2 Prill 1991: Do të përdoreshin lëndë kimike kundër protestuesve, u përdorën armë

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]2 Prill 1991: Do të përdoreshin lëndë kimike kundër protestuesve, u përdorën armë[/h]

Nga Kastriot Dervishi

Me telegramin shifër nr.112, datë 2.4.1991, ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçaj, urdhëronte degët e punëve të brendshme në rrethe se nisur nga grumbullimet në Tiranë, Kavajë e Shkodër ku ishin “hedhur parulla politike” që kishin fyer “personalitete të kombit” (fjala është vetëm për Enver Hoxhën), duhej “goditur ashpër qysh në fillim” dhe lartësitë duhej të ziheshin me qitës të përgatitur. Dhe vërtet në Shkodër më 2 prill 1991, në qytetin më të përndjekur nga komunizmi, u vranë dhe u plagosën shumë qytetarë shkodranë. Deklarimet zyrtare ishin kontradiktore. Raporti i Gramoz Ruçajt për Këshillin e Ministrave, në lidhje me “ngjarjet e ndodhura në qytetin e Shkodrës më datën 1 – 3 prill 1991” është hartuar më 29 prill 1991, pra me shumë ditë vonesë. Ish kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, deklaroi se raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “nuk është i saktë nuk tregon se si u zhvilluan ngjarjet” (“E vërteta mbi masakrën e Shkodrës nuk mund të mbulohet”, “RD”, 3 korrik 1991, faqe 5). Në raportin e ministrit, përmenden parullat e hedhura si: “Liri – Demokraci”, “Enver Hitler”, “Nuk i duan komunistët, jo, jo”, “Poshtë PPSH”, etj. Ajo që i mungon raportit janë pikërisht vrasjet dhe plagosjet. Pikërisht në mes të raportit, kjo pjesë artikulohet kështu: “Rreth orës 10.30 u mor vesh se nga turma ishte vrarë një person, trupin e tij e sollën midis demonstruesve të cilët u bërtisnin forcave të rendit”. Të vrarët ishin Arben Broci, 24 vjeç, Bujar Bishanaku, 22 vjeç, Besnik Ceka, 29 vjeç dhe Nazmi Kryeziu, 45 vjeç (që vdiq në spital dy ditë pas ngjarjes). Dy të parët cilësoheshin se ishin anëtarë të PD-së.


Një raport më të specifik përpilon më 8.4.1991 (gjithsesi edhe ky 6 ditë pas ngjarjes, duke lënë shteg për dyshime të tjera) shefi i Policisë së Shkodrës, Gjek اelaj. Këtu ka një varg arsyesh mbi atë që bëri policia përballë një “turme rreth 20 mijë veta”. Midis të tjerash اelaj shkruan se “një pjesë e efektivit hapi zjarr pa urdhër në ajër, por pastaj humbi orientimin dhe sjellë si pasojë viktimat dhe disa të plagosur”. Synimi kish qenë të përdoreshin lëndë kimike, por atë ditë mungonte shefi i kimisë. اelaj ankohej se nuk kishte pasur fare informacion nga Sigurimi.

Më 5.5.1991 nga policia e Shkodrës u arratisën në Greqi, 5 policë. Sipas burimeve operative, një polic 28 vjeçar nga Mjeda, ka qëlluar me automatik drejt turmës deri arma ju bllokua. Edhe midis shokëve ai shprehej se kishte vrarë. Polici tjetër 24 vjeçar nga fshati Bogë kishte deklaruar në fshat se kishte qëlluar drejt turmës.
​​​​​​


SYRI.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top