Shumë shpejt do të nisë puna për rehabilitimin e zonës së plazhit të Currilave në Durrës. Sipas projektit, kjo zonë do të kthehet në një park të gjelbëruar, mjedis çlodhës për qytetarët e plazhistët, me stola dhe ndriçim në rrugë.
Ministria e Mjedisit ka akorduar për këtë projekt një fond prej 2 milionë dollarësh, pasi është një zonë e mbipopulluar në qytetin bregdetar në stinën e verës.
Ministri Lefter Koka u shpreh optimist për projektin në fjalë: “Dihet tashmë që erozioni dhe degradimi i tokave në vendin tonë, ka marrë dimensione të mëdha dhe kjo janë ndryshime klimaterike. Janë fusha ku Ministria e Mjedisit është duke punuar fort. Një nga nismat e ministrisë sonë është edhe çështja e biodiversitetit, ku në këtë 4-vjeçar do të mbillen rreth 4 milionë fidanë dhe kjo është e barabartë me 5 mijë hektarë pyllëzim”, – përfundoi Koka.
G.shqip