20 telefonat më të mirë në botë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
20 telefonat më të mirë në botë

1470477414telefonatt.jpg


Në pamje të parë mund të duken të gjithë njësoj dhe shumë prej tyre operojnë me të njëjtin sistem dhe kanë të njëjtat parametra në brendësi, por telefonat inteligjentë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri, pavarësisht sa të ngjashëm na duken ne.

Tech Insider ka bërë një listë me 20 telefonat më të mirë që janë aktualisht në treg.

20- BlackBerry Passport. Mund të duket i çuditshëm në pamje të parë, por ata që i kanë besuar këtij produkti të kompanisë kanadeze, kanë mbetur të gjithë të kënaqur. Ka një tastjerë fizike të ndërtuar me stil, por pika e fortë është ekrani unik.

19 - Blackberry Classic. ثshtë i ngjashëm me modelet më të hershme të kompanisë kanadeze, por ka parametra më të fuqishme, një ekran me prekje që nuk të lë në baltë asnjëherë dhe një tastjerë fizike të shkëlqyer.

18 - Microsoft Lumia 950. Për të gjithë ata që duan të kenë një telefon me sistem operimi Windows, ky është i vetmi që mund të zgjedhin. Megjithëse shumë përdorues janë ankuar për të, telefoni është pajisja e duhur për njerëzit që punojnë vetëm me aplikacionet e Microsoft. Ka një kamera të mirë dhe mund të lidhet me një tastjerë, mause apo monitor.

17 - BlackBerry Priv. ثshtë hapi i parë i BlackBerry që pas vendimit për të hequr dorë nga sistemi i vet i operimit. Në pamje të parë mund të duket si një telefon normal me sistem Android, por edhe këtu kanadezët nuk kanë hequr dorë nga ajo që i dallon; tastjera fizike, që del pasi zhvendos ekranin me shina.

16 Moto G4. ثshtë në treg në tre modele të ndryshme që ndryshojnë vetëm nga hapësira që kanë. G4 Plus ka një kamera të shkëlqyer dhe identifikim me gjurmën e gishtërinjve. Ajo që e ngjit ka lartë në këtë rënditje është çmimi që gjendet nga 200 deri në 250 dollarë.

15- iPhone 6 Plus. Ndoshta meriton që të jetë më lartë, por çmimi i kripur e ka zbritur kaq poshtë, duke patur parasysh faktin që e vetmja gjë ekstra që ka ndaj iPhone 6 është ekrani, që vjen me 100 dollarë më shumë.

14 - iPhone 6. Ka një vit që ka dalë në treg, por mbetet një opsion i mirë për të gjitha ata që duan një pajisje të Apple, por pa harxhuar shumë para...pastaj askush nuk do ta marrë vesh që nuk keni iPhone-n e fundit, për shkak të pamjes identike me 6S.

13 - Moto X Pure. Mund të duket model i vjetër, por sërish mbetet një telefon me sistem Android i përkryer. اmimi e bën më tundues këtë pajisje; 299 dollarë.

12 - Samsung Galaxy Note 5. Kompania prezantoi së fundmi Note 7, por paraardhësi i tij mbetet ende një model që nuk duhet harruar apo nënvlerësuar. ثshtë një telefon me ekran të madh dhe i pajisur me një laps për të shkruar mbi të...pastaj edhe çmimi, pasi duke hequr dorë nga pak gjëra ekstra të 7, mund të kursesh 300 dollarë.

11- LG G5. Ka një dezajn metalik të jashtëzakonshëm, bateri të lëvizshme dhe kamer dual-lente, që ofrojnë foto në cilësinë maksimale.

10 - HTC 10. Kompania ka patur problemet e veta me disa pajisje me sistemin Android, por me 10 duket se të gjitha këto problematika janë lënë pas krahëve.

9 - Moto Z. ثshtë telefoni më i hollë që pritet të hidhet në treg këtë vjeshtë dhe do të operojë me sistemin “më të pastër” Android.

8 - OnePlus 3. Ka afirmuar veten në listën e telefonave inteligjentë më të mirë me sistem Android dhe për më tepër, ndryshe nga dy prodhimet e para, nuk është nevoja që të ftoheni për të blerë një të tillë. Ka një kamera që rivalizon me Galaxy S7 dhe nëse nuk kërkoni rezistencë ndaj ujit, OnePlus 3 do t’ju kursente 300 dollarë në krahasim me S7.

7 - Samsung Galaxy S7. Njihet si telefoni me kameran më të mirë në treg, është rezistent ndaj ujit dhe për më tepër ka vend për MicroSD.

6 - Samsung Galaxy S7 Edge. Të njëjtat parametra me S7, por një bateri më e madhe dhe ekran më të madh.

5 - Nexus 5X. Konsiderohet si “krenaria e Google”. Mbetet një ndër telefonat më të mirë që mund të blihet sot, për çmimin, rreth 350 dollarë. Rival kryesor ka vëllain më të madh, Nexus 6P dhe modelin e fundit iPhone. Për të gjithë ata që duan një telefon Android, Nexus 5X nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.

4 - Nexus 6P. ثshtë një version më i madh i 5X. Prodhohet nga Huawei, një kompani prestigjoze kineze në fushën e teknologjisë, veçanërisht në prodhimin e “hardëare”. Avantazhi i këtij modeli është që merr përditësimet direkt nga Google sapo hidhen në treg, ndryshe nga shumë telefona të tjerë Android që duan disa muaj para se të përditësohen.

3 - iPhone SE. ثshtë telefoni më i mirë që mund të blini me një ekran relativisht të vogël dhe performancë të njëjtë me 6S. Arsyeja që ndodhet në këtë pozicion është çmimi, rreth 400 dollarë.

2 - iPhone 6S Plus. Vlerësohet si telefoni më i mirë me ekran të madh në treg. Mund të duket njësoj me modelin paraardhës, por ndryshimi është procesori A9, që e bën një ndër telefonat më të fuqishëm në qarkullim.

1 - iPhone 6S. Konsiderohet si gjetja perfekte mes madhësisë së ekranit, performancës, sistemit dhe shpejtësisë së përdorimit.

/ Top Channel
 
Titulli: 20 telefonat më të mirë në botë

Me Android dashuri e perjetshme <3 ( samsung)

E vertet per her te pare ndryshova ...me mungon sistemi android... :(....
 
Titulli: 20 telefonat më të mirë në botë

une e kam pas windows dhe tani e kam mar tel android :D
 
Titulli: 20 telefonat më të mirë në botë

Lg Seri G Super
 
Titulli: 20 telefonat më të mirë në botë

..s'ka si cel me sistem andoide se ke mê sh.mundesi per çdo gjë ...jan si njerezit e durueshem

...ndersa cel.me sistem i OS jo se nk.jan tê mirê perkundrazi por je i lidhur ...si tê martuarit e gjorê .

Androide si liria qê nk.ka tê paguar nê perdorim.
 
Titulli: 20 telefonat më të mirë në botë

..s'ka si cel me sistem andoide se ke mê sh.mundesi per çdo gjë ...jan si njerezit e durueshem

...ndersa cel.me sistem i OS jo se nk.jan tê mirê perkundrazi por je i lidhur ...si tê martuarit e gjorê .

Androide si liria qê nk.ka tê paguar nê perdorim.

Kujt i thua.... por kur e thua se :/
 
Titulli: 20 telefonat më të mirë në botë

....ma mirê von se kurr - sistem android e s'ka, per cel.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top