15 vjet burg kush shkon në luftë

con_uk

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Të gjithë kosovarët që shkojnë në luftra jashtë vendit do të dënohen deri në 15 vjet burg. Me miratimin e këtij projektligj qeveria kosovare synon t’i jepet fund praktikës kur kosovarët marrin pjesë në luftëra jashtë vendit. Gjithçka ka nisur pasi shumë të rinj nga Kosova u nisën për në Siri, për të luftuar krah rebelëve të atjeshëm.


“Kemi konsideruar që është imediate krijimi i kornizës ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave të tillë që marrin pjesë në konflikte apo në çfarëdo forme tjetër të organizimit joformal paraushtarak apo parapolicor jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Ndërkohë, në këtë mbledhje të qeverisë kryeministri hashim thaci prezantoi edhe projektligjin për ish-ushtarët e UاK-së. Sipas kryeministrit, me këtë projektligj qeveria synon që t’i kompensojë të gjithë ushtarët e UاK-së, veteranët dhe dëshmorët, edhe nëse kanë marrë pjesë vetëm një orë në luftë.

Me këtë projektligj përcaktohet Dita e Veteranit dhe shumë beneficione që do t’i gëzojnë veteranët dhe trashëgimtarët e tyre, si në pension, ashtu edhe në shërbime shëndetësore dhe shërbime tjera.

“Jemi të vendosur që asnjë personi, asnjë qytetari, asnjë veterani, edhe kontributin më të vogël, apo edhe vetëm një orë nëse ka qenë në luftë, mos t’i hyhet në hak askujt. Ky duhet të jetë një projektligj, i cili afirmon vlerat e luftës çlirimtare dhe afirmon në kuptimin edhe të unitetit politik dhe qytetar”, deklaroi kryeministri Thaçi.

Mes të tjerash në këtë mbledhje të kabinetit u prezantua edhe plani për organizimin e 6-vjetorit të shplajjes së pavarësisë së Kosovës. U prezantua logoja e 6-vjetorit të pavarësisë, ku paraqitet numri 6 që simbolizon rrumbullakësimin e viteve te shtetësisë dhe vazhdimin drejt Bashkimit Evropian.

Në nder të kësaj dite do të mbahet një seancë solemne në Kuvend, ndërkohë që pritet të organizohen edhe aktivitete të ndryshme kulturore si hapja e ekspozitave të ndryshme dhe organizimi i koncerteve.
/ Top Channel
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Dhe pse jam pro frenimit te ikjes se Kosovareve ne Siri, ky veprimi I Thacit me duket komplet I papjekur si nga ana ligjore ashtu dhe diplomatike si dhe shkelje e te drejtave te njeriut.
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Absolutisht qe jam pro denimeve! Iniciative qe sdo te gjeje zbatim, pasi atyre ia kane shplare trurin me kohe!
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Kush shkon jasht vendit? Nuk e kam lexu draftin e ligjit mirepo nese rastesisht behet një luftë në ndonjë vend tjetër shqiptar , nese kthehem në Kosovë me pret denimi prej 15 vjet burg.
 
Pe: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Citaku “jep” 15 vjet burg atyre shqiptarëve që shkojnë në Serbi për ta cliruar Preshevën
vloraserbejermic.jpg

PRESHEVث, 5 shkurt (AIP) -«Qeveria miratoi projektligjin: Ata që shkojnë në luftëra jashtë vendit, dënohen deri në 15 vjet burg.. » këtij ligj i ka kontribuar dhe e ka mirëpritur Vlora Citaku e cila ne fb e saj ka përjetuar satisfaksion.

Sipas këti ligji që qenka nën komptencat e MPB eventalisht ndonjë provokimi të armatusour të Serbisë në Luginën e Preshevës, shqiparët e këtyre trevave duhet të clirohen vetë nga Serbia. Ndryshe , atyre vullnetarëve të cilët do të shkojnë t’i ndihmonin vëllezërve të vet në Kosoven Lindore do t’i jepin 15 vjet burg. Ligji miratohet pak muaj pas vizitës së Citakut në Beograd ?!. ka shkruar agjencia e lajmeve «Presheva jonë», duke komentuar projektligjin e posmirauar.

Qeveria e Kosovës pamvarësishte se ka apo nuk ka ligje kundër mafias, hakmarrjes-vëllavrasjes, kontabandës me drogë, peostiucionit, kundër korrupcionit, terrorizmit nderkombërtar në Kosovë…posa ka miratuar projektligjin përmes të cilit synohet t’i jepet fund praktikës kur kosovarët marrin pjesë në luftëra jashtë vendit. Merre me mend, sikur Zvicra, Gjermania apo Amerika ta mironte ndonje ligj të tillë në vitin 1998 kur bijte tanë të kombit nga gjitha viset ish-jugosllave shkoni me uniformë për ta cliruar Kosovën?


“Qeveria e Kosoves miratoi projektligjin permes se cilit bashkimi ne konfliktet e armatosura jashte territorit te vendit konsiderohet veper penale dhe e denueshme deri ne 15 vite burg”, ka shkruar Ministreja Vlora اitaku në Facebook. Dhe sipas kësaj logjike ky ligj të cilin e ka njoftuar dhe mirëpritur Vlora Citaku ne fb-n e saj ka përjetuar satisfaksion.



Sipas këtij lijgi tash e tutje shqiparët e Luginës në rastkonflikti eventual duhet të clirohen vetë nga Serbia. Ndryshe , atyre vullnetarëve të cilët do të shkojnë t’i ndihmonin vëllezërve të vet në Kosovën Lindore do t’i jepn 15 vjet burg. Ligji miratohet pak muaj pas vizitës së Citakut në Beograd ?!..



Dhe shyqyr n’Zotin që djemtë e Luginës së Preshevës tëcilët ndihmuan clirimin e Kosovës ma herët se ndryshe me pas rrokë ky ligj Rexhepi apo Citaku do t’i fuste në burg këta vullnetarë, ashtu siq i kercnoi azilkerkuesit e papunë, te cilët vërshuan perendimin para ca muajsh, përmes Hungarisë, të cilët kishin dalur të këkojnë punë, për të siguruar fëmijeve jo shminka as rruza apo Iphona, por kafshatën e bukës për fëmijët e tyre..Cfare të thueht i ngopuri nuk ja din të uriturit, apo i ciliruari nuk ja dinë të robëruarit ?! ka shkruar agjencia e lajmeve «Presheva jonë ».
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Urime Thacit per ligjin e ri!
Disave nuk ju vjen mire te ndeshkohen,por me mire te ndeshkohen ne vendin e vet,se te vriten ne dhe te huaj.
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Une mendoj se jeni ende pergjumur zoteri Thaqi.... Këte ligj sdo te respektojme, keshtu duhet ta ndryshosh.

Vellau vellaun nuk e len ne vuajtje....por e ndihmon. Nuk e tradheton, nuk e vret, as nuk e demton.
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Mendim shum i drejt, me pelqen ky ligj,duhet pak diktatur ligjore per talebanet!

ps: tani vepron shteti,dhe ushtria, keta mjekerr cjapet duan te dalin mbi ligjin!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Po nqfs dikush nga Kosova shkon tluftoje ne Presheve, apo ne Maqedoni dhe vdes per shqiptaret ? Apo kthehet i gjalle, do denohet ? pfff
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Kur do e bej ligjin per ta burgosur veten ky nuk e di ! :D
 
Titulli: 15 vjet burg kujt shkon në luftë

Seriozisht kto jan politikanet me legenaaaaaaaa qe ka pare historia e kombit Shqiptar,po ty mor thaqi ty tiiiiiii ............ ku ti kesh po ato shqiptar qe ranen per te cliru kosoven mos do te thush ti jan injoranta.Se kshu del me kte ligj qe nxjerr ti !!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top