Në seancën e sotme për ngjarjet e “21 Janarit”, prokurori i çështjes ka deklaruar se Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë qëlluar direkt mbi protestuesit e vrarë në protestë. Kërkesa e prokurorisë është për dënimin me 23 vjet burg ndaj Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.Në pretencën e prokurorisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prendi dhe Llupo akuzohen “për vrasje të kryer në rrethana cilësuese dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ish-kreu i Gardës së Republikës Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrto ndërsa ish-gardisti Llupo akuzohet për vrasjen e Hakuran Dedës dhe Faik Myrtajt.Faktet e zbuluara nga prokuroria dëshmojnë se punonjësit e Gardës së Republikës kanë qëlluar mbi 500 herë nga plumbat e të cilëve mbeten katër të vrarë, shtatë të plagosur.
Prendi: Nuk besoja se do hetoheshim
Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi duke folur në seancën gjyqësore ka deklaruar se nuk besonte se prokuroria do të niste hetimet për “21 Janarin”.“Nuk ma merrte mendja që prokuroria do niste hetimet që mbrëmjen e 21 janarit. Prokuroria hetoi gardën, efektivat e së cilës u sulmuan egërsisht në krye të detyrës”, tha Prendi.Nga ana tjetër deklaroi se për viktimat e asaj diket ishte informuar nga mediet. “Më 21 janar nuk kam qenë në vendngjarje për të vrarë njerëz. Isha në vendngjarje në përmbushje të detyrës sime si komandant i Gardës”, tha ai duke shtuar se nuk kishte dhënë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit.
shekulli.com.al