4 gjëra që duhet t’i dini kur të takoheni me ish të dashurin tuaj

Ylli-1

Etnoshqiptar


Takimi me ish të dashurin edhe rastësisht në qytet mund të jetë diçka e pakëndshme. Këto duhet t’i keni parasysh kur të takoheni, qoftë edhe rastësisht.

Mund ta quani fat, rastësi apo thjesht fat, por nëse keni një ish të dashur, ju do të takoheni me të ndonjë ditë. Mund të kalojnë disa ditë pas ndarjes, apo ndonjëherë edhe disa vjet, por ndjenja e çuditshme dhe e pakëndshme e takimit me të do të shfaqet gjithnjë. Kjo për shkak se ju mund të jeni nostalgjike, të keni nevojë për një rast të dytë sepse ndjeni ende për të apo thjesht për shkak se sa herë që e shihni dëshironi ta kapni në fyt.

Flisni shkurt!
Mos e zgjasni bisedën nëse takoheni me ish të dashurin tuaj. Mundohuni të flisni sa më shkurt, duke qenë e shoqërueshme dhe e thjeshtë, por pa dhënë shenja romantike.

Vetëbesimi
Duhet të mundoheni të dukeni shumë me vetëbesim dhe të dukeni sikur nuk ju mungon asgjë dhe sikur jeni duke e shijuar jetën.

Kontakti
Nëse dëshironi të mbeteni në kontakt, bëjani të qartë atij, por mos merrni vendime të shpejta. Reflektoni arsyet e ndarjes suaj dhe atëherë mund të vendosni nëse ia vlen t’i jepni edhe një rast lidhjes suaj.

Mos shikoni prapa!
Sapo të përshëndeteni me të mos u ktheni për ta parë edhe një herë. Kjo mund të dërgojë një sinjal të gabuar. Madje edhe nëse vërtet filloni të ndiheni nostalgjike për kohët e vjetra, mos ia shfaqni këtë atij. Kur të mbaroni bisedën, vazhdoni të ecni pa shikuar mbrapa. /Telegrafi/
 
Titulli: 4 gjëra që duhet t’i dini kur të takoheni me ish të dashurin tuaj

Neqotese ndarja nuk eshte bere ne menyre paqesore..kur e takon ne rruge jo qe si flet fare
por do gjeje cdo menyre per te nderruar rruge,lol.

Ne ndarja ishte dicka me e qet..ne ndodh ta takosh di flasesh nje "Ckemi" e boll se sdo e besh terkuz..
 
Titulli: 4 gjëra që duhet t’i dini kur të takoheni me ish të dashurin tuaj

Mbase per lidhjet afat gjata jane keshilla te mira :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top