30 milionë euro nga turizmi në Sarandë

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Viti 2008 shënoi bumin më të paparë të turistëve në Sarandë. Vendas dhe të huaj, të organizuar me ture nga operatorët turistikë apo të nisur në grupe të vogla, familjare a shoqërore, pas kërkimeve në faqet e internetit vërshuan që nga fillimi i sezonit deri në dhjetëditorin e parë të muajit shtator. Kryebashkiaku i Sarandës, Edmond Gjoka pohon se numri i turistëve ka arritur deri në rreth 300 mijë dhe se parashikohet rritje deri në fund të këtij viti. Në një intervistë të dhënë për "Gazeta Shqiptare", Gjoka sqaron se ishin investimet e shumta, të bëra në infrastrukturë dhe masat e marra që para sezonit, të cilat çuan në rritjen e fluksit të turistëve. Sipas tij, të ardhurat nga turizmi për këtë vit pritet të arrijnë në 30 milionë euro.


اfarë do të veçonit nga sezoni turistik 2008?

Do të veçoja disa momente, por mbi të gjitha bumin më të madh të turistëve vendas dhe të huaj, fluks i panjohur kurrë më parë në Sarandë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë tonë, numri i turistëve arrin në rreth 300 mijë dhe parashikohet rritje deri në fund të vitit. Dua t'ju bëj një korrigjim: Saranda dhe Bashkia e saj kanë nisur të punojnë me filozofinë e një viti turistik, jo të një sezoni thjesht veror që nis si dikur në maj -qershor dhe përfundon në gusht! ثshtë kjo arsyeja që ende në Sarandë vazhdon turizmi edhe në shtator e më tej. Ceremonia festive e sezonit turistik në të shtunën e parë të muajit maj të çdo viti, sipas një vendimi të këshillit bashkiak, është një festë simbolike popullore, ku si të thuash, "ndizen motorët" për pikun e turizmit.

Parapërgatitja për një vit turistik ka impenjuar jo vetëm Bashkinë, por edhe vete biznesin turistik të hotelerisë dhe njësive të shërbimit. Këto të fundit janë parë nga ne si partnerë dhe Bashkia është munduar të jetë në rolin primar duke siguruar më shumë sipërfaqe të plazheve publike, një infrastrukturë më të mirë turistike publike. Tashmë nuk përbën më lajm të them që piku i verës kaloi pa asnjë problem në furnizimin me ujë të pijshëm, për shkak të investimeve dhe dyfishimit të sasisë së ujit. Këtë vit Bashkia punoi më mirë në drejtim të promocionit turistik të qytetit, me faqen e re të internetit në shqip dhe anglisht dhe në pamjen e publicitetit, por edhe në funksionimin 'non stop' të ZIT (zyrave të informacionit turistik).

Diçka për investimet në sektorët publikë gjatë këtij viti turistik?

Në prag të çeljes simbolike të sezonit më 3 maj, u përurua nga kryeministri Berisha rehabilitimi i plotë i rrugës nga hotel "Butrinti" në Kanalin e اukës, me një gjatësi rreth 3 km dhe me vlerë 3.5 milionë dollarë. Ky investim në këtë aks rrugor ka ndikuar sikurse pritej, pozitivisht, në zhvillimet turistike në këtë zonë me intensitet të lartë të njësive të hotelerisë, diskove verore, kompleksit modern të pishinave, etj. U mundësua me investimet e Bashkisë përmirësimi dhe rritja me 50 për qind e kapaciteteve të plazheve publike, si dhe përmirësimi cilësisht i infrastrukturës turistike e mjedisore të qytetit. Bashkia investoi nga të ardhurat e saj për rikonstruksionin dhe rivënien në punë pas gati 20 vjetësh të Muzeut Arkeologjik të qytetit "Onhezmi-Kaonia", pranë qendrës së qytetit, ku me bashkëpunimin e ngushtë me specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Arkeologjisë, ky muze është shndërruar së bashku me bazilikën paleokristiane dhe sinagogën hebraike, në pikat më të vizituara të turizmit kulturor në qytet, krahas qendrave të rëndësishme të turizmit kulturor, si Butrinti dhe Foinike.

A mund ta njohim lexuesin e Gazetës me investimet publike në proces dhe ato që do të kryhen gjatë 2009-ës, në dobi të zhvillimeve të mëtejshme turistike?

ثshtë në proces zbatimi i disa projekteve madhore me impakte të fuqishme në cilësinë e jetës së komunitetit në Sarandë dhe për turistët që e frekuentojnë këtë qytet në të katër stinët e vitit. Fillojnë punimet për përfundimin e rrugës Nr.5 (Loti 2 +3) me vlerë 2.5 milionë dollarë. Turistët që do të vijnë gjatë 2009-ës, do të kalojnë nëpër rrugën hyrëse e katër korsi, një projekt ambicioz i mbështetur nga qeveria me vlerë 3.5 milionë USD, e mjaft objekte të tjera të rëndësishme si shëtitorja përgjatë bregdetit, 3 kilometra e gjatë e 10 metra e gjerë, që parashikohet të nisë nga hotel "Butrinti"- në Kanalin e اukës, me vlerë 15 milionë dollarë, etj.

اfarë mund të na thoni për veprimtaritë kulturore e sportive në funksion të argëtimit të turistëve?

Bashkia ndoqi dhe po ndjek me precedencë kalendarin e aksioneve kryesore të veprimtarive kulturore, artistike e sportive si organizimi i edicionit të tretë kombëtar të Festivalit të Orkestrave frymore, ekspozitat e artit figurativ, Festivalin kombëtar të këngës e valles tradicionale çame, Maratonën e këngës popullore e qytetare, Kupën kombëtare të Futbollit për femra, koncerte publike me artistë shqiptarë e të huaj, pa harruar Festivalin ndërkombëtar "Butrinti 2000", me impakt në jetën kulturore të qytetit, etj. Por krahas bashkisë, edhe shumë subjekte private si kompleksi i pishinave "Keljani", pika turistike e Kalasë së Lëkurësit, hotele dhe disko të ndryshme kanë pasur kalendarin e tyre privat, që ka ndikuar në pasurimin dhe argëtimin e turistëve në Sarandë, ndaj për këtë, unë i përgëzoj për kontributin në krijimin e emrit të mirë dhe kënaqësive që përftojnë pushuesit nga "marka" Saranda.

Sa parashikohet që të jenë të ardhurat e siguruara nga turizmi për 2008-ën?

Të ardhurat nga turizmi që kanë hyrë dhe po hyjnë në Sarandë gjatë këtij viti, parashikohet të jenë mbi 30 milionë euro. Në disa milionë dollarë llogariten edhe investimet e biznesit privat gjatë viteve të fundit në Sarandë.
Si e vlerësoni përftimin e një imazhi të ri për zhvillimet turistike në Sarandë?
Vëmendja e Bashkisë dhe jo vetëm e saj, do të fokusohet në vijim për ruajtjen dhe konsolidimin e imazhit të ri. Biznesi turistik në Sarandë e ka kuptuar që imazhi është një çështje shumë e rëndësishme në promocionin e vlerave në një destinacion turistik si Saranda.


Balkanweb
 
Back
Top