1945: Viti zero për mbarë botën?

1945: Viti zero për mbarë botën?​

1659257328441.png

Lufta e Dytë Botërore ishte një nga ngjarjet më të mëdha të përbashkëta në historinë njerëzore. Mes viteve 1937 dhe 1945, më shumë se 100 milionë burra dhe gra u mobilizuan në forcat e armatosura anembanë botës. Qindra miliona civilë u tërhoqën gjithashtu në konflikt – si punëtorë të fabrikave, si furnizues me ushqime apo zbavitje, si të burgosur, si punëtorë skllevër dhe si shënjestra. Çdo cep i planetit, madje edhe ata larg luftës, u prek nga kjo katastrofë globale.

Fundi i luftës shpesh mbahet mend si një kohë idealiste. Festime të mëdha u zhvilluan në Londër dhe Paris në Ditën e Fitores , fishekzjarre shpërthyen mbi Kremlin dhe marinarët puthnin infermieret në Times Square të Nju Jorkut. Në SHBA, Presidenti Truman vazhdimisht i thoshte popullit se ishin “në pragun e një bote të re” dhe se me vdekjen e një “bote në luftë”, erdhi lindja e një “bote të paqes”. Më 16 gusht 1945, një ditë pasi Japonia kapitulloi, ai shpalli faqe botës se ata po përjetonin një fillim të ri në historinë e lirisë mbi këtë tokë.

Sado të mira që ishin këto ndjenja ishin në atë kohë, ato janë një këndvështrime shumë selektive për valën e emocioneve që shoqëroi fundin e luftës. Krahas gëzimit dhe kremtimit, pati gjithfarësoj reagimesh të tjera. Në shumë pjesë të botës, emocionet mbizotëruese në vitin 1945 ishin ato të zemërimit dhe turpit. Në të gjithë Evropën Perëndimore, një grua kokërruar, e cila i kishte dhënë trupin armikut, u bë simbol i fuqishëm i bashkëpunimit; dhe valët e dhunshme të hakmarrjes kundër bashkëpunëtorëve shpërthyen si në Evropë, edhe në Azi. Në shumë nga zonat më të shkatërruara, sidomos në vendet e humbura, njerëzit shpesh gjunjëzoheshin para dëshpërimit – “vetmia e humbjes së plotë fizike”, siç shkruante korrespondentja i luftës Janet Flanner. Edhe në vendet fitimtare, emocionet nuk ishin aq të qarta sa i kujtojmë sot.
1659257357622.png
“Ndjehesha i përhumbur”, kujtonte John MacAuslan, një ish oficer i inteligjencës britanike. “Ajo që njihnim prej një kohe kaq të gjatë, ishte zhdukur, dhe dukej se nuk kishte asgjë për të zënë vendin e saj … E gjitha kishte ikur”.

Kujtimi i vitit 1945 si agimi i një epoke të re shprese është pra shumë selektiv. E megjithatë, kjo kujtesë qëndron në zemër të mendësisë së pasluftës. Një pjesë e arsyes pse është kaq e fortë, është se në këtë mënyrë është raportuar fundi i luftës, pothuajse kudo. Në krye të kësaj fushate ishte SHBA. Amerika doli në vitin 1945 si fituese e padiskutueshme e luftës. Ajo kishte flotën më të madhe, forcën më të madhe ajrore dhe një ushtri që u rivalizua vetëm me atë të sovjetikëve. Në atë kohë, ajo ishte fuqia bërthamore e botës. Ajo gjithashtu ishte pasuruar shumë nga lufta: midis 1939 dhe 1945, ekonomia e Amerikës pothuajse u dyfishua në madhësi dhe deri në fund të luftës ajo përbënte rreth gjysmën e PBB-së totale botërore. Pra, ishte Amerika që u bë edhe burimi i optimizmit, për Evropën dhe botën që doli nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. / Bota.al
 
Top