19 te vdekur nga shperthimi i nje kamioni me bombe

redi-

Anëtar i Respektuar
Policia në rajonin e paqendrueshëm rus të Kaukazit Verior thotë se të paktën 19 vetë janë vrarë dhe rreth 70 janë plagosur nga një shpërthim, më i përgjakshmi pas shumë muajsh.

Zyrtarë të Ingushetisë thonë se një kamion bombë shpërtheu sot në komandën e policisë të qytetit Nazran. Sipas tyre, kamioni u përplas me portat e kompleksit policor dhe shpërtheu ndërkohë që policët po rreshtoheshin për apelin e mëngjesit.

Zyrtarët thanë se bomba, e cila kishte më tepër se 20 kilogramë eksploziv, dëmtoi rëndë makinat dhe ndërtesat përrreth. Të paktën 9 prej të plagosurve janë fëmijë.

Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, forcat qeveritare kanë vazhduar luftimet me separatistët në Ingusheti, اeçnje dhe pjesë të tjera të Rusisë jugore. Shkëmbimet e zjarrit dhe incidente të tjera të shoqëruara me viktima janë një dukuri e zakonshme në republikat e trazuara jugore të vendit
 

Attachments

  • rusi.jpg
    rusi.jpg
    33.9 KB · Shikime: 10

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top