1809: Parisi feston 200-vjetorin e revolucionit

Зngjεll

___________
Rreth 500 njerëz u përfshinë në përleshjet e sheshit Place de la Bastille në Paris.

Qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit francez natën e kaluar, për të festuar 200-vjetorin e kryengritjes së marrjes së Bastille-s.
Shumica e njerëzve po shijonin atmosferën festive të karnavaleve që qyteti kishte marrë, por një grup rrugaçësh filluan të ziheshin midis tyre, të ngacmonin trupat televizive dhe më pas qëlluan me gurë në drejtim të policisë, kur ata u afruan për të rivendosur rregullin.

Mbrëmë ishte nata e hapjes zyrtare të sallës së koncerteve, Opera Bastille, e cila është ndërtuar aty ku më parë gjendej Burgu i Bastijës, ku edhe filloi Revolucioni Francez, më 1789.

Festime deri në agim

Festimet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kjo ishte festa më e madhe e hapur që prej çlirimit të Francës në Luftën e Dytë Botërore.
Trafiku ishte në kaos teksa njerëzit vallëzonin nëpër rrugë, të veshur me të kuqe, të bardhë e blu, në tre ngjyrat e revolucionit dhe lëshonin fishekzjarrë.

Përveç paradës ushtarake tradicionale në bulevardin Champs Elysees, përvjetori i dyqindtë u shënua nga një paradë spektakolare kërcimtarësh, muzikantësh dhe zbukurime artistike nga e gjithë bota.

Kryetarë shtetesh nga 40 vende dhe një audiencë televizive prej 500 milionë spektatorësh ndoqën paradën e planifikuar dhe organizuar nga Jean-Paul Goude – përgjatë Champs Elysees deri te sheshi Place de la Concorde.
Me një kosto prej 8 milionë pafundësh, marshimi i himnit francez Marseillaise ishte bazuar në temat e të drejtave të njeriut dhe të muzikës së botës. Kulmi i saj u arrit me interpretimin e La Marseillaise nga këngëtarja operistike Jessye Norman.

Disa prej liderëve botërore ishin në qytet për Samitin Ekonomik të G7 të çelur nga presidenti Mitterand në piramidën e Louvre-s dje pasdite./G.Agon/


**************************


D02E6737F352127795425D3C7D8677.jpg

Franca feston 14 korrikun në defilenë e ditës së sotme me të ftuarin e nderit Shtetin e Indisë ku morën pjesë dhe forcat militare të Indisë gjithashtu i ftuar nderi ka qënë dhe këngëtari i njohur francez Johnny Hallyday

B7231797583643B4BC1CA6FAD4D1B9.jpg

Dita e kesaj feste të madhe filloi në Champs Elysées sot, me pjesmarrjen për herë të parë të ushtrisë Indiane dhe për herë të parë në Francë që ndodh një defile e tillë, me 400 trupa militare indiane të cilët kaluan para Kryeministrit të tyre Manmohan Singh, i cili ishte pranë Presidentit të Francës, Nicola Sarkozy në tribunën e nderit në sheshin e Concordit.

14F1AB19DED89C5197E284A5CE84.jpg

Ndërsa në mbrëmjen e sotme këngëtari i njohur francez Johnny Hallyday do të bëjë një koncert falas që përfishet në turneun e tij aktual, i cili është dhe i fundit për këngëtarin pasi ka vendosur të dali nga skena.
Në këtë koncert sonte priten rreth 700.000 persona që do të mbidhen, të ndjekur më pas nga fishekzjarre ëe rastin e 120 vjetorit të Kullës Eiffel. Policia e kryeqytetit të Francës, Parisit, janë organizuar në maksiëun që nga dita e djeshme e fillimit të festës

B372EF1ED593D4B4F43558425D9F.jpg

Nga: 3ngjell
 
Redaktimi i fundit:
A thua do i vjer kurre koha popullit shqipetare te ngrihet ne revoluzion kunder ketyre politikaneve mafiose e te korruptuar..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top