150 iftare në ditë shtrohen për të varfërit në اarshinë e Vjetër të Shkupit

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
11658882_10153958437588976_871875427_o-770x470.jpg


Vite me radhë në Shkup, në muajin e Ramazanit, organizohet “Sofra e iftarit” për të varfëritë dhe ato në nevojë.

Sofra e Iftarit më herët është mbajtur ne Parkun e اairit, ndërsa këtë vit mbahet në اarshinë e Vjetër të Shkupit.

Sofra e Iftarit

Sofra e Iftarit, fillimisht është konceptuar si tryezë për personat të cilët kanë vështirësi ekonomike, por meqë gjendet në اarshi, te “Sofra e Iftarit” përveç skamnorëve, mund të takosh dhe ata besimtarë të cilët për shkaqe të ndryshme iftari i ka zënë jashtë shtëpive të tyre.

Llogaritet të jenë rreth 120 deri në 150 iftare falas në ditë.

Organizatori, për portalin tesheshi, shprehet se nuk ka financat e nevojshme për 30 ditët e Ramazanit, prandaj apelon tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë, me qëllim që njerëzit në nevojë ekonomike, të kenë një vend e mundësi ku do të mund të ushqehen për Ramazan. Ky muaj vlen më së shumti dhe këtë: shpalosjen e humanitetit në të gjitha dimensionet. islampress
 
Titulli: 150 iftare në ditë shtrohen për të varfërit në اarshinë e Vjetër të Shkupit

Masha-Allah. Zoti i shperblefte me xhennet.
 
Titulli: 150 iftare në ditë shtrohen për të varfërit në اarshinë e Vjetër të Shkupit

Ramazani eshte muaji me i bukur i vitit... Zoti ja pranoft Agjerimin e kabull krejtve.

Para nje jave me rastisi ne pushim ne shkolle ishim mbledhur te gjithe ne qe Agjerojm,nga shume Kombe te botes,dhe nje Afrikan tha: ketu ne Europe e gjejm ushqimin ne tryeze dhe muajin e Ramazanit nuk lodhemi duke punuar shume... ne Afrike babai im punon 14 or ne dite ne miniere... dhe buke thate nuk kan atje,me cel Iftarin apo me mbyll Syfyrin.... Sepse te huajt e kan grabitur me shkuj Afriken.Dhe sot e kesaj dite vazhdojn.
Zoti eshte i madh!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top