1951: "Bomba në ambasadën sovjetike"

Love

βeℓℓe â๓e
SEANCA E DATثS 20 SHKURT DHE MBETثN VETثM ANثTARثT E BYROSث POLITIKE Tث KQ.

SHOKU KOMANDANT. – Tani të shohim një propozim të Mehmetit në lidhje me masat që duhet të marrim për atë që na ngjau në Legatën Sovjetike.

SHOKU MEHMET SHEHU. – اështja qëndron këtu. Mbrëmë në orën 7 e 47 nga rrugica që është mbrapa Legatës Sovjetike është hedhur një dinamit i mbështjellë në letër dhe i lidhur me një fitil. Dinamiti u hodh brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, dritaret dhe ka bërë një zhurmë të fortë. Menjëherë kanë vajtur forcat për ndjekje po nuk kanë gjetur gjë. Pastaj kanë rënë pas shenjave dhe kanë kapur disa njerëz që ishin atje. Dyshimet tona rreth kësaj ngjarjeje janë se mund të jetë vazhda e një proçesi, po pavarsisht në se është ndonjë nga ata që mendojmë ne apo jo, ne duhet ta zbulojmë patjetër burimin dhe njerëzit e këtij atentati. Duke marrë parasysh se ky nuk është një aksion i thjeshtë, po një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne, është e nevojshme politikisht që ne të marrim masa represive të jashtëzakonshme pa marrë parasysh ligjet në fuqi. Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kjo masë që do të marrim duhet të jetë në një shkallë të tillë, te elementi që përpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruho (tek viktimat është një Qemal Kasoruho, Vlug) etj, sonte t'i arrestojmë. Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta nga këta të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t'i pushkatojmë (u pushkatuan 22, Vlug) duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera. Kjo masë do të proçedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana, të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet terrorit t'i përgjigjemi me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi.Ne i kemi pregatitur listat e arrestimeve dhe po të jeni edhe ju dakort veprojmë që sonte. Qysh mbrëmë ne kemi marrë masa për ruajtjen e të gjithë njerëzve sovjetikë që ndodhen këtu si këshilltarë, profesorë duke ju vënë nga njerëzit tonë për t'i shoqëruar. Pjesa kryesore e tyre do të armatosen, pastaj kemi menduar të vemë roje edhe në të gjithë objektet ku punojnë e banojnë këta, rrotull këtyre do të bëjmë pastrimin e të heqim familjet e dyshimta si dhe njerëz të tjerë që punojnë afër tyre, pse kemi vënë re që janë futur tek ata njerëz të poshtër dy shoferë jo të mirë. Këto masa mendojmë t'i marrim kudo ku ka sovjetikë që janë këtu rreth dyqind veta prej tyre. Do të marrim gjithashtu me këtë rast edhe masa më të mira për mbrojtjen e legatave të demokracive popullore, të cilat sot për sot kanë vetëm nga një roje. Me gjithë se në këto masa do të bëhen edhe mjaft harxhime po ne do ta bëjmë se janë masa të domosdoshme dhe duhe t'i marrim.

Tث GJITHث ANثTARثT E BYROSث. – (Një zëri) Të gjithë jemi dakort me këto masa.

SHOKU MEHMET SHEHU. – Do të ishte mirë që ne si byro politike t'i bënim një telegram shokut Stalin ku t'i tregonim se si ka ndodhur kjo ngjarje, kjo fatkeqësi e madhe dhe t'i premtojmë e ta sigurojmë se luftën kundra armiqve të jashtëm dhe të brendshëm do ta vazhdojmë akoma me më ashpërsi.

Tث GJITHث ANثTARثT E BYROSث. – (Aprovojnë edhe këtë propozim të dytë të shokut Mehmet Shehu)

SHOKU i poshter BALLUKU. – Po për çështjen e atyre që do të pushkatojmë ne duhet të gjejmë edhe një motivacion.

SHOKU MEHMET SHEHU. – Këtë gjë e lidhim me atë që donin të bënin në 8 shkurt.

SHOKU KOMANDANT. – Motivacioni të mos thuhet për atentat.

SHOKU MEHMET SHEHU. – Për këtë duhet të flitet pak edhe me gjykatën dhe prokurorinë ushtarake.

(Mbyllet seanca e datës 20.2.1951)

Burimi:
A.Q. Sh. F. 14/APOU, V. 1951, D. -, fl. -


Shoku Josif Visaronioviç STALIN
Kremlin Moskë

Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit t’onë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë në 19 shkurt, ora 19.47, duke hedhur dinamit në oborrin e Legatës, na ka goditur mu në zemër të Partisë dhe të popullit t’onë. Ky akt politik terrorist i armikut, na ka prekur jashtëzakonisht, pse ai u drejtua karshi çka është më i dashur, më i shtrenjtë dhe më i shenjtë i popullit t’onë, Bashkimit Sovjetik, që është gjithçka për ne, që pa atë s’kish dhe s’mund të ketë jetë për popullin dhe Partinë t’onë.

Shoku Stalin, ne s’kemi qenë vigjilentë sa duhet, pse mund t’a kishim evituar këtë gjë të tmerrshme që na ngjau ne. Këtë mungesë vigjilence, që ne e konsiderojmë një nga gabimet më të rënda t’onat, s’duhet të na i fali lehtë populli dhe Partija jonë. Ne shoku Stalin ju zotohemi dhe ju betohemi, Juve dhe Partisë Bolshevike të Lavdishme, se do t’ja lajmë Partisë dhe popullit tonë këtë gjë kaq të rëndë që ju shkaktua nga mungesa e vigjilencës s’onë. Ky akt i poshtër i armikut, na ka egërsuar pa masë dhe na ka bërë të dhjetëfishojmë luftën dhe vigjilencën t’onë karshi imperjalistëve gjakatarë luftënxitës amerikano-inglezë, karshi tradhëtarëve fashista të Beogradit, të Athinës dhe të Romës dhe të reaksionit të brendshëm vegël e tyre.

Shoku Stalin, Partija e jonë do të jetë e pamëshirshme kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik, të popullit t’onë dhe të paqes. Partija jonë si kurdoherë, do të verë të gjitha forcat e saj për të çelikosur dashurinë e popullit tonë karshi shpëtimtarëve të tij, Bashkimit Sovjetik, Partisë Bolshevike dhe juve shoku Stalin. Armiqt e brendshëm dhe të jashtëm, kurrë nuk do të harrinë të gërvishtin dashurinë dhe besnikërinë e pakufishme që ka populli jonë për ju dhe Bashkimin Sovjetik.

Shoku Stalin, në emër të gjithë shokëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të mbledhur në plenium, ju kërkojmë ndjesë, Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi se do t’a lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne, ne do të jemi të pamëshirshëm, do t’a forcojmë dhe çelikosim partinë t’onë, do t’a bolshevizojmë atë dhe to të forcojmë çdo ditë çdo ditë e më shumë mbrojtjen e vendit t’onë.

Duke ju shprehur dashurinë dhe besnikërinë më të madhe që ne kemi për Partinë Bolshevike dhe për Ju, mësues gjenial dhe i shtrenjti i joni, pranoni të falat t’ona revolucionare.

Në emër të Komitetit Qendror
të Partisë Punës së Shqipërisë
Sekretari i Përgjithshëm
Enver Hoxha
(firma)

Burimi:
A. Q. Sh. F. 14/AP MPKBS, V. 1951, D. 2, fl. 1-2

Po tek e njëtja dosje është një shënim:

Citim:
Letra e shokut Enver në emër të Pleniumit të K. Q. PPSh, ku kërkohet ndjesë dhe bëhet autokritikë për mungesë vigjilence me rastin e hedhjes së dinamitit në oborrin e Legatës Sovjetike në Tiranë, mendoj të mos botohet1. Të pyetet shoqja Nexhmie.
Vlashi2 21-1-71.

Shoqja Nexhmije tha të mos jepet1

1. Bëhet fjalë për t'u botuar tek veprat e Enver Hoxhës.
2. Vlashi është Vlash اelepiku.


Burimi:Vargmal.org
 
Back
Top