kryetari LDK-së dhe përgjithësisht i „alternativës shqiptare“ Ibrahim Rugova, ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ky fakt nuk ishte i panjohur, por se kërkonte, që Kosovës t´i rikthehet autonomia dhe të mbetet në kuadër të shtetit serbë, për t´i gëzuar vetëm të drejtat si pakicë kombëtare etj., edhe pas shpalljes së deklaratës së „2 korrikut“ dhe Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, këtë fakt asokohe shumë pakë shqiptarë e kanë ditur.

A ka udhëtuar Rugova edhe herë të tjera në Beograd,
gjatë viteve të 90-ta?!

Kur bëhet fjalë për shkuarjen e Ibrahim Rugovës në Beograd (edhe pas 2 korrikut e 7 shtatorit 1990), s´mund të thuhet se ky ka qenë itinerari i tij i fundit në relacionin Prishtinë - Beograd. Tashmë dihet publikisht se Ibrahim Rugova më 15 maj 1998 është takuar me Sllobodan Millosheviqin në Beograd ( në rezidencën e tij në Beli Dvor), por ekzistojnë disa fakte tjera, që hedhin dritë për kontaktet e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës me Beogradin.

Për të dhënë një pasqyrim sipërfaqësor, me këtë rast po i referohem gazetës „Epoka e Re“. Në një shkrim të kësaj gazete me titull: “Rugova do të ketë telashe me faktet - Këto janë thënë në LDK…dhe janë bërë nga LDK“, thuhet (po citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimë sa herë ka fjetur në shtëpinë e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqëruesit e tij (njëri i vrarë gjatë luftës, tjetri pas luftës, tjetri largë tij…) nuk kanë lënë asnjë gjurmë për vozitjet që ia bënin për në Beograd, ndërsa në Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugën me policinë serbe për Dedinje? Mos t´ia hajë mendja! Ne, dimë se është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb. Paratë kanë përfunduar në FV Bankë, në fund.” ( Burimi: gazeta “Epoka e re”, E enjte 27 shkurt 2003, fq.11.)

Ky informacion bën të kuptosh se Rugova ka pasur edh takime të tjera me Millosheviqin dhe implikime në afera të pista. Ndërsa lidhur me takimet sekrete në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, të organizuara nga binomi Millosheviq - Rugova në periudhën 1994 – 1997, dhe rreth aferës së telekomit serbo-italian, do të bëjmë fjalë në një kapitull të veçantë.

Marre nga BashkimiKombetar
 
kto qka ke thon ti asgje nuk vlen kejt jon shkrime t'SHIKU-t vet pe sheh EPOKA E RE gazeta osht gazet e hashim thacit prei krijimit t'ksaj gazete eshte dit , kshtu qe kto nuk vlejn asgje , sepse Ibrahim Rugova ne menyr paqesore e ka arrit ket gje se u kon njeri qe e ka vizitu Bill Clintonin po thuajse gjdo jav edhe vet kur erdhi clintoni tash vet deklaroj me gojen e tij qe tha qe Rugova u kon vizitori ma i madh edhe ma i mir te aj .

UCK-ja u kon ni shtyll e ksaj qe kem arrit tash por ke shum vende qe luftojn gjdo dit po askush nuk i ndihmon qe dmth me luft nese nuk ke Faqa e forc nuk arrin asgje , por Ibrahim Rugova prei kur ka dal publikisht ka vizitu shum shtete europiane edhe ameriken dhe ka kerku ndihm ne agjenden e tij u kon vetem PAVARESI asgje tjeter , e tjeter send osht qe shum shqiptarve prei shiku-t t'hashim thacit ju kan mbyll vesht e syt e nuk e kan desht , kur vdiq Rugova te gjitha ftyrat publike vendore e jasht vendit kan ardh , kurse sot pas vdekjes se tij edhe armiku i tij ma i madh ma i madh se milloshevici , shkon te varri i tij e aj eshte hashim thaci qe shum her ka provu me vra . po skom qka e zgjati un ma shum sepse ti je njoni prei personav qe to kan mbyll syt e vesht nga rrenat e hashim thacit edhe kompanis te tij .

edhe si te tregova aty qe nuk e paske lexu me duket bashkimi ka qen larg ne at koh por edhe tani eshte larg , po sidomos ne at koh kur kan udhehec komunisto-socialistat . ;) hajt tung
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Realpolitika e Ibrahim Rugovës
( 17 )

Përmbajtja:

- Forcimi politik i Ibrahim Rugovës…

- Pranimi i konkluzioneve të Grupit të Kontaktit pa vërejtje nga Rugova;

- G-15´shi i Ibrahim Rugovës për dialog me Serbinë!

- Kërskea e GK-së për fillimin e dialogut Prishtinë- Beograd dhe prejudikimi i statusit të Kosovës;

- Reduktimi G-15´shit në G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja për zhvillimin e negociatave me Serbinë në dy faza;

- Takimi Millosheviq-Rugova më 15 maj 1998 në Beograd;

- Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë më 22 maj 1998 në selin e LDK-së pa ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare;

- اfarë historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit Danelly në Velani, derisa po mbahej takimi në selinë e LDK-së?!

* * *

Roli i Ibrahim Rugovës në negociatat me Serbinë
dhe injorimi i faktorit UاK, në vitin 1998

Shkruan: Sheradin BERISHA / 16. 06. 2008

Forcimi politik i Ibrahim Rugovës…

Janari i vitit 1998, solli me vete kumtin e fundit të paqes së rrejshme në Kosovë. Atëkohë kur UاK-ja po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotruese e situatës në Kosovë, u vu në lëvizje diplomacia ndërkombëtare, për të parandaluar rrjedhën e ngjarjeve që çonin pashmangshëm drejt luftës. Qasja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërtohej mbi qëndrimin e njohur siç ishte mospranimi i gjendjes status quo dhe kundërshtimi i aspiratave të shqiptarëve për pavarësi.

Mbi këtë bazë, gjatë vitit 1998, Grupi i Kontaktit dhe qendrat tjera ndërkombëtare të vendosjes përmes diplomacisë së ashtuquajtur lëvizëse, do të ngarendin sa në Beograd e sa në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje politike për Kosovën, përmes negociatave. Ngjarjet më kulmore që i dhanë kahje zhvillimeve politike në Kosovë, konsiderohen vizitat e shpeshta të ambasadorit amerikan Robert Geldbard, i deleguari special i SHBA-ve për ish-Jugosllavinë, në janar-mars të vitit 1998 në Prishtinë dhe në Beograd.

· Foto: Takimi Geldbard - Rugova në vitin 1998

Robert Geldbard në një nga takimet e tij (22.02.1998) me Ibrahim Rugovën në Prishtinënë publikisht e akuzoi “UاK-në si organizatë terroriste”, ndërsa kërkonte forcimin e lidershipit politik të moderuar në krye me Ibrahim Rugovën. Një ditë më vonë z.Geldbard gjatë një takimi me Millosheviqin, i dhuroi Beogradit lehtësitë duke deklaruar se disa nga sanksionet ekonomike do të hiqen! Ky veprim i diplomatit amerikan, skajshëmrisht akuzues për UاK-në, në të vërtet i dha forcë shtytëse në aspektin politik Ibrahim Rugovës, ndërsa në aspektin ushtarak e trimëroi Sllobodan Millosheviqin, për të marrë një ofensivë për zhbërjen e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, për vrasjen e shqiptarëve dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre.

· Foto: Tanksat e ushtrisë serbe në ofenzivë!

Pse mendoi kështu?!

E para: Porosia e amabasadorit Robert Geldbard, për forcimin e lidershipit në Kosovë, duket se Ibrahim Rugovës, i ka dhënë edhe një arsye më shumë për të vënë kontrollin e plotë dhe fuqizimin e tij brenda strukturave të LDK-së. Dhe këtë akt z.Rugova e kryen në Kuvendin e tretë të LDK-së, që mbahet më 25 shkurt 1998. Në këtë kuvend, Ibrahim Rugova në mënyrë autoritare largon nga organet drejtuese të LDK-së, ish të burgosurit politik në krye me Hydajet Hysenin, duke i zgjedhur në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë të gjithë ata që bënin Amin, për çdo vendim që do të merrte ai.

E dyta: Tri ditë më vonë (nga mbajtja e kuvendit të LDK-së), më 28 shkurt 1998 forcat ushtarake-policore të Millosheviqit në “emër të spastrimit të terenit nga bandat terroriste të UاK-së“ sulmuan fshatrat Qirez dhe Likoshan, me ç´rast vranë e masakruan 24 shqiptarë, gra, fëmijë e pleq të pafajshëm në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, një javë më vonë, më 5, 6 e 7 mars 1998, forcat barbare serbe sulmuan fshatin Prekaz, duke përdorur gjithë arsenalin ushtarak modern, kundër familjes së Shaban Jasharit. Pas një lufte tre ditore të pabarabart, çetnikët e Beogradit vranë mizorisht 56 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e të cilëve ra për të mos vdekur kurrë edhe komandanti legjendar i UاK-së Adem Jashari.

· Foto-shënime: Lexoni e shikoni masakrat e regjimit fashist të Millosheviqit, në Prekaz, Likoshan, اirez etj

Pranimi i konkluzioneve të Grupit të Kontaktit
pa vërejtje nga Ibrahim Rugova

Pas këtyre ngjarjeve, ndërhyri diplomacia ndërkombëtare, e cila kërkojë ndërprerjen e dhunës së armatosur për t´i lënë rrugë zgjidhjes së problemeve përmes dialogët në mes palëve.

Më 9 mars 1998 në Londër mbahet mbledhja e Grupit të Kontaktit, ku do të diskutohet për gjendjen e rëndë në Kosovë. Në deklaratën e Grupit të Kontaktit, kritikohet „përdorimi i tepruar i forcës“ dhe „tejkalimi i autorizimeve“ të njësive speciale të policisë serbe, „që ka sjellë për pasojë së paku 80 humbje jete“, ndërsa denohen në tërësi siç theksohet në deklaratë „aksionet terroriste të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, apo të çfarëdo grupi apo personi.“ Pra, Grupi i Kontaktit, operacionet shfarosëse të njësive speciale serbe kundër shqiptarëve i cilëson si përdorim i tepruar i forcës, ndërsa veprimet e UاK-së që ishin në mbrojte të popullatës shqiptare nga forcat serbe, i cilësonte si “arsione terroriste”!!!

Grupi i Kontaktit kërkon „nga presidenti Sllobodan Milosheviq të ndërmarrë hapa të shpejtë dhe efektivë për të ndërprerë dhunën dhe të angazhohet vendosmërisht për të gjetur një zgjidhje politike të çështjes së Kosovës përmes dialogut. Në veçanti brenda 10 ditëve ai duhet: - të tërheqë njësitë e policisë speciale dhe të ndërprejë veprimet e forcave të drejtuara kundër popullsisë civile, - që të deklarohet vetë publikisht mbi fillimin e procesit të dialogut në pajtim me paragrafin 10, me udhëheqjen e komunitetit shqiptar të Kosovës.“

Në konkluzat e Grupit të Kontaktit, vijëzohet qartë kundërshtimi për pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që RSFJ-së gjegjësisht Serbisë po i ofrohej një shans shtesë për t´iu shmangur sanksioneve ekonomike të përgatitura prej kohësh.

· Lexo të plotë: Deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën

Faktori politik shqiptar në krye me Ibrahim Rugovën pa asnjë vërejtje i mbështet konkluzionet e Grupit të Kontaktit, ndërsa po atë ditë (9.03.1998) kur Grupi i Kontaktit ishte mbledhur në Londër, reagon SHQ i UاK-së përmes Komunikatës nr.45. Në komunikatë thuhet: “Shtabi Qëndror i UاK-së u bën me dije forcave politike në botë dhe institucioneve dhe organizmave ndërkombëtare, në veçanti Grupit të Kontaktit që takohet sot në Londër, si UE-së, OKB-së e shteteve demokratike, se UاK dhe populli shqiptar do të vazhdojnë luftën çlirimtare, mbi bazën e vullnetit historik për pavarësi. Nga qendrat në botë kërkohet të pranojnë shtetin e Kosovës, ndërsa pushtuesin serb ta ndëshkojnë në bazë të konventave ndërkombëtare për luftën, mbasi dëshmohet lufta e tij fashiste për të zhdukur popullin shqiptar.“

Në vazhdën e aktiviteteve diplomatike, më 17 mars 1998 ministria e jashtme ruse, kishte marrë nismën për një zgjidhje politike për Kosovën. “E binda Millosheviqin, në bisedën kokë më kokë, më 17 mars 1998”, pohonte ish-ministri i Jashtëm rus Primakov që “të merrte nismë lidhur me autonominë e Kosovës; të urdhëronte njësitë ushtarake të ktheheshin në kazerma; që personalisht të angazhohej për të filluar negociatat me liderin e krahut të moderuar të kosovarëve Ibrahim Rugovën dhe të pranonte vëzhguesit e OSBE-së.” (J.Primakov: Memoare, Jeta ime në politikën e lartë, fejton politik, “Zëri” 30 maj 2002, fq.9.)
G-15´shi i Ibrahim Rugovës për dialog me Serbinë!

Në frymën e qëndrimeve të Grupit të Kontaktit, më 18 mars 1998 i deleguari amerikan për çështje të Ballkanit ambasadori Geldbard, merrë pëlqimin e Ibrahim Rugovës, të këtij “kolosi të brishtë” (siç e cilësonin analistët perëndimor Rugovën) për formimin e Grupit Negociator për dialog me Serbinë, ani pse Ibrahim Rugova ato ditë bënte fushatë për zgjedhjet “presidenciale e parlamentare“ të 22 marsit 1998 !!! Më 18 mars para gazetarëve (në hyrje të selisë së LDK-së) Ibrahim Rugova deklaron: ”Në bisedë me ambasadorin amerikan Geldbard, unë rikonfirmova zotimin tim të fuqishëm për dialog, si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e problemeve të ngutshme në Kosovë.” “Për të qenë i suksesshëm dialogu”,- theksonte Rugova, “duhet të përfshihet patjetër këmbimi i hapur dhe i pakushtëzuar mes përfaqësuesve të zgjedhur të udhëheqjes së Kosovës dhe përfaqësuesve të presidentit Millosheviq, siç është bërë thirrje javën e kaluar në Londër nga ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit”.

Vini re!

Më 22 mars 1998 mbahen zgjedhjet “presidenciale dhe parlamentare” në Kosovë, ndërsa të nesërmen më 23 mars në Prishtinë nga grupi 3+3( i përcaktuar qysh në marrëveshjen Millosheviq-Rugova më 1.09.1996), në mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, nënshkruhet aneksi për normalizimin e arsimit shqip në Kosovë. Grupi 3+3 që nënshkroi aneks marrëveshjen më 23 mars ishte vazhdimësi e bisedave të mëhershme në mes të Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin, dhe nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me themelimin e grupit të ri negociatorë, që do të quhet G-15, edhe pse kemi të bëjmë me të njejtit njerëz në krye të këtij grupi.

· Fotodokument: Akti i nënshkrimit të aneksit për arsim, më 23 mars 1998 në ambientet e Bibliotekës kombëtare në Prishtinë.

Më 24 mars 1998 (atë ditë kur kishte shpërthyer lufta në fshatin Gllogjan të Dukagjinit, në mes të forcave pushtuese serbe dhe UاK-së) Ibrahim Rugova pasi shpalli rezultatin e zgjedhjeve, ku ai dhe partia e tij kishin triumfuar bindshëm në këto zgjedhje farsë, do të kumtojë listën prej 15 negociatorëve të Kosovës “G-15”, të cilët Rugova i quan si “Grup Këshilldhënësish”, për të përgatitur një platformë për bisedime me përfaqësuesit e Millosheviqit.

Në listën e G-15-shit, me sugjerimin edhe të ambasadorit Geldbard u përfshinë: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Rexhep Ismajli, Mark Krasniqi, Pajazit Nushi, Esat Stavileci, Adem Demaçi, Veton Surroi, Mahmut Bakalli, Hydajet Hyseni, Shkëlzen Maliqi, Bujar Dugolli dhe Blerim Shala. Adem Demaçi, ndonëse nuk ishte pyetur fare për këtë punë, është prononcuar kundër pjesëmarrjes në këtë grup, duke e quajtur këtë nismë si “mashtrim të ri të Ibrahim Rugovës…”, ndërsa Hydajet Hyseni e Bujar Dugolli largohen nga ky grup me 13 maj 1998, në momentin kur merret vesh se pa dijen e “G-15” Ibrahim Rugova kishte vendosur të takohet me Millosheviqin më 15 maj në Beograd.

Blerim Shala, ish-zëdhënës i grupit G15, kujton se „sesioni i parë i G-15 që u mbajt më 25 mars, do të jetë një mbledhje e paorganizuar, pa fillim dhe pa fund, pa pasur të qartë pse jemi thirrur, çka jemi në të vërtet, këshilltarë apo negociatorë, dhe cili është misionin ynë i njëmendtë. Rugova në fillim na tha se janë disa pika të cilave duhet t´u përmbahet pala kosovare në negociata…dhe ato ashtu si ishin hedhur në letër prej tij, diheshin përmendësh prej secilit shqiptar të Kosovës. Në këtë takim të parë, ne - thotë Shala, nuk morëm vesh se çka jemi, nuk filluam fare bisedën për strategjinë negociuese dhe fare pak folëm për luftën, e cila tashmë po hynte në muajin e dytë.“( B.Shala- Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000, fq.41) Një rrëmujë e tillë, e shkaktuar nga Ibrahim Rugova, do të vazhdojë deri në fund të ekzistimit të G-15, deri në korrik të vitit 1998.

· Foto: Blerim Shala, ish-zëdhënës i grupit G15

Kërskea e GK-së për fillimin e dialogut Prishtinë- Beograd
dhe prejudikimi i statusit të Kosovës

Po, më 25 mars 1998 Grupi i Kontaktit mban mbledhjen e radhës në Bon ku shqyrtohet situata në Kosovë, ndërkaq të nesërmen më 26 mars, ambasadori amerikan Robert Geldbard së bashku me Jeremy Greenstock, Drejtor politik në Foreign Office të Anglisë, vizitojnë Prishtinën për t´ja kumtuar Ibrahim Rugovës qëndrimet e Mbledhjes së Bonit. Ndonëse Grupi i Kontaktit ka kërkuar që sa më shpejt të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd, në pikën 13 të konkluzioneve të Bonit theksohet se GK angazhohet për një “autonomi të gjerë dhe vetadministrim të mirëfillt të Kosovës” dhe kjo prejudikonte qartë ecurin e negociatave dhe përcaktimin e kornizës së tyre.

Edhe Këshilli i Evropës, nxori një rezolutë, sipas së cilës “kërkohej fillimi i bisedimeve të menjëhershme të Serbisë - RFJ me shqiptarët e Kosovës”. Dhe, në atë rezolutë mbështetej “vetëm një autonomi në kuadër të RFJ-së për Kosovën”. Ndërkaq, Ibrahim Rugova në një konferencë për shtyp, duke përmendur rezolutën e Këshillit të Evropës, e cila prejudikonte qartë statusin e Kosovës, deklaron: “Shpresoj se së shpejti Kosova do të bëhet anëtare e këtij asociacioni” (e Këshillit të Evropës - v. ime). اudi! Kosova akoma pa qenë subjekt i pranuar ndërkombëtarisht, për më keq atëkohë kur bashkësia ndërkombëtare kërkonte me ngulmë autonomi për kosovën në kuadër të Serbisë, Ibrahim Rugova flet për anëtarësimin e shpejt të Kosovës në Këshillin e Evropës. Duhesh me qenë idiot dhe i pandërgjegjshëm, që ta marrësh seriozisht këtë deklarim të Ibrahim Rugovës.

Reduktimi G-15´shit në G-4 nga Ibrahim Rugova dhe ideja
për zhvillimin e negociatave me Serbinë në dy faza

Ibrahim Rugova meqë vetë vendoste e vetë vuloste për ecurin e procesit negociator brenda faktorit politik shqiptar, më 6 prill 1998 në një mbledhje të radhës të G-15 ai grupin G-15 e reduktoi në G-4 (prej katër vetash), të cilët sipas tij duhej të përbënin Grupin e mirëfillt Negociator të Kosovës.

Në G-4 ishin:

- Dr. Fehmi Agani,

- Mahmut Bakalli,

- Pajazit Nushi dhe

- Veton Surroi.

Pas këtij propozimi të Rugovës, pjestarët e mbetur të G-15, nuk e dinin se cili do të jetë roli i tyre në këtë mishmash të krijuar nga Rugova. Këto marifetllëqe politike të Ibrahim Rugovës, po zhvilloheshin në Prishtinë, pikërisht në kohën kur në shumë pjesë të Kosovës, UاK-ja zhvillonte luftë çlirimtare kundër forcave pushtuese serbe
 
Titulli: 4 Vjetori i vdekjes se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

e i shkreti rugova do te jeshe gjithmone ne trurin tone dhe zemrat tona pasi ke qene lider ne vete ne dekadat e fundir arite me sakrificen tende te beshe kosoven shtet sovran dhe demokratik te beshe kosoven shtet qe me shekuj e kemi pritur kemi derdhur gjak si lumi por me ne funde e gezojm nje gje te tille ZOTI te shperblefte me PARAJSE dhe familjen tende e largofte nga e keqja
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top