18 vjeçarja shqiptare pjesë e politikës belge

Monique

With or Without u
klaudia-hajdariu-1-800x450-640x360.jpg





Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimarrje. Tanimë në rradhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.

Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjec kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjecarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjike.

“Në fillim nuk e kisha menduar kurrë të futëm në politikë, por jam ambasadore e në një organizatë për të rinj. Kisha shkuar për projektin tim në Salvador në Amerikën Latine dhe kur u ktheva qyteti im Vilvoorde kishte bërë një konferencë për shtyp për mua . Aty njoha kryebashkiakun e Vilvoorde, dhe kemi mbatur në kontakte. Kur erdhi koha për të bërë listën e pastisë për zgjedhjet vendore më pyeti a ke qejf të futesh edhe ti tek lista e kandidatëve për këshillin bashkiak”, thotë ajo.

Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.
“Kam pak emocione se dua ta përfaqësoj mirë Shqipërinë. Edhe komunitetin shqiptar në Belgjikë. Shpresoj, sepse ka edhe shumë konkurrentë të tjerë, kandidatë të tjerë që janë shumë të mirë, janë shumë të fortë, se unë jam akoma e re. Nuk njoh akoma shumë njërëz në Vilvoorde e as ata nuk më njohin mua”, vijon Klaudia.

Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në vecanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.
“Njëherë dua të ketë shkolla për të gjithë që shqiptarët të kenë mundësi të integrohen. Njerëzit që jetojnë larg nuk kanë mundësi të vijnë deri në Bruksel për ti cuar fëmijët tek shkolla shqipe”, thotë ajo.
WEB



PS: Nje histori suksesi qe na ben nder te gjithve, dhe urojme qe si kjo vajze te kete edhe ne Shqiperi....
 
Bravo!
Rendesi ka nisma,pasi vajza eshte e re,dhe shancet e mundesite e tjera nuk do i mungojne ne te ardhmen.
I uroj suksese!
 
Te shtohen gocat e cunat si kjo.

Ndoshta na zdritin kete shpirt korb te zi.
 
Me mir keta te vegjelit ne politik se kta te medhenjt na e ndriten
 
S'eshte akoma "pjese" por vetem kandidate, eshte nje diference e madhe midis te dy ipostazave.....
Sa per rolin e saj ne politik, se di a ka me njeri te paster ne kete fushe, e nqs ben me njeri gje per nder e per hir te popullates, apo vetem per hirin e te mires personale.
 
Back
Top