! - !
Once upon a time...
Përveç problemeve të shumta që sjell në shëndet, përfshirë ato me mushkëritë, me plakjen e parakohshme e shumë sëmundje të tjera, duhani, i cili me plotë gojën mund të thuhet se shkakton vdekjen, krijon edhe disa probleme të tjera që ndoshta nuk i dini. Ja cilat janë 4 prej tyre: -Tek të gjithë personat mbi 30 vjeç, femra dhe meshkuj që konsumojnë në mënyrë të rregullt duhan, efektet e tij negative të dukshme, shfaqen nëpërmjet krijimit të rrudhave. -Sa i takon anës estetike, veçanërisht të duarve, pirja e duhanit zverdh majat dhe rrëzat e thonjve. -Duhani ndikon edhe në shqisën e të shijuarit duke e ulur ndjeshmërinë nga ushqimet dhe duke “prishur” shijen e gojës. -Sa i takon rrudhave, duhani ndikon në zvogëlimin e nivelit të vitaminës A, e cila shkakton ndryshime të shumta në trupin e njeriut. /a.s/noa.al