4 shenja qe ai eshte feminist

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mos është shumë i mirë për të qenë i vërtetë? Ndoshta është. Konsiderojini pikat e mëposthme për të kuptuar nëse është vërtet një feminist apo jo.

Images.jpg

Premton shume gjera shume shpejt

Sapo jeni njohur, dhe që tani po ju flet për të ardhmen. Feministi nuk ka frikë të premtojë botën, pasi nuk do të jetë aty në të ardhmen që të plotësojë këto dëshira. Nëse ai premton shumë, shumë shpejt ki kujdes; Ndoshta po të thotë atë çfarë ti ke dëshirë të dëgjosh.

Nuk te thërret kurrë ne emër

Të thërret zemër, shpirt, kukulla,bukuroshe e të tjera. Në fillim është bukur, por më pas kuptoni se ju thërret rrallë ose gati fare në emrin tuaj. Kështu është stili; Nëse feministi nuk ju thërret kurrë në emër, atëherë nuk do të rrezikojë t’jua ngatërrojë emrin me atë të një vajze tjetër.

Nuk ka asnjë shoqe te ngushte

Ai ka shumë të njohura. Ne Facebook ka më tepër vajza se djem. Merr shumë mesazhe nga femrat… por nuk ka asnjë shoqe të ngushtë prej tyre. Feministi ka shumë të “njohura” sepse shpreson të bëjë se-ks me të gjitha ato.

Ben shume komplimente

Të gjithave na pëlqejnë komentet- por në përgjithësi e dimë që komplimentet kanë motive pas tyre. Nëse ju bën komplimente më tepër se normalja, feministi po mundohet t’ju çojë në shtrat. ikub.al


Shtoni vajza/graria,,(qe thote Kitrra..) pika te tjera mendimet tuaja,,
ndersa meshkujt te kundershtojn me fakte po te duan..:p
 
Last edited by a moderator:
Titulli: 4 shenja qe ai eshte feminist

weeeeeee qenka fix per mu ky ahaahahahah

Per emer ska nevoje ,,jam endrra

per komplimenta jo e jo se i bej vetes mjaftushem

per shoqe te ngushte sme intereson ,pasi te mbaroj une pune me te :p

(kto jane te gjitha supozime ..por nese do te isha e disponueshme ne ket menyre do veproja )LOLLOLLOL
 
Titulli: 4 shenja qe ai eshte feminist

Po qe qenkam femnist une dhe nuk e paskam ditur !!!!
 
Titulli: 4 shenja qe ai eshte feminist

Jane disa gjera te cilat meshkujt bejne kur pelqejne nje femer. Nese ai ben njeren nga keto gjera,ndoshta nuk eshte edhe aq i interesuar; por nese ben 4-5 nga keto gjera mbase eshte vertete i interesuar per ju… Te buzeqesh. Shpesh.
 
Titulli: 4 shenja qe ai eshte feminist

Une se di ku e ka gjet Nevi kete titull por feminist nuk do te thote mashkull qe bredh pas femrave.Feminizmi eshte levizje pro te drejtave te grave.Kushdo prej nesh mund te jete feminist.Une e konsideroj veten feminist sepse jam per te drejta te barabarta mes femres dhe mashkullit.
Tjeter gje pastaj qe shumica e femrave kur thone qe jane feministe nenkuptojne qe duan te komandojne ato dhe duan me shume te drejta se mashkulli :p. por feminizmi ka lindur per te drejta te barabarta mes mashkullit e femres.
 
Titulli: 4 shenja qe ai eshte feminist

E perse te therras ne emer kur mund the thote bukuroshe omorfula hahaha e kshu gjanash te ambla :p
 
Titulli: 4 shenja qe ai eshte feminist

Se besoj te jete keshtu, por nqs i ben komplientet e premtimet me te gjitha ateher po qe s'duhet ti besoni :p
gjthss me fjalen feminizem esht abuzuar aq shume saqe pak veta e dine si lindi dhe pse ky term, Lol
 
Titulli: 4 shenja qe ai eshte feminist

Jo ka te drejt levoyager per termin feminist.. duhet ta kishin van play boy, ***, ***** yyyff ka plot terme me te sakta.
kur etiketohet nje mashkull si 'feminist' knej konceptohet si gay direkt... se kto jan tgjith maskilist gjoja lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top