alfonci
Veri investigatio
NJU JORK: Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara 17 milionë njerëz në Afrikë presin ndihma urgjente ushqimore. Këtë e bëri të ditur koordinatori i UNOs për ndihmat humanitare, Xhon Holmes (John Holmes) në Nju Jork. Holmes bëri përgjegjëse për gjendjen akute thatësirën, rritjen e çmimit të produkteve ushqimore dhe konfliktet ushtarake në disa vende të rajonit. Të prekura janë Ethipia, Somalia, Xhibuti, Eritrea, Uganda dhe pjesë të veriut të Kenias. Për mposhtjen e krizës, sipas Holmes është e nevojshme ndihma e menjëhershme prej 500 milionë eurosh.
deutsche-welle
deutsche-welle