Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

13 Prilli/ Jepen porositë, Basha: Kemi situatën në favor, jemi “de facto” shumicë!

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]13 Prilli/ Jepen porositë, Basha: Kemi situatën në favor, jemi “de facto” shumicë![/h] basha.jpg

Lulzim Basha është i bindur se me vendimin për djegien e mandateve ua ka fituar “zemrën” shqiptarëve dhe qëndrimin e tij e ka shprehur hapur në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë dhe Grupit të PD.

“Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi “de facto” shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj”, ka thënë kreu i PD në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Mbledhja e zhvilluar pas thirrjes nga Rrogozhina për të “varrosur fenomenin Rama”, duket se është shoqëruar me disa mesazhe motivuese nga Basha, i cili ka kërkuar nga të vetët që ajo e 13 prillit të jetë protesta e madhe e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Basha ka kërkuar që të ketë një organizim kapilar për protestën e 13 Prillit, e cila do të zhvillohet në orën 18:00.

“Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, ka deklaruar Basha.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top