Një 15-vjeçare ishte e ulur në ndenjësen ku ishte vendosur bomba që rrëzoi avionin rus në Sinai, para se të shpërthente.
Sipas hetuesve, Maria Ivleva, dyshohet të jetë viktima e parë e tragjedisë.
Sipas një rapoti të grupit hetimor, Ivleva ishte ulur në ndenjësen numër 31/a, ku edhe dyshohet se ishte vendosur bomba referuar ekpertizës paraprake.
Sipas të njëjtit raport, dyshime ka edhe për ndenjësen pranë, atë me numër 30/a, ku ishte ulur 77-vjeçarja, Nadezhda Bashakova.
Hetuesit thonë se, e moshuara dhe vajza 15-vjeçare janë viktimat e para, së bashku me personat që ndodheshin në ndenjëset e tjera aty pranë.
Këto zbulime u bënë falë analizave kimike dhe testeve të tjera në mbetjet e avionit “A321 Airbus”, ku humbën jetën të paktën 224 persona.