12 fakte që duhet t’i dimë për aspirinën

braziljania

Anëtar i Nderuar
Aspirina ofron mbrojtje për sëmundje të ndryshme në organizmin tonë. Por ka dhe raste kur efektet e saj në organizëm nuk janë pozitive, apo ndikojnë negativisht. Këto janë rezultatet e studimeve më të fundit të publikuara nga “New York Times”.

Por cilat janë grupmoshat që duhet të marrin aspirinën, cilat janë efektet e saj të meshkujt dhe femrat. Më poshtë jepen 12 fakte lidhur me efektet e aspirinës në kurimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin organizmin e njeriut.

1).Largon para-eklampsinë gjatë shtatzënisë
Një studim i publikuar në “The Lancet” në vitin 2007 tregoi se gratë shtatzëna që merrnin aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër kundër mpiksjes së pllakëzave të gjakut, kishin 10 për qind më pak rrezik për të zhvilluar çrregullime që përfshinin presionin e lartë të gjakut apo komplikacione serioze për nënë dhe fetusin. Terapia me aspirinë gjatë shtatzënisë definitivisht do të shqyrtohet me mjekun obstetër.

2). Redukton rrezikun e zhvillimin e kancerit
Sipas raporteve dhe zbulimeve mjekësore të publikuara kohët e fundit, aspirina ndihmon në reduktimin e zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit. Por sigurisht rezultate të kënaqshme janë arritur në ato raste kur personat e kanë përdorur atë rregullisht për pesë vjet. E rëndësishme është që konsumimi i saj të jetë në dozat e rekomanduara nga specialistët.

3). Zvogëlon rastet e kancerit të gjirit te gratë
Studimi publikuar para një muaji në gazetën e Institutit Kombëtar Kundër Kancerit (National Cancer Institute), tregoi se femrat të cilat përdornin aspirinën ishin 13 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur kancer gjiri, krahasuar me gratë që e mohonin atë.

4). Mban larg kancerin e prostatës
Në çështjet e trajtuara këtë muaj në gazetën “Cancer”, kërkuesit kanë raportuar se meshkujt të cilët përdornin rregullisht aspirinën kishin rreth 10 për qind më të ulët rrezikun e shfaqjes së antigjeneve specifike, përgjegjëse për shfaqjen e kancerit në prostatë. Kërkuesit sugjeruar se përdorimi i rregullt i aspirinës do të mund të mbante larg kancerin e prostatës.

5). Ofrojnë mbrojtje nga sëmundja e Alzheimerit
Studimet nuk u përfunduan plotësisht, por një revistë publikoi këtë vit në gazetën “Neurology” zbulimin se njerëzit të cilët përdornin aspirinën kishin 13 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

6). Ndihmon në shmangien e artritit
Sëmundjet e muskujve dhe kockave forcohen me kalimin e moshës. Mund të shfaqen forma të ndryshme të artritit, osteoporozës, etj. studimet më të fundit kanë treguar se aspirinë mund të jetë një faktor pozitiv plus në parandalimin e këtyre problemeve. Edhe pse përfitimi nuk është shumë i lartë dhe i dukshëm, rezultati pozitiv është ai që ka rëndësi.

7). Parandalon astmën te gratë e moshës së mesme
Një studim i publikuar disa ditë më parë në gazetën “Thorax” ka treguar se gratë mbi moshën 45-vjeçare të cilat marrin 100 miligramë aspirinë çdo ditë ishin 10 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur astmën në dekadën e ardhshme, krahasuar me gratë të cilat merrnin qetësues. Autorët e studimit vunë re se aspirina mund të reduktonte simptomat në rreth 10 përqind të personave të diagnostikuar me astmë.

8). Mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit
Një studim i publikuar në 2007 për neurologjinë sugjeronte se femrat të cilat konsumojnë aspirinë rregullisht (rreth 2 ose më shumë në javë për gjatë një muaji në një periudhë të jetës së tyre) janë rreth 40 për qind më pak të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.

9). Ndihmojnë në reduktimin e atakut kardiak
Personat të cilët përdorin aspirinën janë më pak të rrezikuar ët vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të pësojnë atak kardiak. Rastet e shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë më të shpeshta tek të sëmurët me diabet. Konsumimi i aspirinës do të ndikonte në reduktimin e këtij rreziku.

10). Nuk ndihmon në disa probleme kardiake
Gjendja e muskujve të zemrës apo rregullimi i ritmit kardiak nuk përmirësohet nga konsumimi i aspirinës. Kështu në raste problemesh të kësaj natyre nuk është i këshillueshëm konsumimi i aspirinës apo abuzimi i dozave të përdorura. Në një eksperiment të realizuar kohët e fundit 30 përqind e personave të testuar me probleme kardiake nuk patën përmirësime nga përdorimi i aspirinës.

11). Shkaktojnë shqetësime në stomak
Personat të cilët marrin aspirinën ose medikamente si NSAID, shfaqin rrezik të lartë për të pasur probleme gastrointestinale dhe ulcerë në stomak, sidomos nëse këto medikamente përdoren me tepri.

12). ثshtë më pak e efektshme për femrat
Këtë muaj, një studim i publikuar në gazetën “BMC Medicine” zbuloi se studimet më të fundit kanë treguar përfitimin e madh që kanë meshkujt të cilët marrin aspirinën, për të reduktuar rastet e shfaqjes së atakut të zemrës. Por femrat nuk shfaqnin të njëjtat përfitime.

Aspirina kuron 70 për qind të sëmundjeve te gratë

Aspirina mund të ndihmojë në shëndetin e grave mbi moshën 40 vjeç duke parandaluar goditjet dhe atakun e zemrës. Gjithashtu edhe për gratë e reja në mbipeshë aspirina është e dobishme. Në testet e piketuara për meshkujt fizikanët zbuluan në vitin 1988 se aspirina ndihmon në parandalimin e atakut kardiak fillimisht te meshkujt. Kur arrin në zemër aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijezore mund të bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin.

Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës. Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme transfuzionin e gjakut. Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç, por jo për gratë në moshë më të re.


Elberta Spaho/Tirana Observer
 
Titulli: 12 fakte që duhet t’i dimë për aspirinën

thuaj kesaj elberta spahos qe ja ka mbyt kot per ca gjera.
 
Titulli: 12 fakte që duhet t’i dimë për aspirinën

Aspirina

Në temperaturën e ambientit paraqitet si një trup i ngurtë me kristale pa ngjyrë; pak e tretshme në ujë (3 g/l), shumë e tretshme në etanol.


Aspirina përbën detyrën e saj si analgjezik (qetësues) për dhimbje të durueshme, si antipiretik (për të reduktuar ethen) dhe si antiinflamator. Ka po ashtu një efekt antikoagulant (kundër mpiksjes së gjakut) dhe fluidifikues mbi gjakun, prandaj përdorimi i saj në doza të vogla ndihmon për të parandaluar për një kohë të gjatë ataket kardiake.
Në të kaluarën aspirina ka patur një detyrë të madhe në luftimin e simptomave të gripit; ndërsa sot preferohen barna të tjerë, siç është psh: paracetamoli.

Një dozë e vogël aspirine për një kohë të gjatë bllokon në mënyrë të pakthyeshme formimin e tromboksanit A2 në trombocite, me një efekt frenues mbi grumbullimin e trombociteve që përkthehet në një fluidifikim të gjakut. Kjo veçori e bën të dobishme për të reduktuar incidencën e infarkteve. Aspirina e prodhuar për këtë qëllim zakonisht paketohet në 100 mg; doza të forta aspirine shpesh jepen si recetë menjëherë pas atakeve kardiake akute.

Efektet e saja anësore më të padëshirueshme, kryesisht në doza të larta, përfshijnë traktin gastrointestinal, nga ku mund të shkaktojë ulçera dhe hemorragji. Mekanizmi i veprimit nënkupton reduktimin e sintezës së substancave që mbrojnë mukozën gastrike. Një efekt tjetër i padëshiruar, në sajë të veçorive të saja antikoagulante, është shtimi i humbjes së gjakut tek gratë gjatë menstruacioneve.

Zbulimi i aspirinës.

Emri ”aspirina” e ka prejardhjen nga Bayer Company më 6 mars 1899, të cilët formuluan parashtesën “a” (për grupin acetil) me “spir” (nga bima Spiraea, nga ku del acidi spireik, ose acidi salicilik) dhe me prapashtesën “ina” (që përdorej në përgjithësi për ilaçet e epokës).

Sipas gojëdhanave në të kaluarën ekzistonte një popull i cili nuk sëmurej kurrë; një popull i tillë hante gjethet e salicit. Hipokrati, i konsideruar si babai i mjeksisë, përshkroi në shek.V para erës së re një pluhur të marrë nga lëvorja e salicit që ishte e dobishme për të lehtësuar dhimbjet dhe për të reduktuar ethen. Një mjet shërimi i tillë është cituar edhe nga egjiptianët e vjetër. Edhe amerikanët e njihnin dhe e përdornin për të kuruar dhimbjen e kokës, ethen, dhimbjen e muskujve, reumatizmën dhe të dridhurat.

Substanca aktive e ekstraktit te lëvores së salicit të bardhë (Salix alba), u kristalizua në 1828 nga Henri Leroux, një farmacist francez, dhe nga Raffaele Piria, një kimist italian. Salicina është mjaftueshmërisht acide kur tretet në ujë, për këtë u quajt dhe acid salicilik. Përbërja u izolua edhe nga bimët ulmaria (Spiraea ulmaria) nga disa kërkues gjermanë në 1839.

Në 1897 Felix Hoffman, pas idesë së superiorit të tij Arthur Eichngrun, kimistë që punonin pranë Friedrich Bayer & Co. përftuan grupin hidroksil (OH-) të acidit salicilik me një grup acetil, duke formuar kështu acidin acetil salicilik. Një përbërje e tillë paraqiste të njëjtat efekte terapeutike të acidit salicilik, por me më pak efekte anësore. Lindi kështu ilaçi i parë sintetik, një molekulë e re, jo më një kopje e një molekule që ekzistonte tashmë në natyrë…dhe kështu lindi industria farmaceutike moderne.

Mekanizmi i veprimit të aspirinës u njoh më me hollësi vetëm në 1970.
Si funksionon aspirina?

Në një zbulim që e kurorëzoi me çmimin Nobel, londinezi John Vane tregoi se aspirina në organizmin e njeriut bllokon prodhimin e prostaglandinave dhe të tromboksanëve. Kjo ndodh sepse enzima ciklooksigjenaza (e përfshirë në sintezën e tyre) frenohet në mënyrë të pakthyeshme kur aspirina e acetilon.
Prostaglandinat janë hormone lokalë të prodhuar nga trupi ynë dhe që kanë funksione të ndryshme, mes këtyre janë transmetimi i sinjalit të dhimbjes në tru dhe modulimi i temperaturës së trupit në nivel të hipotalamusit.
Tromboksanët janë të përgjegjshëm për grumbullimin e trombociteve, që formojnë koagulat (copëzat e mpiksura) e gjakut. Ataket kardiake rrjedhin në sajë të bllokimit të vazave të gjakut nga copëza gjaku të mpiksur. Përdorimi i një sasie të vogël aspirine çon në një reduktim të numrit të koagulave; efekti anësor është një aftësi më e vogël e gjakut për tu mpiksur, që përkthehet në një hemorragji më të madhe në raste plagosjeje.
Kërkime më bashkëkohore kanë treguar se ekzistojnë dy lloj ciklooksigjenazash (COX-1 dhe COX-2). Aspirina i frenon te dyja. Barna të reja antiinflamatore jo steroide, të quajtur “frenues selektivë të COX-2”, përdoren me shpresën që të paraqesin efekte anësore më pak të dëmshme në lidhje me sistemin gastrointestinal.

Përdorimet terapeutike

Aspirina është një nga barnat më të përdorshme në trajtimin e dhimbjeve të lehta, që përfshin atë të migrenës dhe ethes. Shpesh kombinohet me qetësues të tjerë. Aspirina është përdorur së bashku me barna të tjerë antiinflamatorë jo steroidë dhe analgjezikë opioidë në trajtimin e dhimbjes shoqëruese të kancerit.

Në doza të larta, aspirina me salicilate të tjerë përdoren në trajtimin e ethes reumatizmale, artritit reumatoid dhe artikulacioneve inflamatore. Në doza më të vogla, aspirina frenon grumbullimin e trombociteve dhe po ashtu ul incidencën e atakeve iskemike të përkohshme dhe anginës së paqëndrueshme tek burrat. Po ashtu përdoret në trajtimin e perikarditit, sëmundjeve te arterieve koronare dhe infarktit akut të miokardit. Doza të vogla të aspirinës janë të rekomandueshme për parandalimin e goditjes dhe të pacientëve me infarkt miokardi. Mendohet se gratë përfitojnë më pak nga aspirina sesa burrat.

Kundërindikacionet

 Aspirina duhet të shmanget nga ato persona që janë alergjikë ndaj ibuprofenit dhe naproksenit.
 Kujdes duhet bërë për ato që janë me astmë.
 Në përgjithësi rekomandohet të kërkohet ndihmë mjekësore nëse simptomat nuk përmirësohen pas disa ditë terapie.
 Kujdes duhet bërë në pacientët me sëmudje të veshkave, ulçera peptike, diabet ose gastrite.
 Përdorimi i aspirinës me alkool ose varfarinë i rrit mundësitë për hemorragji gastrointesitnale (gjakrrjedhje te stomakut).
 Fëmijëve nën moshën 12 vjeç nuk u rekomandohet përdorimi i aspirinës në simptomat e të ftohtit ose gripit, sepse kjo ka lidhje me sindromin Reye (dëmtim i qelizave të mëlçisë).
 Pacientët me hemofili ose tendenca të tjera gjakrrjedhjeje nuk duhet të marrin salicilate.
 Disa burime rekomandojnë se pacientët me hipertiroidizëm duhet të shmnagin aspirinën sepse ajo rrit nivelet e T4.
 Aspirina dihet se shkakton anemi hemolitike në personat të cilët kanë sëmundjen gjenetike të mungesës së glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, kryesisht në doza të larta.

Efektet anësore

 Ankesa gastrointestinale (çrregullime të stomakut, djegësirë stomaku, humbje të vogla gjaku). Për shmangien e këtyre problemeve, rekomandohet që aspirina të merret në ose pas vakteve ushqimore.
 Ankesa të rënda gastrointestinale (hemorragji të mëdha dhe/ose ulçeracione) që kërkojnë ndërpreje dhe trajtim të menjëhershëm. Pacientë që marrin doza të larta ose që i nënshtrohen trajtimit për një kohë të gjatë duhet të marrin mbrojtësa gastrikë me doza të larta antiacidesh, ranitidinë ose omeprazol.
 Efekte qëndrore (marrje mendsh, humbje dëgjimi, marramendje, shqetësime me të pamit dhe dhimbje koke). Sa më e lartë doza ditore, aq më shumë mundësi ka të shfaqen efektet anësore të sistemit nervor qëndror.
 Djersitje kryesisht në doza të mëdha.
 Trajtimi për një kohë të gjatë me doza të larta (artriti dhe ethja reumatizmale): shpesh shtimi i enzimave të mëlçisë pa simptoma, rrallë dëmtime të kthyeshme të mëlçisë. Në këto raste ndodh sindroma fatale Reye. Kjo sindromë ka të bëjë me shkatërrimin dhjamor të qelizave të mëlçisë. Përfundimisht deri në 30% të atyre që vuajnë do të vdesin. Një trajtim i menjëhershëm spitalor mund të jetë shpëtim për jetën.
 Nefriti kronik me përdorim të gjatë, zakonisht nëse përdoret në kombinim me qetësues të tjerë.
 Rrallë herë mund të shkaktojë reaksione të lëkurës, angioedemë dhe bronkospazëm. KSH
 
Titulli: 12 fakte që duhet t’i dimë për aspirinën

13 . ne shum raste ta shesin per coca :D
 
Titulli: 12 fakte që duhet t’i dimë për aspirinën

Aspirina ka ndikim antikancerogjen

Hulumtime të shumta kanë vërtetuar që aspirina përmban ndikime antikancerogjene. Më të rejat në vazhdën e këtyre hulumtimeve kanë treguar që terapia e shërimit te femrat me kancerin e gjirit me sukses kishte përfunduar, ngase femrat kishin vazhduar marrjen e aspirinave të cilat zvogëlojnë rrezikun nga vdekja, nëse përsëri vjen deri tek lajmërimi i sërishëm i kancerit të gjirit. Si ndikon ky zbulim te personat që janë duke u shëruar nga kanceri, e si tek ata që janë të brengosur nga rreziku i mundshëm?

A rrit në të vërtetë aspirina mundësitë për jetesë?
Një hulumtim kishte vërtetuar se terapia me anë të aspirinave ishte efikase. Në njërën nga këto hulumtime ishin përfshirë edhe 4.000 infermiere, të cilat paraprakisht ishin duke u shëruar nga kanceri i gjirit.
Rezultati: tek infermieret, të cilat kishin marrë aspirinë, kur bëhet fjalë për vdekjen nga kanceri dhe lajmërimi i sërishëm i sëmundjes ishte shumë i vogël. Duke marrë parasysh studimet e kancerit, statusin e menopauzës, masat trupore dhe ndjeshmërinë hormonale të tumorit, tek femrat të cilat kishin marrë aspirinë për çdo ditë të javës, vdekja nga kanceri i gjirit është zvogëluar për 43 për qind. Mirëpo, hulumtimi mund të zbatohet vetëm tek femrat të cilat vazhdojnë me jetë normale së paku katër vjet pas terapisë së shërimit. Duke marrë parasysh faktin se 90 për qind e femrave të diagnostikuara me kancerin e gjirit mesatarisht jetojnë së paku pesë vite pas terapisë.

A mundet terapia me aspirinë në mënyrë të suksesshme të zëvendësojë terapitë e tjera për shërimin e kancerit të gjirit?
Për fat të keq, përgjigjja nuk është përfundimtare. Nëse aspirina ndihmon në parandalimin e përsëritjes së kancerit, ai këtë e bën vetëm nëse rekomandohet si terapi shtesë për shërimin e kancerit.

A mundet aspirina të parandalojë lajmërimin e kancerit të gjirit ?
Hulumtime intensive tregojnë se aspirina ka potencial ta zvogëlojë rrezikun e lajmërimit të kancerit të gjirit dhe tek ato femra të cilat nuk kanë qenë kurrë të sëmura më parë. Disa hulumtime të tjera kanë arritur në përfundim krejt të kundërt. Një është e sigurt – pas krahasimit të të dhënave nga hulumtimet e kryera, ekzistojnë tregues se aspirina apo ndonjë ilaç tjetër në një masë të madhe mund të zvogëlojnë rrezikun e lajmërimit të kancerit të gjirit. Por, kjo nuk do të thotë që femrat të cilat nuk vuajnë nga kanceri i gjirit duhet të marrin aspirina çdo ditë, ngase marrja e këtij ilaçi do të kishte ndikim negativ në stomak dhe do të mund të shkaktonte gjakderdhje të brendshme. Nëse aspirina merret me rekomandimin e mjekut, ajo mund të parandalojë edhe sulmet në zemër. Konstatohet se marrja e aspirinave, deri diku zvogëlon rrezikun e lajmërimit edhe të disa llojeve të tjera të kancerit, sidomos atë të prostatës dhe të zorrës së trashë. KS
 
Titulli: 12 fakte që duhet t’i dimë për aspirinën

Mos e përdorni aspirinën si preventivë

Përdorimi i përditshëm i aspirinave si preventivë për sëmundjet kardiovaskulare mund të jetë e dobishëm, por vetëm për ata të njerëz të cilët kanë pasur sulm në zemër. Kjo ishte bërë me dije gjatë hulumtimeve të kryera nga ekspertë të ndryshëm. Personave të shëndetshëm, përdorimi i pakontrolluar i aspirinave mund t’u sjellë më shumë dëme se dobi. Te këta persona përdorim i pakontrollueshëm mund të sjellë gjakderdhje të brendshme. Në kundërshtim me këshillat e mëparshme, pas hulumtimeve të kryera, ishte vërtetuar se njerëzit e shëndetshëm nuk duhet të përdorin aspirinën për të parandaluar sulmin në zemër apo në tru. Aspirina me atë rast më shumë do t’iu sillte dëme, ngase do të mund të shkaktonte gjakderdhje të brendshme.
Ekspertët nga Universiteti i Edinburgut theksojnë se përdorimi i përditshëm gati sa dyfishon rrezikun për një gjakderdhje të mundshme dhe nuk ka kurrfarë ndikimi pozitiv në parandalimin e sulmit në zemër dhe në tru. Besohet se një numër i madh i njerëzve çdo ditë merr aspirina për t’iu ndihmuar si preventivë. Po ashtu, ekspertët kishin theksuar se reagimi i aspirinës është më i dobët tek femrat sesa te meshkujt.
Sipas mjekut Don D. Sin, femrat me rrezik të zvogëluar apo mesatar për infarkt nuk do të duhej të merrnin aspirinë si terapi preventive.
Në një analizë të zgjeruar, dr. Sin dhe ndihmësit e tij kishin kryer 23 hulumtime në të cilat ishin përfshirë rreth 113.494 persona, të cilët kishin hulumtuar ndikimin e aspirinës në parandalimin e infarktit.
Aspirina deri diku kishte zvogëluar rrezikun nga infarkti për një nuancë deri në 28%, por nuk kishte zvogëluar rrezikun e infarktit, i cili për pasojë ka vdekjen. Po ashtu, ishte vërejtur që rezultatet e klinikave ishin të ndryshme në krahasim me njëra-tjetrën. Ekspertët tregojnë se 27% e variacioneve në përgjithësi, raportet e infarkteve të butë mund të sqarohen me numrin e meshkujve dhe femrave të
përfshirë në studime. Në përgjithësi, studimet në të cilat kishin marrë pjesë meshkujt, kanë rezultuar me zvogëlim të rrezikut për infarkte të buta, derisa studimet në të cilat ishin përfshirë femrat, nuk kishin treguar një zvogëlim të rrezikut për një infarkt të butë. Sipas dr. Sin, këto të dhëna janë në përputhshmëri me pohimin se aspirina ka më pak ndikim te femrat, prandaj një këshillë për to do të ishte të mos përdorin aspirinën si preventivë.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top