25 kompanitë më të mëdha në botë

Зngjεll

___________

Edhe depresioni ofron mundësi nëse keni paratë, gamën dhe ambicien. Shumë prej emrave të kompanive më të mëdha të botës në listën e këtij viti të revistës “Forbes” kanë rezultuar më të fuqishme se ato që mbaheshin si kompanitë e patundura. Për të renditur këto kompani “Forbes” ka matur shitjet, përfitimin, asetet dhe vlerën e tregut. “General Electric” është tashmë kompania më e madhe e botës, bazuar në rezultatin e lartë duke kombinuar shitjet, përfitimin, asetet dhe vlerën e tregut. Të ardhurat prej 458 miliardë dollarë e vendosin kompaninë “Royal Dutch Shell” në vendin e parë për shitjet dhe të dytën në renditjen botërore të kompanive më të mëdha. Kompania japoneze “Toyota Motor” me një kapital tregut prej 102 miliardë dollarësh është kompania më e madhe e automobilave në botë në listë. Pavarësisht përfitimeve rekord prej 45.2 miliardë dollarë tek “ExxonMobil” kompania amerikane zbrit më oshtë kompanisë “Royal Dutch Shell” në renditje. Pasi mbretëroi për një vit me radhë në krye të listës së kompanive më të mëdha në botë gjigandi i bankave “HSBC Holdings” ra në pozicionin e gjashtë këtë vit. Rënia ekonomike botërore funksionoi në favor të kompanisë më të madhe në botë të shitjes me shumicë “Wal-Mart”, që nga vendi i 16-të, ku ishte vitin e kaluar u rendit këtë vit e teta. Kompania ndërkombëtare e naftës dhe gazit “Total” mbetet firma franceze e renditur në më lart në listën e kompanive më të mëdha në botë. Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës është një prej tre kompanive kineze që ia kanë dalë mbanë të jenë në listën e 25 kompanive më të mëdha në botë. Pavarësisht rënies prej 76 për qind në vlerën e tregut, kompania ruse “Gazprom” ka arritur të ketë përfitime, të ardhura dhe asete mjaft të larta këtë vit. “Petrabas” është kompania e renditur në vendin e parë të kompanive braziliane më të mëdha dhe njëkohësisht e 25-ta në listën e kompanive më të mëdha në botë.

1. Kompania: “General Electric”
Industria: Konglomerat
Shteti: SHBA
“General Electric” është tashmë kompania më e madhe e botës, bazuar në rezultatin e lartë duke kombinuar shitjet, përfitimin, asetet dhe vlerën e tregut.

2. Kompania: “Royal Dutch Shell”
Industria: Naftë dhe gaz
Shteti: Angli
Të ardhurat prej 458 miliardë dollarë e vendosin këtë kompani të integruar nafte në vendin e parë për shitjet dhe të dytën në renditjen botërore të kompanive më të mëdha.

3. Kompania: “Toyota Motor”
Industria: Automobila
Shteti: Japoni
Kompania japoneze “Toyota Motor” me një kapital tregut prej 102 miliardë dollarësh është kompania më e madhe e automobilave në botë në listë.

4. Kompania: “ExxonMobil”
Industria: Naftë dhe gaz
Shteti: SHBA
Pavarësisht përfitimeve rekord prej 45.2 miliardë dollarë tek “ExxonMobil” kompania amerikane zbrit më oshtë kompanisë “Royal Dutch Shell” në renditje.

5. Kompania: “BP”
Industria: Naftë dhe gaz
Shteti: Angli
Gjigandi britanik i naftës është renditur në vendin e pestë në listën e kompanive më të mëdha për shkak të përfitimeve të mëdha.

6. Kompania: “HSBC Holdings”
Industria: Bankat
Shteti: Angli
Pasi mbretëroi për një vit me radhë në krye të listës së kompanive më të mëdha në botë gjigandi i bankave ra në pozicionin e gjashtë këtë vit.

7. Kompania: “AT&T”
Industria: Shërbime telekomi
Shteti: SHBA
Vitin e kaluar “AT&T” shënoi një rritje prej 7.7 përqind në përfitime dhe vetëm 4.3 përqind fitim në të ardhura.

8. Kompania: “Wal-Mart”
Industria: Shitje me shumicë
Shteti: SHBA
Rënia ekonomike botërore funksionoi në favor të kompanisë më të madhe në botë të shitjes me shumicë që nga vendi i 16-të, ku ishte vitin e kaluar u rendit këtë vit e teta.

9. Kompania: “Banco Santander”
Industria: Bankat
Shteti: Spanjë
Blerja e “Alliance and Leicester” në Britaninë e Madhe e ndihmoi këtë bankë me bazë në Madrid që të kapte vendin e nëntë në listë.

10. Kompania: “Chevron”
Industria: Naftë dhe gaz
Shteti: SHBA
Kjo kompani amerikane nafte është krah për krah me “Banco Santander” për sa u përket pikëve të llogaritura nga shitjet, përfitimet, asetet dhe vlerën e tregut.

11. Kompania: “Total”
Industria: Naftë dhe gaz
Shteti: Francë
Kompania ndërkombëtare e naftës dhe gazit “Total” mbetet firma franceze e renditur në më lart në listën e kompanive më të mëdha në botë.

12. Kompania: “ICBC”
Industria: Bankat
Shteti: Kinë
Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës është një prej tre kompanive kineze që ia kanë dalë mbanë të jenë në listën e 25 kompanive më të mëdha në botë.

13. Kompania: “Gazprom”
Industria: Naftë dhe gaz
Shteti: Rusi
Pavarësisht rënies prej 76 për qind në vlerën e tregut, kompania ruse “Gazprom” ka arritur të ketë përfitime, të ardhura dhe asete mjaft të larta këtë vit.

14. Kompania: “Petrochina”
Industria: Naftë dhe gaz
Shteti: Kinë
Kompania “PetroChina” me një kapital tregu prej 271 miliardë dollarësh është kompania e dytë kineze në listën e kompanive më të mëdha në botë.

15. Kompania: “Volkswagen Group”
Industria: Automobila
Shteti: Gjermani
Industria botërore e automobilave është në krizë serioze, por “Volkswagen” po ecën përpara me ndërtimin e një fabrike të madhe në Tenesi, SHBA.

16. Kompania: “JPMorgan Chase”
Industria: Bankat
Shteti: SHBA
E renditur në vendin e katërt vitin e kaluar “JPMorgan Chase”, e cila bleu “Bear Stearns” në fillim të vitit 2009 ka rënë në vendin e 16-të këtë vit.

17. Kompania: “GDF Suez”
Industria: Shërbimet komunale
Shteti: Francë
Shkrirja e vitit të kaluar mes “Gaz de France” dhe “Suez” e ndihmoi këtë kompani shërbimesh komunale të renditet në vendin e 17-të.

18. Kompania: “ENI”
Industia: Nafta dhe gazi
Shteti: Itali
Kompania shënon 158 miliardë dollarë në të ardhura duke u bërë kompania më e madhe italiane dhe duke fituar vendin në listën e kompanive më të mëdha në botë.

19. Kompania: “Berkshire Hathaway”
Industria: Shërbimet financiare
Shteti: SHBA
E renditur në vendin e dhjetë vitin e kaluar ajo ka shënuar një rënie të ndjeshme këtë vit për shkak të rënies së aseteve dhe përfitimeve.

20. Kompania: “Vodafone”
Industria: Shërbimet e telekomit
Shteti: Francë
Një kapërcim nga një humbje 10.6 miliardë dollarësh në një fitim prej 13.3 miliardë dollarësh e ndihmoi këtë kompani të futet në listën e kompanive më të mëdha.

21. Kompania: “Mitsubishi UFJ Financial”
Industria: Bankat
Shteti: Japoni
Kjo kompani bankare japoneze ia ka dalë të jetë në listën e kompanive më të mëdha në botë pasi mori asetet e “Citigroup Japanese”.

22. Kompania: “Procter & Gamble”
Industria: Produkte konsumi
Shteti: SHBA
Edhe pse në krizë ekonomike, konsumatorët akoma blejnë pastë dhëmbësh dhe sapun. Vitin e kaluar përfitimet e “Procter & Gamble” u rritën me 26 përqind.

23. Kompania: “اB-China Construction Bank”
Industria: Bankat
Shteti: Kinë
Me 119 miliardë dollarë në treg, kjo bankë kineze tashmë renditet në listën e kompanive më me vlerë në botë.

24. Kompania: “Verizon Communications”
Industry: Shërbimet telekomi
Shteti: SHBA
Duke ushqyer oreksin thuajse të pangopshëm të konsumatorëve për komunikim “Verizon” ka fituar 6.4 miliardë dollarë nga 97 miliardë dollarë të ardhurat e vitit të kaluar.

25. Kompania: “Petrobas”
Industry: Nafta dhe gazi
Shteti: Brazil
“Petrabas” është kompania e renditur në vendin e parë të kompanive braziliane më të mëdha dhe njëkohësisht e 25-ta në listën e kompanive më të mëdha në botë.

Përgatiti: Blendina Cara
 
Titulli: 25 kompanitë më të mëdha në botë

15. Kompania: “Volkswagen Group”

nqs s'gaboj "VW group" nuk ekziston, ekziston D'ieteren group, qe perbehet nga VW, Avis rent a car dhe disa kompani te tjera jo dhe aq te njohura (por jo te vogla).

Gjthss shume interesante informacioni ;)
 
Titulli: 25 kompanitë më të mëdha në botë

1. Kompania: “Shqiperia sh.p.k”
Industry: Genjeshtra,Mashtrim,Korrupsion,Mos denim nga prokuroria Fjade Piramidat,Rruga Durres Kalimash,Korce Pogradec,Gerdeci,edhe shume e shume te tjera
Shteti: Shqiperi
Kompania : Nje nga kompanite me te sukseshme ne vendin tone u krijua ne vitet 90'-91' dhe vazhdon akoma dhe sot me rritem shume te larte fitimesh per aksioneret e saj qe gjate ketyre viteve jane te njejtit vetem se ndryshojne postin brenda ne kompani....Rritjen me te larte kjo kompani e pati rreth viteve 96'-97'-98' ku arriti shifra marramendese,tek kjo kompani gjithmone parate tuaja jane gjithmone te sigurta nuk humbisni kurre.......Kete e deshmon dhe aksioneri i vitit 2009 Lulzim Basha Co qe eshte nje dege e firmes meme Shqiperia sh.p.k ne jemi e ardhmja juaj..slogani i firmes tone ka kuptim shume te thelle per klientet tane Shqipetare NE DO JA U FUSIM GJITHMONE DHE DO JENI DHE TE GEZUAR......lajmi me i fundit Shqiperia sh.p.k arriti nje synim 19 vjecar te behet pjese e grupit me te madh botror N.A.T.O Inc. qe ka shtrirjen kudo ne bote dhe me menyrat e saj madheshtore mund te fuse korupsionin e larte kudo.......
Te dhenat ekonomike te Shqiperia sh.p.k jane disa miliarda euro por juve skane cju duhen keto te dhena NE PRAP DO JA U FUSIM
 
Titulli: 25 kompanitë më të mëdha në botë

15. Kompania: “Volkswagen Group”

nqs s'gaboj "VW group" nuk ekziston, ekziston D'ieteren group, qe perbehet nga VW, Avis rent a car dhe disa kompani te tjera jo dhe aq te njohura (por jo te vogla).

Gjthss shume interesante informacioni ;)

Qe te mos me lodhesh D'ieteren eshte firma qe ben shperndarjen e Volkswagen, Audi, Seat, Skoda, Bentley, Lamborghini, Bugatti, Porsche and Yamaha ne Belgjike
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 25 kompanitë më të mëdha në botë

Qe te mos me lodhesh D'ieteren eshte firma qe ben shperndarjen e Volkswagen, Audi, Seat, Skoda, Bentley, Lamborghini, Bugatti, Porsche and Yamaha ne Belgjike

Nuk dua te lodh un ty aspak Taku :)

D'ieteren eshte "mother company" e atyre qe permenda un, prandaj quhet d'ieteren group. VW s'eshte group. :lexim:
 
Back
Top