“21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


timthumb.php


Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo janë shpallur të pafajshëm. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për ngjarjen e “21 janarit: ku mbetën të vrarë katër protestues.

Gjyqtari Besnik Hoxha rrëzoi akuzën e prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, akuzë për të cilin kishte kërkuar 23 vjet për Prendin dhe 25 për Llupon.

Pas vendimi gjykata urdhëroi lirimin e Prendin nga "arresti shtëpiak" dhe lirimin e Llupos nga burgu.

Prokurori i çështjes deklaroi se Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë qëlluar direkt mbi protestuesit e vrarë në protestë.

Ish-kreu i Gardës së Republikës Prendi akuzohej për vrasjen e protestuesit Faik Myrto ndërsa gardisti Llupo për vrasjen e Hekuran Dedës dheZiver Veizit.

Faktet e zbuluara nga prokuroria dëshmojnë se, punonjësit e Gardës së Republikës kanë qëlluar mbi 500 herë nga plumbat e të cilëve mbeten katër të vrarë dhe shtatë të plagosur.

Djali i Faik Myrtajt: Berisha do përballet me gjithë fisin tim

Pak minuta pas vendimit të gjykatës për shpalljen si të pafajshëm të akuzuarve për vrasjen e protestuesve të “21 janarit”, ka reguar një prej familjarëve të viktimave.

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, është shprehur se vendimi është “varrosje për së gjalli” për atë. Renato në një lidhje telefonike për “A1 Raport”, ka shtuar se një vendim të tillë e priste pasi “përderisa z.Kryeministër dha urdhër edhe do t’i mbronte”.

Por ai ka theksuar se nuk mbaron me kaq. Berisha tha ai, do të përballet jo vetëm me atë por të gjithë fisin e tij dhe të tre viktimave të tjera të “21 janarit”.

“Nuk do përballet vetëm me mua po me të gjithë fisin tim, aleksi Nikës, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Vetëm po na vrau të gjithëve vetëm atëherë do të gjejë rehat”, u shpreh djali i Faik Myrtajt.

Xhaxhai i Aleks Nikës: Drejtësia do vendoset në vend

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, në reagimin e tij pas vendimit të gjykatës është shprehur se do të vijë dita kur do të vendoset drejtësi për “21 janarin”.

“Nuk është trim Ndrea, ne do ta gjejmë. As Saliu nuk është trim. Koha është e gjatë. Edhe në televizion kur flet (Berisha), flet sikur është Skënderbeu i Shqipërisë. Unë e njoh personalisht t’i vijë turp, ai duhet të kërkojë falje”, tha ai në një prononcim për “A1 Raport”.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.


 
Pe: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Se mos eshte shpall ndonje i fajshem deri me sot qe te shpalleshin kta...per aq kohe sa gjykata te jete kukull e kontrolluar nga shteti, te gjith kta fitojn imunitet...sa vjen dhe me mbrapa po ben Shqiperia shkret.
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Pothuajse dihej ky perfundim,perderisa urdheri u dha nga kryeministria "qelloni" dihej qe do dilnin nga burgu shum shpejt.
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Ne shtetin tone kurre nuk do kete drejtesi ... Ky shte nje fakt qe ne si komb kemi mbetur kaq prapa ....
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Morali i historis , Kurr mos u hidh ne protesta me dhune per kolltukun e tjetrit qe te shikon nga kalaja .
 
Last edited by a moderator:
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Morali i historis , Kurr mos u hidh ne protesta me dhune per kolltukun e tjetrit qe te shikon nga kalaja .

http://vimeo.com/57848786

Shife kete videon ti dhe te gjith ato qe mendojn si ti dhe konfrontoje pak me kete posht. Me 11 Janar po te atij viti,kjo video posht esht publikuar te Fiks Fare 10 dit me pas ishte Demonstrata.
Krahasoje pak me ato "eurot e xhepit" te zv.Kryeministrit ne ate kohe me varferine e ktyre njerzve pastaj paragjykoi per kolltukun ishin atje apo per te ardhmen e femijeve tyre tashme jetime dhe 1 per shkak te kesaj far drejtsie i dha fund jetes. (diku te 20-23 vjec ishte)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

O boombo , kete e kam pare dhe nuk eshte se i mbeshtesh keta qe sot jan ne pushtet ,
Ata qe jane vrare me dhimsen shume biles , por mua me ngjan qe ata kan ikur mish per top .
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Ka akoma njerez qe mendojne se ketyre mire j'u be,kjo eshte me e trishtueshme se sa vdekja e 4-ter njerezve.Me e rrezikshme sigurisht,me keta 4-ter njerez u vra edhe shpirti i protestes.Nese familjaret e ketyre njerezve nuk marrin hak harram gjakun shqiptar edhe gjakun e atyre te mjerreve
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Kjo dihet me kohe qe kush eshte i kryp me lek bredhin rrugeve te lire kurse ato qe skan buke te hajn bien brenda
 
Re: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Mjer ato qe iken se drejtesi ska per tu vene kurren e kurres. Le tbejne hasmeri fiset por do pyesi ai, sic pyeti per njerezit e Gerdecit ...
 
Pe: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Rrofte shteti i se drejtes, Rrofte demokracia, Rrofte Sali Berisha......
Dhe mos harroni o popull, ne qershor shkoni e votoni e bertisni neper sheshe, zihuni e vrituni e salen e per edin...
Deleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee, deleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee dhe asgje me shume eshte populli shqiptar.
Deshiroj vetem te kujtoj qe direkt pas vendimit ambasada amerikane tha vetem nje fjale ne nje deklarate per shtyp.JEMI TE SHOKUAR NGA VENDIMI, e nese e thone ata ne kete rast duhet ti besojme sepse ekspertiza e vrasjeve eshte bere ne USA nga nje agjenci e pavarur amerikane.
Personalisht e dija dhe e merrja me mend vendimin por thashe:Ben vaki me surprizon mua kjo gjykata jone???
Jo oreeeeeeeeee, ca surprize, as qe behet fjale, sic duhej gjykuar ashtu e gjykuan edhe ata :D
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Neser diten e Shtune 09/02/'13 proteste popullore para gjykates Tiranes...

freedom-620x556.gif
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Qeveria Shqiptare si gjithmone arrin te me habis me korrupsjonin e saj cdo here e me shume. Nuk eshte se prita ndonje vendim tjeter por aman te vdesin te pafejshem nga duart e disa legenave qe kan nje uniform, uniform e cila eshte per te mbrojtur popullin, dhe serish mos te marrin asnje demin eshte degredim i qeveris. Ne kete menyre qeveria i thot popullit nuk e rruaj per ty. Vertet e pabesueshme por ja qe vetem ndodh ne Shqiperi, pastaj pretendojne te futen ne Unionin Europjane.. Me vjen shume keq per familjaret qe humben njerezit e tyre dhe nuk moren drejtesine e duhur.
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

"Drejtesia vonoi, por vendosi , shtrember por gjithsesi vendosi , kjo ka rendesi"

Hap dollapin del miu, hap televizorin del SALIU,
Sali horri Sali qorri djemte tane na i ngordhiiiiii...

Kete bejte me takon ta degjoj pothuajse perdit nga i njejti person qe lyp me 1 peshore ne ane te ruges... mendoja se ishte i cmendur, 2 mundesi ka, ose e kane cmenduar keta per te cilet reciton ose eshte normal dhe jam gabu une .
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

he se tani do e apelojne ceshtjen... maksimumi do i ndryshojne ndonje pike
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

Ne fakt ketyre ushtarakeve duhet tu jepen medalje per merita jo te burgosen , pasi kan kryer detyren dhe zbatuar urdherat .
Te mbahen kot ne burg si koka turku eshte padrejtsi e madhe . Fajtor per mua eshte politika shqiptare , pozita dhe opozita .
Sala dhe Edi duhet te ishin ne banken e te akuzuarve .
 
Titulli: “21 janari”, Prendi dhe Llupo shpallen të pafajshëm. Familjarët: Nuk i falim

S'eshte per tu habitur se si do te akuzoheshin. ;)
Dhe vete Ilir Meta i pafajshem doli! ;)

Gjykatat ose prokuroria nuk jane te pavarura nga shteti, shteti i ka nen mbikqyrje!
 
Back
Top