"21 Janari" Prokuroria: Eksperti اardaku manipuloi provat në trupin e Veizit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Eksperti i Institutit të Policisë Shkencore, Ndoc اardaku është filmuar teksa shtyn me gisht ashklën në trupin e Ziver Veizit, duke dashur të krijojë një iluzion të rremë, se plumbi ishte rikoshet. Prokuroria thekson se në plagën e Veizit nuk kishte asnjë ashkël, duke akuzuar ekspertin për manipulimin e kryer me provat. Video është paraqitur ditën e dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës.

“Eksperti Ndoc Cardaku është filmuar, dhe video është paraqitur në gjykatë, ndërsa shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishën e të ndjerit dhe e ngjesh aty dhe më vonë, kërkon një vegël për ta hequr atë e për ta administruar si prove”, pretendon prokuroria.

“Gjykata ka arritur në një përfundim të gabuar, pasi nuk ka vlerësuar faktet e pakundërshtueshme, të cilat do të mund ta çonin në një konkluzion logjik,si për sa i përket natyrës së dëmtimeve të evidentuara në predhën e gjetur në kufomën e të ndjerit Ziver Veizi, ashtu edhe sa i takon elementëve të tjerë që lidhen me trajektoren e predhës brenda trupit të viktimës dhe trajektoren jashtë trupit të viktimës”, bëhet e ditur në dokumentin e apelimit të Prokurorisë së Tiranës.

Në rastin e vrasjes së Ziver Veizit, Gjykata pretendoi se plumbi ishte i dëmtuar në majë dhe se ishin gjetur ashkla pishe të cilat dëshmonin sipas saj për një rikoshet nga një trung apo degë peme.Eksperti i Institutit të Policisë Shkencore, Ndoc اardaku është filmuar teksa shtyn me gisht ashklën në turpin e Ziver Veizit, duke dashur të krijojë një iluzion të rremë, se plumbi ishte rikoshet. Prokuroria thekson se në plagën e Veizit nuk kishte asnjë ashkël, duke akuzuar ekspertin për manipulimin e kryer me provat. Video është paraqitur ditën e dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës.

Në rastin e vrasjes së Ziver Veizit, Gjykata pretendoi se plumbi ishte i dëmtuar në majë dhe se ishin gjetur ashkla pishe të cilat dëshmonin sipas saj për një rikoshet nga një trung apo degë peme.
/Shekulli
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top