11 Shtatori, ja si u popullarizuan disa nga teoritë konspirative



Nga Fraser Myers
Imagjinoni sikur pas bombardimit japonez mbi Pearl Harbor, një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve të besonin se qeveria e tyre kishte qenë në një farë mënyre bashkëfajtore në atë sulm. Imagjinoni sikur ata të besonin se zyrtarët e qeverisë apo presidenti Ruzvelt,nuk bënë qëllimisht asgjë për ta parandaluar atë sulm ajror, apo më keq akoma, se ata vranë qëllimisht mijëra amerikanë për qëllimet e tyre të errëta.
E megjithatë, kur ndodhi 11 Shtatori – një sulm edhe më vdekjeprurës sesa ai mbi Pearl Harbor – këto lloj supozimesh ishin më se të zakonshme. Teksa po i afrohemi 20 vjetorit të rënies së Kullave Binjake, ia vlen të reflektojmë mbi ndjenjën e thellë të mosbesimit që i nxiti shumë amerikanë të mos e besojnë variantin zyrtar të asaj çfarë ndodhi atë ditë të tmerrshme.
Shumë prej tyre nuk e besojnë ende sot e kësaj dite. Një sondazh i kryer pak para 5 vjetorit të sulmeve, zbuloi se më shumë se 1/3 e amerikanëve dyshonin se “zyrtarët federalë ndihmuan në sulmet terroriste të 11 Shtatorit, apo se nuk ndërmorën asnjë veprim për t’i ndaluar ato, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të angazhoheshin në luftë në Lindjen e Mesme”.
Edhe 15 vite pas atyre sulmeve, një studim nga Universiteti Çapman në Kaliforni, zbuloi se më shumë se gjysma e amerikanëve besonin se “qeveria po fsheh të vërtetën mbi 11 Shtatorin”. Sigurisht, këto sondazhe nuk thonë se një numër i madh amerikanësh janë dakord me teoritë konspirative kryesore mbi 11 shtatorin.
Por ato tregojnë se ka shumë dyshime dhe mosbesim në lidhje me versionin zyrtar të ngjarjeve. Edhe sot, teoritë e komplotit mbi 11 Shtatorin, janë ende shumë dominante në diskursin publik. Regjisori i famshëm Spajk Li kishte planifikuar të përfshinte 30 minuta intervista me “kujdestarët” e 11 Shtatorit në episodin përfundimtar të serisë së tij të re dokumentare, “NYC Epicenters:9/11 → 2021 ½”.
Por pas një telefonate kritike, kjo pjesë do të hiqej para transmetimit të dokumentarit. Raportet thonë se intervistat u jepnin të drejtë aktivistëve “të së vërtetës”, ‘Truthers’, që pretendojnë se Qendra Botërore e Tregtisë u shkatërrua përmes një shpërthimi të kontrolluar.
Vetë Li kishte shprehur simpati për këtë teori në intervistat që realizoi.
Grupimi ‘Truthers ’është më me ndikim në fushën e teorive të komplotit. Aleks Xhons ishte ndër të parët që e fajësoi hapur administratën Bush si përgjegjëse për sulmet terroriste. Në fakt, ai e bëri këtë para se të ndodhnin sulmet. Gjashtë javë para 11 Shtatorit , ai i kushtoi disa orë të emisionit të tij “Infowars” një historie mbi një sulm terrorist të, duke paralajmëruar se Xhorxh W.Bush po planifikonte të kryente një akt terrorist.
Kur u rrëzuan Kullat Binjake,ai pretendoi se ishte “98 për qind i sigurt” se fajtore ishte qeveria amerikane. Figura e njohur publike, që e ka avancuar këtë teori konspirative ishte shkrimtari i njohur amerikan Gore Vidal. Në një polemikë të gjatë,të botuar në vitin 2002 në vitin 2002, Vidal akuzoi “juntën e Bush” se po përpiqej të mashtronte një publik “naiv”me synim ”realizimin e pushtimit të menduar prej kohësh të Afganistanit”.
Vidal tha ndër të tjera se Osama bin Laden, u zgjodh “për arsye estetike të ishte gogoli i frikshëm“ për të justifikuar luftën që do të niste. Lëvizja për të vërtetën e 11 Shtatorit,rinisi më me zell në vitin 2004. Organizata “9/11 Truth”, kërkoi një hetim të ri mbi 11 Shtatorin, duke pretenduar se disa zyrtarë në administratën Bush lejuan qëllimisht ndodhjen e sulmeve.
Deklarata u nënshkrua nga gati 200 njerëz, përfshirë figura të shquara politike si Ralf Nader dhe Van Xhons. Ndërsa kjo lëvizje u forcua, brenda saj u shfaq një ndarje që mund të shprehet përmes dy akronimeve:LIHOP (E lejuan qëllimisht të ndodhte) dhe MIHOP (E bënë atë me qëllim).
Njerëzit e kësaj lëvizjeje besojnë tek një sërë motivesh mbi sulmin:nisjen e luftërave, fitimin e parave, për të shpifur mbi myslimanët, apo edhe për të filluar një ritual Satanik. Ata kanë dhënë një sërë shpjegimesh të pabesueshme mbi atë që shkatërroi Kullat Binjake dhe Pentagonin.
“Karburanti i avionëve,nuk mund të shkrijë dot kolonat e trasha prej çeliku”- është një besim i zakonshëm, dhe po kështu edhe një shpjegim. Britaniku Dejvid Shaljer, një ish-agjent i shërbimit sekret, MI5, pretendon se në atë sulm nuk u përfshinë avionët, edhe pse të gjithë njerëzit kudo në botë kanë parë video të avionëve që përplaseshin me godinat.
“Shpjegimi i vetëm është se ato ishin raketa të rrethuara nga hologramë, që i bënë dukeshin si avionë”- deklaroi ai në vitin 2004. Më popullore është teoria e një shkatërrimi të kontrolluar të 2 kullave. Prova për këtëështëWTC7, ose “kulla e tretë” u rrëzua më11 Shtator, pavarësisht se nuk u godit nga ndonjë avion. (Në fakt ajo u shkatërrua nga rrënojat e kullave në rënie, që shkaktuan një zjarr të madh).
Shkalla e madhe e interesit ndaj teorive të komplotit mbi 11 Shtatorin, është e jashtëzakonshme. Sigurisht, çdo katastrofë e madhe ka të ngjarë të provokojë disa teori konspirative. Por situata e pas 11 Shtatorit, siguroi një terren veçanërisht pjellor për këto ide.
Post-11 Shtatori,ishte një epokë në të cilën besimi i publikut tek qeveria ra në nivelet më të ulëta historike. Sipas Studimit Zgjedhor Kombëtar, menjëherë pas ngjarjeve të11 Shtatorit, rreth 60 për qind e votuesve amerikanë, u shprehën se besonin që qeveria federale bënte gjënë e duhur në shumicën e kohës.
Në fund të presidencës Bush në vitin 2008, kjo përqindje ra në më pak se një të katërtën. Kjo bazë e gjerë mosbesimi siguroi një audiencë të gatshme për teoritë e komplotit. Teoritë e komplotit mbi 11 Shtatorin, u intensifikuan pas fillimit të Luftës në Irak në vitin 2003. Dezinformatat rreth lidhjeve të Sadam Huseinit me Al-Kaedën dhe armët e shkatërrimit në masë, nxitën shumë njerëz të thoshin:”E dija që na qeverisnin gënjeshtarët!”.Kjo tregoi
se sa problematike ishin bërë teoritë e komplotit. Mosbesimi i institucioneve – ndaj qeverisë, mediave, ekspertëve – që filloi të rritet në atë epokë, vazhdon të ekzistojë ende edhe sot e kësaj dite.
Prandaj nuk është për t’u habitur, pse kemi lëvizje të shumta konspirative, nga QAnon tek kundërshtarët e vaksinave, së bashku me teoritë e konspiracionit më të “respektueshme” në lidhje me Rusinë që kontrollon zgjedhjet amerikane,apo që diktoi votën pro Brexit.
Ç’është më e keqja, autoritetet nuk kanë ende asnjë ide se si ta rifitojnë atë besim të humbur. Njëzet vjet nga 11 Shtatori,një numër alarmant amerikanësh janë edhe më të gatshëm të besojnë më shumë teoritë e çmendura konspirative sesa qeverinë e tyre. Kjo dukuri duhet të provokojë shumë më tepër reflektim në mesin e elitave politike, sesa ka ndodhur deri më sot.

/ Bota.al
 
Tani qe vete qeveria e ka shkatuar apo e ka lejuar te ndodhe se nuk beri asgje,eshte pak e pa sens.
Por qe dhe te vertetat shpesh manipulohen ,ose luhen skenare nga te pergjegjshmit dhe kjo ndodh.
Gjithesesi konspiracioni eshte binare i psikollogjise njerzore,eshte ekzistent,puna eshte ta mbajme nen kontroll duke perdorur receptoret llogjik ,vizual dhe te prekshem.
 
Pse Google hoqi 3/4 mil videos nga YT se ishin konspiracioniste dhe la video nga me injorantet, deri te ato "edukate sexuale" pa censure ku tregohet organet gjenitale identik si PornHub??
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top