Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Ehh po ndryshe si do mashtoheshim ne eee ??po pra.... me kaptinen berdunglla- berdunglla nga dajaku, por ama sapo dilje ne lagje krenoheshe qe kishe leket taze me ble akullore dhe filipipa apo Vap-Ik ose gurabije 5-lekshe..... ? ??
Shiko fotografinë 1920089
Skemi arrit akoma ne keto kercenime se i Kemi te vegjel,jemi akoma;mam hajde se u be 30 minutshi(ne rast se vete Te shoku)Se harrova kjo tema s'eshte vetem per mua ...apo skeni femije ju?
Kur isha ma i vogel kisha telefonate :vec mos me ardhsh ne shpi se te rregulloj un ty ???Shiko fotografinë 1913493
Nisur nga një pyetje në Twitter, Margò, administratorja e profilit të Anabel në Instagram, pyeti ndjekësit se cili është mesazhi më i shpeshtë që mami/babi u nisin më shpesh.
Shiko fotografinë 1913494
Nisur nga mesazhet, duket se pjesa dëmrruese u referohen mesazheve të mamave, të cilat janë këto:
1. Te frigoriferi anash të kam lënë (fillon lista e ilaçeve të fëmijëve).
2. Kur do vish?
3. Çfarë hëngre?
4. A ke ngrënë?
5. E ke bërë shtëpinë hotel.
6. Merr një bukë kur të vish.
7. Ku je?
8. Kur ke ndërmend të vish në shtëpi?
9. A e di rrugën për në shtëpi?
10. Sa e ke orën?
11. Do rrish edhe shumë?
12. Shkruaji pak x-it se ka ditëlindjen djali/vajza.
13. Del nga shtëpia dhe s’di më të kthehesh.
14. Do vish për drekë?
15. Të dua shumë.
16. Ku humbe?
17. Je veshur?
18. Merr tët vëlla në telefon të vijë në shtëpi se ty të dëgjon ai.
19. A ke arritur në shtëpi. E shkruan çdo natë (unë jetoj në shtëpi më vete).
20. Ngele rrugëve.
21. Akoma nuk je zgjuar?
22. E paske bërë shtëpinë dritë.
23. Mos harro bëj punët.
24. Ok.
25. A ka bukë?
26. Për pak e mbyllim hotelin.
27. Vajti ora 8, do hash gjobë.
28. Për të larë i ke rrobat mbi krevat?
29. Mos ec shpejt me makinë.
30. Mos fli vonë.
31. Hajde ha bukë.
32. Si e kam kodin e Facebook-ut.
33. A ke nanë/babë?
34. Për darkë do rrish në kafe?
35. Mos u vono se babi është me nerva, do të bërtasë (gjithmonë gënjen se babi më flet si zakonisht).
vazhdimi neper dhembe:Plaka ime: mir t'keqen nona dil è luj por mos vrapo dhe mos u bo me djersë???!!!
Po pra... ? ? ?vazhdimi neper dhembe:
Se semuresh e te bej une yzmet masanej
E imja sdi me shkrujt sms po me merr ne tel e me qorton qe nuk e mora kur arrij ne destinacion
Une: he moj mam se ke marketi lagjes dola, nuk vajta ne kine
Ehh mamat
Mjep içikhajde se kam bere byrek
Thua kam lene gje un?Mjep içik
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.