16 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur në Afganistan

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Zyrtarët afganë thonë se nga një seri sulmesh kundër trupave ndërkombëtare dhe punonjësve të Kombeve të Bashkuara janë vrarë të pakën 16 vetë dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

Në një autostradë në veri të Kabulit, një atentator vetëvrasës përplasi makinën tij në një autokolonë ushtarake, duke lënë të vrarë dy punonjës afganë të Kombeve të Bashkuara, një ushtar të NATO-s dhe të paktën 5 civilë afganë.

Disa orë më parë, goditi zonën pranë pallatit presidencial në Kabul. Në krahinën jugore të Uruzganit, një atentator tjetër vetëvrasës sulmoi një stacion policie, duke lënë të vrarë katër ushtarë dhe dy civilë.

Në lindje të vendit, ushtria amerikane në Afganistan tha se dy ushtarë amerikanë u vranë kur mjeti i tyre ndeshi në një bombë.

Militantët talebanë kanë deklaruar se do t'i sabotojnë zgjedhjet presidenciale dhe ato për këshillat provinciale që mbahen të enjten.

Gjendja ka ngjallur frikë se pjesëmarrja në zgjedhje do të rrezikojë besueshmërinë e zgjedhjeve.

Gjatë një konference shtypi me gazetarët, gjenerali i NATO-s Damaian Cantwell tha se ka besim se misioni ISAF, si dhe policia dhe ushtria afgane janë të përgatitura mirë për të mbajtur rendin gjatë votimeve.
*VoA*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top