3 600 grupe kriminale, Shqipëria udhëheq trafikun e heroinës

Love

βeℓℓe â๓e
Vendet nga Ballkani Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve në trafikun e lëndëve narkotike. Shqipëria, Turqia dhe Pakistani janë tre vendet që dominojnë në tregun e lëndëve narkotike, sipas Europol, të dhëna të publikuara ditën e sotme.

droga%20dy.JPG


Sipas vlerësimeve të ekipeve dhe hulumtuesve të Europol (SOCTA) rreth krimit të organizuar sot në vendet e BE-së, konsiderojnë se trafikimi ndërkombëtar i drogës mbetet më aktive nga veprimtaritë tjera të krimit të organizuar, por ai gjithashtu identifikoi shfaqjen e fenomeneve të reja kriminale, shumë të lidhura me krizën e tanishme ekonomike dhe internetin. Në raportin e publikuar sot nga Europoli, hetuesia ka identifikuar rreth 3. 600 grupe tu krimit të organizuar që ushtrojnë veprimtarin aktualisht në vendet e BE-së. ku grupe nga Shqipëria dominojnë në trafikun e drogës.

Organizata kriminale i preferojnë apo i shfrytëzojnë kanalet përmes rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Heroina dhe kokaina kalojë përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, tranzit nëpër Turqi dhe Afrikë. Vendet nga Ballkani Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve në trafikun ndërkombëtarë, bashkë me drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas analizave të Eurpol-it prioritetet e identifikuara në raport janë: emigracioni i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i mallrave të të falsifikuara me një ndikim në shëndetin publik dhe sigurinë, droga e prodhimit sintetike dhe poli-trafikimi i drogës në BE,pastaj edhe krimi kibernetikë si dhe pastrimi i parave.

Prodhimi i drogës dhe trafikimi në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian përbën llojin më fitimprurës të krimit të organizuar. Dhuna, një numër i madh i vdekjeve dhe denjat të pasigurisë lidhen me këtë tregti të organizuar të lëndëve narkotike.

Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania janë tregjet, ku shitet sasia më e madhe e heroinës. Sipas vlerësimeve, vlera e tregun nga shtija e heroinës shkon në 12 bilion euro.

Emri i Shqipërisë përmendet edhe për drogat sintetike. Rusia dhe grupe shqipfolëse theksohet në raport, tentojnë të hyjnë në tregun jashtë vendeve të Bashkimit Europian në trafikimin e drogës sintetike.
Shekulli
 
Back
Top