sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Mëngjesin e së dielës do të hapin dyert 4751 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Janë ftuar të hedhin votën e tyre për zgjedhjet parlamentare 3.084.067 zgjedhës të regjistruar në listat zyrtare. Procesi i votimit do të fillojë zyrtarisht në orën 07.00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në 19.00 të brëmjës. Në të gjithë vendin janë ngritur 66 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe 380 grupe të numërimit të votave. Në secilin prej grupeve të numërimit do të funksionojnë kamerat e posaçme të instaluara për të ndjekur çdo moment të procesit. Sakaq, Këshilli i Ministrave ka caktuar në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dy helikopterë për çdo rast nevoje. (Lajmifundit)