Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

A ekziston sot, 20 vjet pas rënies së Murit, një lloj normaliteti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë?




A ekziston sot, 20 vjet pas rënies së Murit, një lloj normaliteti ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë? اfarë është bërë me premtimin e "pejsazheve të lulëzuara" në Lindje? Një vështrim.


Asimetri dhe vështirësi në të kuptuar


Gjermania është e bashkuar si shtet, por ekzistojnë ende dallime ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, thekson teologu nga Gjermania Lindore Friedrich Schorlemmer, i cili vite me radhë ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen opozitare të RDGJ-së: "Vazhdon të ekzistojë një asimetri e madhe ndërmjet nesh dhe ka vështirësi në të kuptuar, por kjo kalon. Besoj se pas 20 vjetësh do të kalojë."

Ky pohim tingëllon më i rezervuar se shprehja e ish-kancelarit gjerman dhe kryetarit të PSD-së, Willy Brandt, në vitin 1989: "Le të rriten të bashkuara, pjesët që i takojnë njëra-tjetrës".

Por horizontet kohore kishin patur kufij më të gjerë, nga sa mendohej në euforinë e kthesës politike.

"Pas entuziazmit për njëri-tjetrin të para 20 vjetëve vjen një moment, kur i sheh gjërat esëll, apo vështron normalitetin e bashkimit, i cili përparon me shpejtësinë e kërmillit."

Bashkimi avancon ngadalë

Ngadalësinë e kërmillit nuk e kishte përfytyruar as kancelari i atëhershëm Helmut Kohl, kur u premtoi në vitin 1990 gjermanolindorëve: "Së bashku do të krijojmë një vend të lulëzuar."

Infrastruktura gjermanolindore u modernizua, u zgjeruan autostradat dhe rrugët, u rinovuan fasadat e ndërtesave në qendrat e qyteteve. Ndërtesat me vlerë simbolike si Katedralja dhe Ishulli Muzeal në Berlin, apo Kisha e Zonjës në Dresden u rindërtuan. Reliktet e RDGJ-së si "Pallati i Republikës" në Berlin dhe shumë ndërtesa banimi parafabrikate u rrëzuan.


1,5 milionë gjermanolindorë janë larguar nga Lindja pas ribashkimit

Sipërfaqja e banimit, që dikur nevojitej me ngulm, nuk është më kaq e nevojshme, për shkak të largimit të pandërprerë të popullsisë nga këto pesë lande. Në katër dekada e gjysëm, që nga fundi i luftës deri në kthesën politike (1945 – 1990) katër milionë e gjysëm njerëz janë larguar nga territori i RDGJ-së në drejtim të Perëndimit, shumica e tyre deri në momentin e ndërtimit të Murit të Berlinit 196. Muri ra më 1989 nën presionin e lëvizjeve të protestave në RDGJ, gjatë të cilave u demonstrua edhe për lirinë e udhëtimit. Që prej asaj kohe, numri i banorëve të Gjermanisë Lindore ka rënë edhe me 1,5 milionë të tjerë.

Me 3 tetor 2009 në ditën e "bashkimit të Gjermanisë" kancelarja Angela Merkel theksoi: "Ngjarjet e atëhershme nuk përbënin diçka të kaluar, një ngjarje, që përmbyll një epokë. Fjala ishte më shumë, për një fillim të një kohe të re të lirisë dhe të çiltërsisë dhe ne jetojmë në mesin e saj."

1990 në RDGJ (pa Berlinin Lindor) banonin rreth 14,5 milionë njerëz. Tani ka vetëm 13 milionë. اdo vit edhe dhjetëramijëra gjermano-perëndimorë shkojnë në Lindje. Por shumica e njerëzve synojnë të shkojnë në Perëndim. Vetëm në vitin 2008 Lindja humbi 50.000 vetë. Kryesisht të rinj me kualifikim të lartë vijnë nga Lindja në Perëndim. Pas mbeten pleqtë, dhe ata që nuk kishin të ardhura.

Shkak i largimit është zhvillimi i ngadaltë ekonomik. E matur me produktin e brendshëm bruto për banor, Lindja arrin vetëm 71 përqind të fuqisë së Perëndimit. Papunësia në Lindje vazhdon të jetë sa dyfishi i Perëndimit.

Në landet e reja gjermane ka edhe suksese, të ashtuquajturat fanarë të ekonomisë dhe shkencës. E diskutueshme është, nëse ato do të qëndrojnë gjithmonë të tilla. Kështu në qendrën elektronike pranë Dresdenit, e quajtur edhe "Silicon Valley" gjerman, pati turbullira financiare.

Për krizën ekonomike nuk është shkruar gjë në librat shkollorë

Kancelarja gjermane Merkel duke folur për përballimin e krizës ekonomike dhe financiare ndërkombëtare u shpreh: "… Ndoshta është sfida e parë e madhe e përbashkët e gjermanolindorëve dhe gjermanoperëndimorëve…. dhe për këtë nuk ka libra shkollorë, për këtë nuk është shkuar asgjë, por megjithatë ka një rrugë, që të çon në një terren të hapur, në një kohë të re, në të cilën duhet t'i shfrytëzonim shanset e krizës. Këtë mund ta bëjmë, po të arrijmë të lëmë pas kontradiktat e vjetra".

Autor: Johen Fock / Angjelina Verbica
Redaktoi: Auron Dodi
Burimi: Deutche Welle
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back