250 azilantë në 6 muaj, në Francë

Love

βeℓℓe â๓e
250 azilantë në 6 muaj, në Francë (nga vendlindja e kryeministrit)

bajram-curri-300x200.jpg


Një nga qytetet shqiptare me numrin më të lartë të atyre që po kerkojne azil në BE, argument ky që ka nervozuar Brukselin deri në pikën që po tenton rivendosjen e regjimit të vizave, është vendlindja e kryeministrit Berisha. Dhe për ironi të fatit preferenca për azil në rastin e Tropojës është Franca.

"Tropojanët po emigrojnë masivisht drejt Francës. Të paktën 50 familje nga Tropoja janë vendosur në Francë që prej qershorit të këtij viti, me statusin e azilantit. Papunësia dhe vështirësitë ekonomike i kanë detyruar të paktën 250 banorë të Tropojës të aplikojnë si azilantë në Francë.

Që nga qershori, shumë prej tropojanëve kanë rezultuar me fat në aplikimin e bërë për emigrim drejt Francës, po kohët e fundit, banorët shprehen se fluksi i të emigruarve ka rënë disi, kjo për arsye që ata nuk dinë t’i shpjegojnë.

Gjithsesi, ata që ia kanë dalë të largohen i kanë informuar familjarët se në provincat franceze ku janë vendosur kanë gjetur përkrahjen e shtetit, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social"
- raporton e përditshmja DITA.

Burimi: respublica
 
Titulli: 250 azilantë në 6 muaj, në Francë

Edhe prei Kosoves po shkojn shum ne France po thojn qe atje po marrin dokumenta ma let ! per arsyje te races se zez qe ka shum , me te ndegjume e kom se di sa eshte e vertet !
 
Back
Top