32 vjeçari i virgjër: U dobësova 100 kile por prapë femrat s’më afrohen

32 vjeçari Stephen Hodson nga Britania e Madhe megjithëse ka arritur një fitore të madhe në jetën e tij, duke u dobësuar rreth 100 kilogram brenda 18 muajsh, përsëri nuk është i lumtur. Shkak është lëkura e varur në të gjithë trupin që e bën atë jotërheqës për femrat. Ai ka rrëfyer për mediat se është akoma i virgjër dhe kjo gjë e mundon së tepërmi…Fillimisht femrat nuk i afroheshin për shkak të peshës. Ai peshonte 200 kilogram dhe u detyrua të hynte në dietë pas një momenti të sikletshëm kur mbeti në një furgon dhe nuk lëvizte. Ndërsa tashmë ia hedhur fajin lëkurës për këtë mungesë fati në dashuri. Ai detyrohet të veshë sërish rroba shumë të gjëra për të mbuluar këtë difekt që i ka ngelur për shkak të peshës së tepërt që kishte.
Megjithatë ai nuk është dorëzuar. Në gusht pritet që t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr lëkurën nga gjoksi, stomaku, krahët dhe këmbët. Operacioni do të kushtojë 10 mijë sterlina por ai shpreson që pas kësaj të ketë më fat me femrat e ndoshta të humb edhe virgjërinë./alb-observer.com/
ai.jpg

ai-1.jpg
 
Pe: 32 vjeçari i virgjër: U dobësova 100 kile por prapë femrat s’më afrohen

Ky mire qe qenka i virgjer qe ska gje te keqe,por me duket e ka lene me humbjen e virgjerise ti vijne dhe trute,se nuk paska hic...
 
Pe: 32 vjeçari i virgjër: U dobësova 100 kile por prapë femrat s’më afrohen

Gjynah cuni...ska ndonje vullnetare ketej rrotull :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top