“4 milionë grekë kanë gjak të pastër shqiptar, janë arvanitas”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“4 milionë grekë kanë gjakë të pastër shqiptar, janë arvanitas”

img_2977-660x330-640x320.jpg


Llalla sapo ka përfunduar librin e parë në shqip për “Demografinë e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke).
Ai tregon se për realizimin e tij ka takuar stërnipin e اerçiz Topullit, kushërirën e Fan Nolit, Maria Kutulidhin, nipin e Avni Rustemit etj. Valeria Dedaj -Pas një pune disa vjeçare historiani Arben Llalla boton të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptarë në Greqinë e Veriut. Të dhënat fillojnë që në vitin 1913, kur dhe filloj shpërngulja e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme. Fillimisht kanë qenë rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera.

Sipas studiuesit Llalla, në një intervistë për “Shekullin” në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, kurse sot pas 100 vitesh gjuha shqipe flitet në 42 fshatra. Libri “Demografin e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) flet dhe për ndikimin e luftërave Ballkanike dhe më pas atyre Botërore në këto zona Llalla thotë se: “popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundën të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek, derisa dalëngadalë filluan të asimiloheshin ndër vite”. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave Llalla i ka vizituar gjatë viteve 1991-‘04, kur ka jetuar në Greqi.

Ai ka takuar dhe grekë me origjinë shqiptare të cilët ende flisnin shqip. “Jam takuar në Konicë me stërnipin e اeçiz Topullit më vitet 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar se kishte vdekur”.

Por cili është qëllimi i autorit që për disa vjet ka punuar me këtë libër? “Qëllimi im kryesor në këtë libër është të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron…”.
Ky është libri i parë në shqip ku lexuesit mund të njihet me demografinë e fshatrave shqiptarë në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Burimet kryesore që Llalla ka përdorur kanë qenë librat Etnografik të studiuesve francez, gjerman, serb, bullgarë dhe grek si Ami Boues, Adolphe Joanne, Emile Isambert, Guilaume Lejean, J.
Lewis Farley, Joannoy N. Kallostipi, Kleanthis Nikolaidhis, Aleksandros Dagas, Nikolaos Th. Shina, Dhimitri Lithoksou, Athanasios Halkopulos, Spiridon Gopsheviç, Borivoje Millojeviç, Vasili Kënçov, Dimitar Mishev – Brancoff etj. Si lindi libri “Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke)? Para disa vitesh kam botuar disa studime rreth fshatrave shqiptarë në Janinë, More-Pelomponezi, Follirin, Kostur dhe Tiqeri, por disa historian me tituj prof.dr të cilët bëjnë histori nga zyrat politike dhe kamerat televizive filluan ti kopjonin studimet e mia pa më cituar, pati edhe nga ata që bënin copi dhe paste.

Kështu, mendova të filloj mbledhjen e materialeve për botimin e librit. Deri tani për fat të keq nuk ka asnjë libër për demografinë e viseve shqiptare në Ballkan, prandaj kemi edhe mungesa të informacioneve sepse shpeshherë studiuesit që janë marrë me këto studime i paraqesin shqiptarët si turq, bullgar, serb dhe grek. greket shqiptar2 Sa ka qenë numri i vendbanimeve shqiptare në të cilat flitej shqip? Në libër unë flas vetëm për vendbanimet shqiptare në Greqinë e Veriut e njohur ndryshe Maqedonia e Egjeut dhe Trakia greke.
Në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 në prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Ka nga ata studiues shqiptarë që japin deklarata se ka pasur 60 apo 100 fshatra, por nuk japin të dhëna vetëm flasin kot. Mendoj që mbi pasionin edhe emocionet duhet thënë e vërteta shkencore ashtu siç ka qenë.

Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Prefektura e Kosturit deri në vitin 1920 njihej si Shqipëri, të paktën nga kartolinat e kohës që janë botuar në Francë dhe shitur në Europë, ku qytetin e Kosturit e përcaktonin si Shqipëri.
Vazhdon të flitet ende në shqip në këto vendbanime? Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj. Kur them flitet gjuha shqipe ende, kam parasysh të vërtetuar në bazë të shkencës, deklaratave të tyre dhe medieve greke.
Pra, unë si mbështetës kam shfrytëzuar më shumë burimet greke duke ua mbyllur gojën replikave të tyre që mund të kemi për këtë libër. Kurse në tërë Greqinë gjuha shqipe duhet të flitet në rreth 1.5 milion njerëz dhe rreth 4 milion grek kanë origjinë të pastër shqiptare. Për këto ekzistojnë materiale me bollëk nëpër arkivat greke. Fotografit që përdorni në libër, çfarë tregojnë konkretisht? Fotot janë nga jeta e shqiptarëve në, Follorinë, Kostur, Negovan-Flamburo, Bellkambe- Dhrosopigi, Selanik si për shembull shtëpinë e figurës së shquar, Hasan Prishtinës. Këto ndërtesa janë ende pasuri shtetërore në Greqi, por që i përkasin shtetit shqiptar.
Ka foto nga dekorimi i Esat Pash Toptanit më gusht 1917 në Selanik nga gjenerali francez Serraiti si dhe pritja madhështore që ju bë Toptanit më 1916, po në Selanik. Ka një foto të pllakatës së kishës Shën Athanasi në Kostur ku janë shënuar emrat e Teodor dhe Stojë Muzakës. Janë edhe disa fotografi interesante të vitit 1923 nga shkëmbimi i popullsisë myslimane nga Greqia për në Turqi, ku shihen njerëz duke vajtuar sepse me dhunë braktisin shtëpitë e tyre, pasuritë e çdo gjë të çmuar dhe nisen në drejtim të paditur se çfarë jete i pret.
Kam përdorur gjithashtu dhe foto të refugjatëve të ardhur nga Rusia, Kaukazi dhe Azia e Vogël të cilët u vendosën në shtëpitë dhe tokat e myslimanëve turq, shqiptarë, pomak etj. Besimi fetar i banorëve ka qenë mysliman, por sa ka ndryshuar me kohën? Greqia u pastrua pothuajse nga elementi shqiptar mysliman 100%, ka rreth 150 mijë mysliman turq dhe pomak. Sot në fshatrat ku flitet gjuha shqipe banorët i përkasin besimit ortodoks.
Po përsa i përket personave që ke takuar personalisht në Greqi gjatë viteve 1991-’04, në Greqi, Vazhdojnë ti ruajnë ende traditat? Jam takuar në Konicë me stërnipin e اeçiz Topullit më 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar i njohur që kishte vdekur. Kam miqësi me shqiptarët ortodoks të Prefekturës së Evros, një ndër ta Kosta Kazaqi, i cili më ka ndihmuar shumë në studimet e mia, me një kushërirë të Fan Nolit, Maria Kutulidhi e cila jetonte në Selanik dhe jemi takuar me dhjetëra herë. Më kanë ndihmuar edhe nipi i Avni Rustemit, djali i motrës së tij, i cili jetonte në Selanik dhe quhej Gjeorgjio.
Pa folur për të ndierin Aristidh Kola, i cili më besoj para se të vdiste një arkiv me libra dhe revista nga jeta e arvanitasve. Më kanë ndihmuar edhe studiues grek të cilët e duan realitetin dhe të vërtetën. Dhe shumë të tjerë që për arsye të njohura nuk dua tua përmend emrin se mos dëmtohen…
Ndikimi i Luftërave Ballkanike dhe Botërore në asimilim Gjatë luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek për të ndenjur brenda territorit të shtetit grek dhe pse me kalimin e viteve do të asimiloheshin dalëngadalë. Shqiptarët gjatë periudhës së Perandorisë Osmane u dëmtuan më shumë nga të gjithë edhe pse ata përqafuan në masë të madhe islamin. Në dukje shqiptarët gëzonin privilegje në Perandorinë Osmane në krahasim me popujt e tjerë si grekët, serbët, bullgarët, armenët etj., por në të vërtetë, shqiptarëve, nuk iu lejua pavarësimi i kishës ortodokse, nuk iu lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe, etj. Shqiptarët ishin të fundit që nga Perandoria Osmane iu lejua të themelonin shtetin e tyre të pavarur dhe kjo falë përkrahjes së shteteve si SHBAja, Italia dhe mbretërisë Austro-Hungareze.
Turqia për interesat e saj gjithnjë lidhi marrëveshje zyrtare me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Rusinë në dëm të interesave dhe tokave shqiptare. Nga viti 1912-1924, në shtëpitë e shqiptarëve, turqve, myslimanëve të tjerë dhe bullgarëve të përzënë nga Greqia u vendosën refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Këta refugjatë shteti grek qëllimisht i vendosi në zonat e banuara në shumicë jogreke si në Atikë-Beoti ku banojnë arvanitasit, në zonën e Maqedonisë ku banonin shqiptarë, bullgarë, turq, hebrenj dhe në Trakia, me qëllim që me kalimin viteve të bëheshin ndryshimet gjuhësore dhe kulturore, pra atje ku grekët ishin pakicë me ardhjen e refugjatëve do bëheshin shumicë. Sipas statistikave numri i refugjatëve të ardhur në tërë Greqinë pas vitit 1912, ishte 1.221.849 njerëz, rreth 20% të popullsisë së atëhershme që jetonte në Greqi.
Nga këta refugjatë 638.253 prej tyre u vendosën në Maqedoninë e Egjeut. Kjo shifër përbënte 45% të popullsisë së përgjithshme në këtë krahinë.
Nga ana antropologjike, gjuhësore dhe veshja tradicionale refugjatët e ardhur nuk kanë lidhje me qytetërimin antik grek dhe me luftëtarët që themeluan Greqinë Moderne të 1821. Ata më shumë ndihen në zakone si turq dhe sllavë aziatik se sa grek, trashëgimtarë të Sofokliut, Aristotelit, Herodotit, Kolokotronit, Boçarit, Karaiskaqit, Kunduriotit, Pangallos, etj. Këtë shqetësim, për dallimin e racave brenda vetë popullit grek e ka shprehur edhe shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën NY TIMES.


b.thealbanian.co.uk
 
Ironia dhe fatkeqesia eshte se sot shume nga arvanitet jo vetem qe e mohojne origjinen e tyre por jane kthyer ne anti shqiptar. Nje pjese e madhe e 'agimi i arte' jane pikerisht me origjine shqiptare.
 
Ironia dhe fatkeqesia eshte se sot shume nga arvanitet jo vetem qe e mohojne origjinen e tyre por jane kthyer ne anti shqiptar. Nje pjese e madhe e 'agimi i arte' jane pikerisht me origjine shqiptare.

Nuk me ka rastisur fati te njoh arvanite te mohojne gjuhen e zakonet e tyre Aver.
Perndryshe!
Ata e flasin,edhe e ruajne.
S'ka femije nga familje arvanitase te mos dije gjuhen e tyre(cuditerisht e veshtire per ti kuptuar me shqipen,me nje dialekt te cuditshem ).

Ata kan 600 vite qe e ruajne e kusur.
E sot per 20 vite qe eshte pesuar nje asimilim te nje niveli marramends :(

Ne jemi njerez pa indetitet,kopjace,ku adhurojme te huajen,jo tonen.

Duhet te them qe ne qytetete ku banohen nga arvanitas e ne kafenete e tyre flitet shqip.
Te gjithe me njeri tjetrin flasin po shqip.
Ku kam njohur te tille,e bejne te dukshme e me ndjenjen e mire te tyren qe jam arvanitas.
S'kam pare njeri ta fshehe ate.
 
Nuk me ka rastisur fati te njoh arvanite te mohojne gjuhen e zakonet e tyre Aver.
Perndryshe!
Ata e flasin,edhe e ruajne.
S'ka femije nga familje arvanitase te mos dije gjuhen e tyre(cuditerisht e veshtire per ti kuptuar me shqipen,me nje dialekt te cuditshem ).

Ata kan 600 vite qe e ruajne e kusur.
E sot per 20 vite qe eshte pesuar nje asimilim te nje niveli marramends :(

Ne jemi njerez pa indetitet,kopjace,ku adhurojme te huajen,jo tonen.

Duhet te them qe ne qytetete ku banohen nga arvanitas e ne kafenete e tyre flitet shqip.
Te gjithe me njeri tjetrin flasin po shqip.
Ku kam njohur te tille,e bejne te dukshme e me ndjenjen e mire te tyren qe jam arvanitas.
S'kam pare njeri ta fshehe ate.

Une do te doja shume qe te jete keshtu si thua ti Passion, sidomos nese flasim per kete shifren prej 4 milion. Perderisa e ruajne gjuhen dhe traditat ka shprese qe nje dite te ndodhin ndryshime kushtetuese ne Greqi dhe secili te deklarohet lirisht per perkatesise etnike, edhe pse duke e pas parasyshe cfare shteti eshte Greqia duhet kohe.

Ndersa sa i perket 'agimit te arte' nuk e luan topi qe eshte e themeluar dhe perbere nga shume arvanitas, nder ta edhe Kristo Papas si me i zeshmi.
 
Passion, faleminderit qe na dhe nje mendim real, te prekur, se sa qindra fjale boshese.

Ne kemi nevoje te njihemi me arvanitasit dhe kontributin e tyre te jashtezakonshem ne ruajtjen e identitetit tone kombetar.

Darius
 
Te jesh mire Darius :)

C'ka flas e kam nga eksperienca e imja e disa viteve te rrahur me mentalitetin grek(dikur).

Aver djali!
Llalla me c'ka e lexoj vite si historian eshte pak si shume i ndikuar me ate frymen e nje nacionalisti,por ne kete pike pajtohem plotesisht.
Jan krahina te tera qe jetohen nga ajo popullsi. :)
Ata percmohen nga policia kryesisht,e per kete qs dikushi s'pajtohet ka plot video te tilla.
Shteti helen perpiqet me te gjitha instrumentet te mos dal nje dite e verteta.
Qe eshte ndertuar gjithcka mbi genjeshtren.

Aver!

Me e dhimbshme eshte kur sheh persona(emigrante shqiptare) qe mendojne se kane njohurite e duhura ,e fillojne perciptazi qe behen me grek se grekt me paragjykimet drejt popullit,vendit,kultures,zakonit.

Keta tipa e grekt i urrejne :)
Njehere ne jeten time atje kam pare dike qe thosh jam serb(emigrant nga Durresi) :(

HAHAHAHA!
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kjo video shpjegon qartazi cfare ka ndodhur dikur ne kohe , por edhe sot .
Eshte e vertete qe ata nuk i mohojne rrenjet , por frika ekziston pasi autoritetet greke jane shume vigjilente dhe per me teper mund ti shpallin "Non Grata".
 
1443 -Pavaresia e pare e Shqiperise

Më poshtë po sjellim një kronologji ngjarjesh gjatë viteve 1385-1912 të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve turq nga libri “Studime dhe tekste historike” i albanologut të shquar italian Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiranë 2010, f.129-136:

1423, Shqiptarët e Moresë çohen në kryengritje kundër turqëve.
1432, kryengritja antiturke e udhëhequr nga Topi Golemi.
1434, kryengritja antiturke e udhehëqur nga Gjergj Arianiti.
1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit në luftërat antiturke.
1481, pas vdekjes së Sulltan Mehmetit II mbarë Arbëria ngrihet në kryengritje.
1488, kryengritja e udhëhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti.
1497, kryengritje antuturke me ndihmën e Venedikut.
1536, shqiptarët çohen në kryengritje të ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.
1570-1571, kryengritja shqiptare kundër turqve në prag të shpërthimit të betejës së Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejës çohet peshë kundra turqve.
1580, kryengritje antiturke. Shqiptarët shkojnë edhe në ndihmë të Princit Mihail të Rumanisë.
1593-1596, kryengritje të mëdha antiturke në Shqipëri.
1596, kryengritja antiturke e himariotëve.
1611-1624, Kelmendasit ngrihen në kryengritje antiturke.
1668, kryengritje e madhe antiturke në Kosovë.
1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi çohen në luftë kundra turqve.
Shekulli XVIII, Shqipëria është një vatër kryengritjesh të pandërprera
1737, ushtria austriake hyn në Kosovë, popullsia shqiptare çohet në luftë kundra turqve.
1740-1830, kryengritje të pandërprera antiturke nga shqiptarët.
1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinë turke të nisur kundër tij.
1833, kryengritje në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut kundra reformave të Tanzimatit.
1835-1836, kryengritja e shkodranëve dhe malësorëve kundër sundimtarit turk, Osman Pasha.
1837, kryengritje antiturke në Shqipërinë e Jugut e udhëhequr nga Ali Bej Frakulla.
1839, kryengritje shqiptarëve në Prizren që e detyrojnë sundimtarin turk, Ismet Pashën të largohet.
1843, kryengritje shqiptare në Shkup, Prishtinë e Tetovë.
1845, kryengritje shqiptare në Gjakovë.
1846, kryengritje në Shqipërinë e Jugut, sidomos në Berat e Gjirokastër.
1849, kryengritja antiturke e malësorëve.
1852, Malësorët çohen përsëri në kryengritje.
1864, Banorët e Gjakovës çohen peshë kundër reformave të shpalluna nga Sulltani.
1870, Një Batalion elite me shqiptarë në krah të Caresësh Ruse, kundër Perandorisë Osmane.
1874, kryengritja e Kurveleshit, Labërisë dhe اamërisë.
1875, Dibra çohet peshë e rrënon kalanë turke të vendit.
1893, kryengritje e shqiptarëve kundër turqve.
1903, Gjakova çohet peshë kundra turqve. Vrasja e konsullit rus në Mitrovicë.
1904, lëvizje për pavarësi në Shqipërinë e Jugut.
1909, kryengritja kundër turqve të rinj.
1911, kryengritja e malësorëve në Shqipërinë e Veriut.
1912, kryengritja e Përgjithshme në Kosovë.

...500 vjet askush s'u interesua

1912 -Pavaresia e dyte e Shqiperise
1913 -Copetimi i Shqiperise
1914 -Formimi fallco i minoritetit grek per te shpetuar ne kete menyre krahasimi minoritetet shqiptare ne tokat e copetuara

...100 vjet askush s'u interesua

-Ndersa tema thote “4 milionë grekë kanë gjak të pastër shqiptar, janë arvanitas”, po pse nuk shikoni edhe ata 1/2/3/4 milione shqiptare qe bejne dokumenta greke pa qene grek fare?!

...mos po i shmangen pergjigjes ndoshta se 100 vjet nuk u interesuan ndonjehere per arvanitet, tani pse u kujtuan?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top