18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Banorët e fshatit Krrabë, në periferi të Tiranës janë bërë dëshmitarët e një vrasjeje të paralajmëruar. 18-vjeçarja Nazmije Visha nga fshati Vilë ka vrarë në mesnatë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, pas një historie intime plot me mistere që dyshohet se ka nisur që kur autorja e krimit ishte vetëm 14 vjeçe.

Viktima me origjinë nga Burreli, me statusin i martuar ishte mik shtëpie në familjen e adoleshentes, pasi motra e saj është e martuar me vëllain e tij. Policia shpreson që të zbardhe arsyet kontradiktore të këtij krimi tek një ngjarje e denoncuar në muajin maj të këtij viti, atëherë kur edhe media njoftonte zhdukjen e Nazmije Vishës dhe kur madje edhe e ëma e saj tentoi të vetvritej për këtë shkak.

Adoleshentja u gjet në Burrel dhe i kishte deklaruar policise se ishte rrëmbyer nga 45-vjeçari Muça, dhe që sipas saj ai e kishte mbajtur me dhunë në një pyll. Por, më pas adoleshentja kishte tërhequr denoncimin, duke thënë se kishte ikur me dëshirën e saj. Kaq kishte mjaftuar që policia e Burrelit ta mbyllte dosjen.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

”Ajo u largua përpara dy muajsh, nuk erdhi pasi e kishin rrëmbyer dhe e mbajtën 11 ditë në një pyll. Menduam se mos i kishte ndodhur gjë apo se mos e kishte shitur, por ajo s’na mori në telefon dhe s’na tha që e kishte marrë. Ajo e mbajti atje dhe nuk kishte rrugëzgjidhje sepse rrugët ishin bllokuar”, deklaroi Safete Visha, kushërira e autores.

Pas këtij momenti, adoleshentja është dërguar tek gjysherit e saj në Krrabë, për të qenë më e sigurtë nga ndonjë sulm i 45-vjeçarit. Vajza ndërkohë ishte fejuar dhe duket se kjo kishte shtuar agresivitetin e burrit ndaj saj.

Mbrëmjen e krimit, viktima ka mbërritur i shoqëruar nga një taksist në fshatin Krrabë dhe dyshohet se qëllimi i tij ishte ta rrëmbente sërisht 18-vjeçaren.

Adoleshentja thotë një burim i policisë ka qëlluar me armë, duke e ndjekur me breshëri të shtënash nga porta deri sa e ka lënë të vrarë pothuajse 500 metra larg shtëpisë në një livadh.

”E ka mbajtur me zor ai dhe ajo kishte frikë se e kërcënonte që do i vriste familjarët e do i digjte shtëpinë. Tashmë ajo ka 8-9 muaj që ishte fejuar dhe i fejuari donte ta merrte edhe pse u rrëmbye. E rrëmbeu (viktima 45-vjeçar) përpara dy muajsh nga shtëpia e saj”, shtoi kushërira.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës deklaron në njoftimin për shtyp se viktima është ish-bashkëjetuesi i adoleshentes dhe se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

tch​
 
Titulli: 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

Nese, ngjarja, ka rrjedhur ashtu siq po pershkruhet ne kete shkrim atehere me sinqeritetin ma te madhe i them: Te lumte pushka oj burrnesh :kallash::kallash::kallash:
 
Re: 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

I lumte dora. Ai monstra ne vend te vet ka shkuar edhe pse me vonese!
 
Titulli: 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

I lumt dora vajzes.
Paska marr ''denimin '' e merituar aiii.!!
 
Titulli: 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

Mir ja ka ber...Jane ber njerez Zot na ruaj...
 
Pe: 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

Mushe tushe...:p
 
Titulli: 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

cne 45 vjeç ngaterrohet me minorene ...bohh
 
Titulli: 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

Mesazhet e lidhjes së vajzës me viktimën


Nazime-Fiqiri-300x213.jpg


Nëse Prokuroria dhe Policia do të kishin hetuar siç duhet rastin e ikjes se Nazime Vishës, në atë kohë ende pa mbushur 18 vjeç, atëherë do të ishte parandaluar një vrasje dhe do të ishte zbuluar një skandal pedofilie.

Kjo eshte deklarata e avokates se caktuar nga shteti për të mbrojtur adoleshenten, e cila eshte ne pritje te daljes para gjykates per akuzen e vrasjes me dashje. Avokatja Vjollca Pustina deklaron se Nazime Visha eshte abuzuar seksualisht që pa hyrë ne klasen e tete ose thene ndryshe ende pa mbushur 14 vjece.

"Vajza ka deklaruar se kur ka qëndruar me viktimën në një pyll të Bulqizës është dhunuar sistematikisht 11 ditë. Mendoj se ka patur vend për të bërë hetime dhe për të zbuluar më mirë këtë të vërtetë. Nëse do të kishin qenë hetime më të thella dhe më këmbëngulëse nga policia ndoshta kjo ngjarje do të ishte parandaluar dhe ndoshta do të ishte zbuluar edhe një skandal pedofilie. Fakti i tregon që një burrë në atë moshë të abuzojë me një fëmijë që ende nuk i kishte mbushur 14 vjec, Kodi Penal i dënon marrëdhëniet seksuale me të mitura", tha Pustina.

Burime nga Prokuroria e Tiranës pohojnë se vajza e ka qëlluar Fiqiri Muçën, 45 vjeç, baba i pesë fëmijëve, pesë herë, ndërsa gjatë ndjekjes së tij deri sa e ka vrare ajo ka zbrazur plot 29 pluma kallashikovi.

E perditshmja "Panorama" publikoi të mërkurën nje sere mesazhesh telefonike qe vajza i dergonte viktimes dhe qe tregonin per nje lidhje te vullnetshme mes tyre. Megjithate avokatja kembengul se ajo eshte viktime e abuzimit.
Sipas saj, afeksionimi pas dhunuesit eshte nje sindrome, qe njihet boterisht nga psikologet, si sindroma e Stokholmit. Megjithate ajo sygjeron qe me shume se me mesazhet hetimet duhet të merren me faktin se perse nuk eshte hetuar rasti i denoncuar nga vajza si rrembim.

"Realisht mesazhet kanë dalë të dërguar nga një numër telefoni me numrat e fundit 668. Unë kam kontaktuar me familjarët dhe ata thonë që vajza nuk ka patur celular. Së fundmi mësohet se viktima kishte patur dy telefona dhe i kishte dhënë edhe një telefon vajzës për përdorim. Janë shkuar nga ajo, janë shkruar nën kërcënimin e vazhdueshëm të viktimës, kjo mbetet për t'u parë. Viktima e kishte kërcënuar me vrasje vajzën, me vrasje të familjarëve të saj. Nuk duhet të harrojmë edhe kushtet në të cilat jetonin, nivelit arsimor, kulturor, vendin ku ata jetojnë", thotë avokatja.

-“Pse ma mbyll jeta ime”

-“Të më tregosh ku ke qen tu q… sot shpejt, kush të tha ty me dal për kafe a”

-“Zemër pishmen vetëm kur të vdes për kokën tënde me dhembte barku shum, gjafsha ty më beso jeta ime aje gret ti un jo zemër”

-“Për kokën tënde nuk kam fol me to i bie kurenit, të kam thën do të tregoj për çdo gjë, mos më merr në gjaf se jam gjunof dhe un jam gruja jote, ma mert zoti jeten po fola me to, ti bie kurenit, në qoftë se s’më beso, pyt ka të duash a kam fol, më ço lek”

-“Si ta bajti zemra me më thën mua të kam marrë bezdi fort se vdes e di se do ma thosh ket fjalë si kam dit kur të duash ti më helmon mua sms.”

-“Ke për tu be pishman që se hap hala smë ke bë be. Me bjer i Bravo po desh për zamin dhe mos tel se të paskem mërzit shum un”

-“Zemër mua më do zoti fort un tu fol me ty metja ikisht la por më than tani ai zjaebja mos të shof rrobë me la ka inetin që si lava un edhe të kurenit i bije që s’i kam prek me dor”

-“Ta mendoshe sa të dua dhe atë her të ma bësh kështu, por ti bjeri kurenit dhe ta fal se ti e di sa të dua dhe jetoj dhe u rrita me ty dhe ti e di se jam xheloze çdo gjë ja bën mua por dhe vetes ti”

-“Mua të më vratësh ti e kam të let sa me helmu se gjyofet eati që kam në bark do të zën po jam mërzit tani shumë atë dit shkove për tjer smë pyt dhe sot prap ashtu çfarë të kam ba un që ma bën kështu që smë pyt pse smë thua stë pys”

-“Nuk të ka dasht kush si nuk të ka fol femër si un ti e di shum çfar bëna për ty tie di se kam bërë çfarë te thën ti por këto sot spe ma bëne un dhe min nuk kthej me po ne qoftë se ti bije kurenit me dorë që ske hy në vilz mund ta fal po pa i ra kurenit jo se nuk më pyete mua un.”

-“Takoj të gjith mos i le pa taku se je i lir shum që vet e more kët rrug sot se do e kaloshe keq me mua ato fal që ti pata thën do ti bëja por ty stë pëlqeva dole xhira sot edreja ime do të vrasi”

-“Ta fal nesër që të kthej prej dajash sa her të dua ti të fal un”

-“Nuk ka qen kismet me jetu për qef stë pëlqeva un te stë pëlqenkan fjalët e mija bëj ate gjana që bën sot bëj pasnesër e tutje sa të vdes un lekët që ke pas për mua më rregullo varrin se paskem qen idjote për ty je i lir tani”

-“Zemër në qoft se jam me hile ma mert zoti jetëdm dhe gjynofet tuja por ma kaliste kot gjynofet e mija të zënshin sa të dua ty nuk dua jetën time ti e di shum mir”

-“Jam tu bë dush tani hajde më laj zemër”

- Amen më trego pse nuk mi dhe lek se më herdhi shum inet se nuk i dua më”

-“Kush s’të ka dash si un e pata la makinën për veten jo për tjerit më the asht e jotja nuk fus njeri pa të pyt ty edhe pse po vdes mos harro se herën e fundit”

-“Ti e ke nez dhe ke fol me tot për mua e ke në dark të dua nr se do ta djeg se çfar të them un as një her zbën”

Avokatja thote se ka prova qe viktima ka shkuar dhe e ka marre me dhune edhe ne shkolle të miturën, duke hedhur poshte nje lidhje normale mes nje vazje dhe nje burri, por nje viktime dhe nje dhunuesi. Pas ikjes apo rrembimit nga Fiqiri Muça, Nazime Visha nuk u kthye në banesë dhe nuk u pranua me nga prinderit e saj ne fshatin Malvilez i Tiranes, familje qe jeton ne kushte te mjerimit.

Nena e Nazimes pas krimit deklaroi se viktimen e kishin mik shtepie pasi prej nente vitesh atij i kishin hapur dyert, ndersa per te forcuar miqesine kane martuar nje nga vajzat me vellanë e viktimes.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


--------------------------------------------------------------------



“E vrava për të shpëtuar veten”


Gjykata e Tiranës vendosi që 18-vjeçarja Nazime Visha të qëndrojë 30 ditë burg, derisa prokuroria të sigurojë të tjera dëshmi për krimin për të cilin ajo akuzohet.

Prokuroria e akuzoi per vrasje me dashje ne dem te shtetasit Fiqiri Muça, me te cilin ajo kishte edhe lidhje intime. Organi i akuzes kerkoi nje mase me te rende, ate te arrestit me burg pa afat, si dhe te vleresonte si te ligjshem arrestimin e saj ne akuzen e vrasjes me dashje dhe te armembajtes pa leje.

Vete e pandehura, tha se, nuk e kishte kryer vrasjen me dashje por ne kushtet e vetembrojtjes, pasi

Fiqiri Muça ishte nisur nga Durresi per ta marre nga shtepia ku ajo fshihej. 18-vjeçarja nuk shprehu ndonje pendese per krimin e kryer per te cilen e kishte marre persiper.

Prokuroria si prove shtese pervec provave te fiksuara ne vendin e ngjarjes, paraqiti edhe deshmine e taksistit qe dergoi Fiqiri Muçen nga Durresi ne Krrabe. Sipas tij, Muça dhe e pandehura kishin kryer biseda telefonike intime, per me teper se nje ore. Gjithashtu sipas deshmise se taksistit, perveç vajzes qe deklaron te kete kryer 29 qitje me arme me qellim vrasjen e Muçes, per metra te tera me vrap kishte shquar edhe gjyshen dhe xhaxhanë e saj.

Por edhe prokuroria edhe mbrojtja thane se, 18-vjeçarja ishte perdhunuar sistematikisht nga shtetasi Muça qe kur vajza ishte me pak se 14 vjeç. Prokuroria tha se mbetet per t'u hetuar ne kete drejtim per t'u verifikuar deklarimet e 18-vjeçares. Gjykatesi Neritan Cena la afat me 30 dite burg, per Vishen duke i kerkuar Prokurorise te sqaroje akoma edhe me shume ngjarjen, si dhe te vertetoje pikerisht nese pretendimet e te akuzuares per dhunim sistematik nga viktima qendrojne apo jo.
Mesazhet e lidhjes së vajzës me viktimën

Nëse Prokuroria dhe Policia do të kishin hetuar siç duhet rastin e ikjes se Nazime Vishës, në atë kohë ende pa mbushur 18 vjeç, atëherë do të ishte parandaluar një vrasje dhe do të ishte zbuluar një skandal pedofilie.

Kjo eshte deklarata e avokates se caktuar nga shteti për të mbrojtur adoleshenten, e cila eshte ne pritje te daljes para gjykates per akuzen e vrasjes me dashje. Avokatja Vjollca Pustina deklaron se Nazime Visha eshte abuzuar seksualisht që pa hyrë ne klasen e tete ose thene ndryshe ende pa mbushur 14 vjece.

"Vajza ka deklaruar se kur ka qëndruar me viktimën në një pyll të Bulqizës është dhunuar sistematikisht 11 ditë. Mendoj se ka patur vend për të bërë hetime dhe për të zbuluar më mirë këtë të vërtetë. Nëse do të kishin qenë hetime më të thella dhe më këmbëngulëse nga policia ndoshta kjo ngjarje do të ishte parandaluar dhe ndoshta do të ishte zbuluar edhe një skandal pedofilie. Fakti i tregon që një burrë në atë moshë të abuzojë me një fëmijë që ende nuk i kishte mbushur 14 vjec, Kodi Penal i dënon marrëdhëniet seksuale me të mitura", tha Pustina.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


----------------------------------------------------------------------------


Zhviktimizimi social i Nazimes


18-vjecarja.jpg


Vali Qyrfyçi - Mjaftuan ca sms të mbetura në celular për ta parë ndryshe Nazime Vishën. Nuk shihet më si viktima e vërtetë e tragjedisë që u mbyll me një të vrarë dhe atë në pranga, por si një zuskë, si një femër që prish martesa, një lubi që kërkon para e nuk e njeh nderin.

E ndërsa mbi të hidhet baltë, vetëm pak orë pasi të gjithë e shihnin dhe komentonin me keqardhje historinë e saj katërvjeçare, familjet e prekura të dy protagonistëve kanë marrë zemër. Për herë të parë ndihen të rëndësishëm dhe flasin, komentojnë, aq sa duket sikur kanë lënë pas dhembjen, dramën dhe pasojat e saj në jetën e gjithsecilit prej tyre. Njëra palë flet për dinjitet të vënë në vend (turp!), pala tjetër për një kurvickë të vogël që synonte t’i merrte burrin Mynyres së shkretë, që ndonëse e dinte historinë e të shoqit abuzues ndaj një të miture jetonte me të, kujdesej për të dhe jep deklarata se ajo, autorja e futi në kurth duke dashur t’ia merrte asaj nga shtrati dhe të martohej me të. Në gjithë këtë lumë thëniesh e kundërthëniesh të familjarëve dhe sms-ve të Nazimes, që të përplasen në fytyrë për të të përcjellë një tjetër anë të historisë dramatike me bazë një marrëdhënie të pamoralshme shqiptare, çdokush ndihet i çoroditur e gjykon, herë njërin dhe herë tjetrin. Në varësi të atyre që na ofrohen orë pas ore, ditë pas dite në ndjekje të lajmit dhe përcjelljes të sa më shumë detajeve nga gazetarët te publiku. Kështu, një histori e vogël e një fenomeni të madh që gjallon në realitetin e sotëm shqiptar erdhi e fitoi përmasa të konsiderueshme përmes krimit të vrasjes. Ishte ky që e nxori në dritë, duke nxitur qëndrime dhe gjykime emotive të tipit: “Pushka top! Mirë ia bëri!”, “I shkreti iku kot, nga një Rrugaçe e vogël që s’donte gjë tjetër veç para dhe…”, “ا’është kjo që s’di as të shkruajë shqip, na e neveriti.”. Dhe thëniet vazhdojnë pafund. Po kush është Nazimja 18-vjeçare, në rast se është ajo që qëlloi mbi viktimën, pasi janë hedhur dyshime dhe për këtë pas publikimit të mesazheve telefonike? ثshtë vajza që u rebelua ndaj jetës së saj, ndaj dhunuesit të saj, ndaj familjes që e braktisi, ndaj shtetit dhe shoqërisë indiferente për jetën e saj dhe të shumë vajzave të tjera si ajo, që pasi bëjnë vetëm pak klasë shkollë mbahen të mbyllura në shtëpi në pritje të fatit që t’u trokasë në derë. E nëse diçka e cenon “bardhësinë” fati zinohet, sido që të vijë. E prangosura e sotme është përfaqësuese e atyre që pranojnë diktatin në heshtje, fillimisht të personit abuzues e më pas të rrethanave, pasi nuk gjejnë dot mbështetje te familjet, as te shoqëria, po duhet të përshtaten, ta pranojnë realitetin për aq sa munden dhe të notojnë në ujërat e tij për t’ia dalë. Ajo qëlloi mbi autoritetet që ishin në dijeni të një drame familjare të denoncuar nga familja e Nazimes dhe që mund ta kishin parandaluar rrjedhën e historisë. Qëlloi mbi autoritetet arsimore të zonës së saj, që nuk vepruan me masa shtrënguese që ajo dhe të tjera si ajo të arsimohen, të kryejnë nivelin e detyrueshëm arsimor. Ajo qëlloi dhe për të na treguar për baballarët e pafuqishëm, të pazotë për të mbrojtur familjen, në emër të mirëbesimit te miku, dhe që deklarojnë se fëmija u ktheu nderin e nëpërkëmbur me anë të krimit.

Muça padyshim që mbetet protagonisti i kësaj ngjarjeje me krimin e kryer që në momentin e marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Ajo ishte vetëm 14 vjeçe, e padalë, e paedukuar dhe e rritur në pritje të fatit të saj, që u “shkërmoq” pas humbjes së virgjërisë nga miku i shtëpisë. Ta deklaronte mund të rrezikonte veten, por edhe të motrën, nuse në derën e Muçëve dhe prej këtej zë fill një tjetër histori. Rast i pastër manipulimi. Nis të lidhet me abuzuesin e saj. Nis të jetojë duke iu përshtatur rrethanave të diktuara dhunshëm nga abuzimi seksual dhe mentaliteti, kultura në të cilën është rritur dhe i ka varur shpresat tek ai. Në këtë rast vajza duket se është prekur nga Sindroma e Stokholmit. Psikika njerëzore është shumë komplekse, ndërthur dhunimin me kënaqësinë, frikën me mbijetesën, dëshirën për të jetuar me atë për t’u ndarë nga vuajtja dhe varfëria. Dhe askush nuk mund të gjykojë lehtë dikë, pa i marrë në konsideratë të gjitha rrethanat e përjetimet e një çështjeje, të cilat në më të shumtën e rasteve ngelen të panjohura. Jetojmë në kohë moderne dhe përjetojmë fenomene mesjetare. Jeta reale është brenda çdo familjeje që përballet me konflikte të ashpra, që ndonjëherë përfundojnë në krime; jeta reale nuk është në rrugët e Tiranës, Durrësit e qyteteve të mëdha ku njerëzit lëvizin duke përhapur parfumin e shtrenjtë dhe shkëmbyer thashetheme e bërë debate të rëndësishme mbi politikën “e madhe” të këtij vendi nëpër kafene. Jeta e vërtetë ndodhet aty ku duket se nuk arrijmë dot të përkundur në kotësirat Berisha-Rama etj., dhe që mjaftojnë ngjarje të rënda si ato të kësaj vere, që nuk janë të rralla, po tepër të afërta në kohë dhe për këtë ende mjaft tronditëse, për të na bërë të kuptojmë dhe të kërkojmë në mënyrë të vazhdueshme funksionimin real të shtetit, të shtetit të së drejtës, ku të gjithë luajnë rol konkret, jo vetëm me fjalë e deklarata që treten në ajrin e mbushur nga krimi, injoranca dhe pasiguria që sjell moszbatimi i ligjit.

Gazeta "Shqip"
 
Back
Top