22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëmë pa marr

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
62697.jpg


Nga: AURORA KOROMANI

TIRANE- "Gjakun nuk ia lëmë pa marrë”. Babai i 22- vjeçarit Erjon Lilaj, që humbi jetën dy ditë më parë nga goditjet me thikë, kërkon nga drejtësia shqiptare që të reagojë për rastin e djalit të tij. Ismail Lilaj rrëfen për “Gazetën Shqiptare” se nëse shteti nuk reagon siç duhet për vrasjen e djalit të tij, atëherë atij dhe djemve të tjerë do u duhet që të marrin hak tek vrasësi për vdekjen e Erjonit. Për Ismailin nuk është aspak e lehtë që të thotë këto fjalë, duke menduar se nuk kanë kaluar shumë orë nga vdekja e djalit të tij. Me lot në sy, babai i katër fëmijëve, rrëfen për “GSH” momentin e dhimbshëm kur i thanë për djalin e tij, të cilin, jo vetëm që e kishin goditur me thikë, por edhe me levë mbrapa kokës. “Jemi të shkrumbuar fare. Më mirë të më kishte rënë një bombë, sesa më ndodhi kjo gjëmë me djalin”. Familjarët e Erjonit, kërko-jnë vetëm drejtësi nga shteti shqiptar, duke pritur edhe arrestimin e autorit të ngjarjes. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga 52-vjeçarin Sherif Lata dhe djalin e tij, 27-vjeçarin Besard Lata. Burime nga policia bëjnë me dije se po punojnë për arrestimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, 23-vjeçarit Sebastian Lata. 22-vjeçari Erjon Lilaj humbi jetën dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë.

A mund të na thoni se si ka ndodhur ngjarja dhe si e morët vesh?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së enjte. E mora vesh, sepse djalin ma vranë para shtëpisë. Djali ishte konfliktuar me babain e dy djemve të rinj, dhe më pas ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë dy djemtë e tij, të cilët, të tre kanë gjetur djalin tim dhe e kanë qëlluar me thikë, ndërsa e kanë goditur edhe me levë mbrapa kokës.

Pse janë konfliktuar?

Gjithçka ka nisur për një gërvishtje makinash. Nuk arrij ende ta kuptoj se si ka mundësi që në këtë vit që jetojmë, në këtë shekull të ri, në 100-vjetorin e Pavarësisë, një burrë i moshuar, bashkë me djemtë e tij arrin të vrasë një djalë të ri me thikë, për një gërvishtje makine. Ne mendojmë se ata e kanë planifikuar vrasjen e djalit tim, përderisa kanë marrë të tre thikat dhe kanë shkuar të vrasin djalin tim.

A i njihni autorët?

Jo, ne nuk i njohim. Nuk e di nëse janë banorë të kësaj lagjeje apo banojnë diku tjetër.

Cili është apeli juaj për shtetin?

Drejtësia shqiptare duhet që të gjejë edhe autorin e tretë të vrasjes së djalit tim, i cili është arratisur. Shteti të reagojë dhe të dënojë vrasësit e djalit tim. Ne jemi të shkrumbuar fare. Më mirë të na kishte rënë një bombë, sesa më ndodhi kjo gjëmë me djalin. Ne do shohim se si do reagojë shteti dhe nëse drejtësia vonon, ne do marrim hak, do respektojmë Kanunin. Gjakun nuk ia lëmë pa marrë. Do e varim në litar atë që më vrau djalin./BalkanWeb
 
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Boh te vrasin djalin 22 vjec ne moshen me te mire ,per nje gervishtje makine..per te ardhur keq qe njeriu eshte bere kaq i palogjikshem e gjakftohte..

Normal qe apeli i babait eshte i drejte ,te gjenden te tre autoret edhe te burgosen derisa mos ta shofin me driten e diellit.
 
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Po behen vrasjet e te rinjeve, gjera "normale" te dites.
Ca eshte makina? E ca po u gervish?
Ja vlen te vrasesh dike per nje gervishje??
Mbase na duket absurde, se ne nje vend te civilizuar as neper mend sdo i kalonte dikujt te kaloj ne dhune ( ne asnje menyre krim) per nje gervishje....
Ka gjera me te rendesishme ne jete se sa gjerat materiale.....

Gjynah per te riun, uroj te kapen fajtoret!
 
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Ca jane keto lajme qe nxirrni perdite.Po me duket shqiperia si nje thertore edhe shqipetaret si kasap,me keto qe artikuj qe po lexoj cdo dite ...
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Po jan bo te gjith te forte ne shqiperi , e bojn gam gam kot , po fajin e ka shteti , se ti vret shteti mer nja 10 mij euro e mbyll syt dhe ti je i lire, nese shteti veopron sipas ligjit , e shikojm ne sa trima qe jan ta pabuksat . Po kur ke shtet qe vetem gomer drejtojn ske ci ben , po pse sdi gjermania italia me bo kto lloj vrasjesh , din mer din po sja ma , se i shkatarrojn jeten e mbyllin e ja hedhin celsat ne det , se rendin e vendos ligji dhe jo maliqi si ne shqipri .
 
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Epo te del nje injorant per nje gervishtje te vrasi djalin ne mes te rruges ne lulen e moshes.. vetem ne Shqiperi behen kto gjera.. Zoti ju ruajt ju qe jetoni atje!!! Mos u pjekt zoti me njerez te tille.
 
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Biznesi arkivoleve po lulezon ne Shqiperi...
Kjo e pershkruan gjendjen te viteve te fundit!

Shteti esht i fokusuar si te vjedhi zgjedhjet e rradhes. Po mir ja bejn kti populli bageti me thonte nje i moshuar qe i mbajn si skllever dhe i lejn armet neper duar se e din cfare krijesash jan.
Sic e dim ne '97 i lan armet ne duart e popullit,po sot pse vazhdon shitja e armeve neper dyqane? Video e xhiruar nga gazetarja A1 Report e sqaron shitjen e armeve sot ne Shqiperi.

Gazetarja: Si jeni mire?

Shitësi: Mirë, si ja kaloni?

Gazetarja: Duam të na tregosh një nga ato pistoletat manovër

Shitësi: Po mo..

Gazetarja: Sa është kjo?

Shitësi: 120 mijë

Gazetarja: 120? Po kështu më të vogla ke ti?

Shitësi: Jo

Gazetarja: Janë ca të vogla fare?

Shitësi: Nuk bëjnë ato prishen . Janë difektoze

Gazetarja: Po ta blej unë këtë, çfarë të marr? Ndonjë leje.

Shitësi: Po nuk duhet leje për atë.

Gazetarja: S’duhet leje ëëë? Po si merret?

Shitësi: Pa leje.

Gazetarja: Domethënë e merr kushdo?

Shitësi: Po
 
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Jan bere me vrasje makabre se kjo ne fjale,per gjera pa pik sensi dhe momenti,dhe perseri shteti nuk ka ven dor apo ti denoj sipas ligjeve,kshu qe vetgjyqesia na ka ngelur ne si popull.Me habit vetem fakti i babait te vrasesve qe nuk ka shmangur dicka te till mes djemve,por ka marr pjes ne vrasje.
 
Titulli: 22-vjecari i therur me thikë, i ati: Ma vranë për një gërvishtje, nuk ia lëm

Mu kujtuan disa fjale te nje prezantuesi;
Shqiptari per te mare dicka ne treg mendohet 100 here ta marr mos ta marr....Kurse per ti mare jeten nje personi nuk mendohet aspak
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top