Betsy Sanchez, një adoleshente nga Coahuila e Meksikës, ka gjetur te bisturia shpëtimin për t’i thënë lamtumirë peshës së madhe Ajo është pacientja më e re (12 vjeç) që i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale bariatrike, me qëllim për të humbur 30 kg menjëherë. Betsy Sanchez, një adoleshente nga Coahuila e Meksikës, ka gjetur te bisturia shpëtimin për t’i thënë lamtumirë 100 kilogramëve të saj. Pas operacionit kirurgjikal të kryer nga daja i saj dhe specialisti meksikan Guillermo Alvarez, vajza ka zbritur në rreth 63 kilogramë. Kjo teknikë është pjesë e ndërhyrjeve kirurgjikale që përdoret për obezët. Praktikisht, stomaku i vajzës është reduktuar 75%, në krahasim me dimensionet origjinale, pasi i është hequr një masë jo e vogël. “Dieta dhe ushtrimi fizik nuk funksionuan në rastin e Betsyt – ka treguar e ëma -, pasi ajo ishte e varur nga ushqimi, teksa kishte probleme me peshën që në moshën 3 vjeç, atëherë kur peshonte më shumë se 25 kg. Prandaj, shpresa e vetme për të ishte kirurgjia”. E me të vërtetë që duke parë një portret të saj, mund të thuhet se rezultati është magjepsës! /ikub/