braziljania
Anëtar i Nderuar
1. Testi i ADN-së
Viti 2008 ka sjellë risinë më të mahnitshme në fushën e gjenetikës dhe të mjeksisë. Tashmë ekzistojnë kompani të specializuara, të afta për të zbuluar sekretet tuaja gjenetike. Një test i thjeshtë pështyme apo i një fije të flokut mund të analizojë me imtësi dispozitat tuaja mbi më shumë se 90 veçori apo sëmundje të mundshme, që nga rënia e flokëve deri tek verbëria. Këtë vit nuk quhet arritje testi i ADN-së, por fakti që tashmë ai është bërë i prekshëm dhe me kosto të përballueshme për këdo. 600.000 përcaktuesit gjenetikë, të cilët identifikohen dhe interpretohen me anë të testit, përbëjnë "paraqitjen tënde dixhitale". Me fjalë të tjera, është i gjithë informacioni përtej imazhit që mund të shikosh në pasqyrë.
2. "Tesla Roadster"
Makinat elektrike kanë qenë gjithmonë miqësore, jo të zhurmshme dhe të pastra - por përfundimisht aspak seksi. Tesla Raodster ka ndryshuar gjithçka. Një makinë sportive e furnizuar me bateri e cila kushton 100.000 $ dhe arrin deri në një shpejtësi prej 200 km/orë, Roadster ka entuziazmuar shumë njerëz të apasionuar pas makinave ekologjike, që në vitin 2003 kur u bë publike për herë të parë. Shumë artistë si George Clooney, i janë bashkuar listës së gjatë të personave që presin fabrikimin e kësaj makine; shumë revista prestigjoze si ثired janë jargavitur gjatë gjithë kësaj kohe pas saj. Pas kaq vitesh ankthi dhe kurioziteti, Tesla Roadster e parë është shitur këtë vit. Kritikat kanë qenë të mahnitshme, por problemi i vetëm qëndron në faktin se edhe kjo kompani është prekur rëndë nga kriza financiare. Planet për të krijuar një makinë të bollshme elektrike me çmim ekonomik janë lënë në pritje dhe aktualisht kompania "Tesla" ka shkurtuar një pjesë të madhe të personelit.
3. Anija kozmike e studimit të Hënës
Ka shumë kohë që Amerika nuk prodhon më makinat më të mira të botës, por kur bëhet fjalë për satelitë dhe anije kozmike, asnjë nuk mund të krahasohet me të. NASA është duke e rikonfirmuar këtë fakt me anë të lëshimit të anijes kozmike IRO (Lunar Reconnaissance Orbiter) në shkurt të vitit 2009. Kjo anije do të studiojë atë çfarë ka studiuar çdo anije tjetër më parë në Hënë, gravitetin, temperaturën, por gjithashtu do të kërkojë për shenja të ujit apo akullit, një burim jetësor për një bazë të ardhshme në Hënë. Ajo gjithashtu do të përpilojë një hartë të saktë 3-dimensionale të Hënës duke përfshirë të gjashtë vendet e zbarkimit të Apollos. Ky në fakt do të jetë edhe qëllimi kryesor i misionit: të vërtetojë zbarkimin e Apollos në Hënë, i cili është dyshuar gjatë gjithë këtyre viteve.
4. Depozita e farave botërore
Gati çdo shtet ka rezerva të farave kryesore, në mënyrë që prodhimtaria të mos vdesë në rast katastrofe agrikulturore. Depozita e Farave Botërore Svalbard është ndërtuar këtë vit në një ishull të Spitbergen, në një zonë të thellë veriore të Norvegjisë dhe konsiderohet si rezerva e rezervave. Në fakt, është diçka shumë e nevojshme, pasi gjysma e bankave të farave në vendet më të zhvilluara janë në rrezik të lartë, jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga paqendrueshmëria e përgjithshme. Depozita mund të mbajë deri në 4.5 milion kampionë, të cilat do të ruhen në ambient të thatë në një temperaturë optimale deri në -18oC. Edhe nëse do të ketë difekte të ndryshme në makineritë e Depozitës, klima e Arktikut duhet t'i rruajë ato të padëmtuara për mijëra vjet. Vetëm duhet të shpresojmë që edhe mbas kaq shumë kohe t'i pëlqejmë akoma drithërat.