11 PORTRETE / Jeta e tyre edhe pas rënies nga pushteti, ka vijuar e qetë

LeVoyageur

Once upon a time...
Ndërkohë që mazhoranca po përpiqet të forcojë autoritetin e shtetit, opinioni qytetar është i gatshëm ta mbështesë.

Por nuk do zgjasë shumë nëse nuk shihet qartë që ndëshkimi ligjor është njësoj për të gjithë.

Ku qëndron stonimi? Tek një ndjesi që po përhapet, mbi ngatërrimin e radhës dhe të masës në këtë shije të re, apo të paktën të harruar, që shqiptarët po marrin mbi diktaturën e ligjit.

Nëse njëfarë acarimi, pra, ndaj ashpërsisë dhe “mungesës së sirasë” në aksionet e qeverisë së sotme, vjen nga ndonjë këndvështrim personal (dikush humbi makinën me të cilën ha bukë, apo lokalin ku mbante tre vetë në punë veç familjes së tij etj.), gjasat më të mëdha janë që pakënaqësia të vijë pikërisht kur vdekatarët e thjeshtë shohin se zullumqarëve të mëdhenj, ish-kryeministrit dhe me radhë ministrave e drejtorëve pa fund, nuk po u hyn gjemb në këmbë.

Sistemi aktual i drejtësisë është një arsye kyçe që mazhoranca nxjerrë, pse “the big fish” nuk ngecin kaq kollaj.

Por sido që të jetë, kjo nuk e fsheh hendekun e thellë dhe disproporcionin ndëshkimor, që kjo epokë e jona e ka ilustruar më së miri me shprehjen: “Nëse vjedh njëqind lekë, shkon në burg. Nëse vjedh njëqind milionë, shkon në Parlament!”

Jo më kot në Shqipëri, prej kohësh është bërë e modës të thuhet se pasurimi më i shpejtë vjen nëpërmjet politikës. Tendera abuzivë, mitmarrje, firma dhe vula të parregullta për klientët e tyre, bëjnë që politikanët shqiptarë të shihen si bosët e paprekshëm.

Ilustrimi i qartë i kësaj bëhet me një vëzhgim të 11-të ish-ministrave të kohës së PD-së, të cilët edhe pse kanë një mal me akuza, drejtësia i ka parë si qytetarë “pak më të barabartë” para ligjit.

Jeta e tyre edhe pas rënies nga pushteti, ka vijuar e qetë:



Lulzim Basha, shpëtoi me procedurë dhe përfiton nga imuniteti

1Lulzim Basha ka qenë një nga njerëzit që fitoi shumë shpejt besimin e Berishës, duke u bërë edhe pasardhësi i tij në krye të PD-së. Karriera politike nisi në 2005, pas një miqësie të ngushtë me vajzën e Sali Berishës, Argitën. Në shtator të atij viti, do të merrte besimin e kryeministrit Berisha, për drejtimin e Ministrisë së Punëve Publike. Nisja e “Rrugës së Kombit” do të shënonte pa vonesë mëkatin e parë të Bashës, por edhe ngritjen e tij brenda PD-së. Ai do të akuzohej për abuzime me rreth 250 milionë euro në këtë rrugë. Pas skandaleve të shumta dhe vendit bosh në Ministrinë e Jashtme, Basha në maj të 2007-ës do të merrte postin e kryediplomatit, pak para se vinte presidenti Bush në Tiranë. Në krye të Ministrisë së Jashtme, Basha qëndroi deri në 2009-ën, ndërsa do të kujtohet për nënshkrimin e Paktit Detar me Greqinë, vendim që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Me riformatimin e kabinetit “Berisha” pas zgjedhjeve, Basha do të emërohej ministër i Brendshëm. Por edhe këtu skandalet do të ishin të njëpasnjëshme. Dhe kulmi do të arrihej në 21 janar, ku drejtoi personalisht forcat e policisë kundër popullit opozitar, në një protestë ku mbetën të vrarë 4 protestues. Basha do të akuzohej për korrupsion dhe për pasaportat e reja biometrike. Falë besnikërisë së verbër ndaj liderit, Berisha do t’i dhuronte me vjedhje votash Bashkinë e Tiranës, duke marrë fitore tavoline. Aktualisht mban dhe postin e kryetarit de jure të Partisë Demokratike. I dyzuar sa në bashki dhe në parti, nuk po bën dot asnjërën. Logoja e tij do të mbetet: “Politikani që i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë”.



Ruli, ministri që i shkel syrin edhe të majtës

2Genc Ruli është një nga miqtë e vjetër të Berishës, që u bë armik në vitet 1885-96 dhe u rikthye mandatin e parë qeverisës. Ruli ka qenë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2005- 2009. Prokuroria e Tiranës do të niste hetimet ndaj tij për shpërdorim detyre, me akuzën se kishte ndryshuar një marrëveshje koncensionare me kompaninë “Darfo”, pa e miratuar në Kuvend, sikurse parashikohet nga ligji. Ky veprim, sipas akuzave publike në atë kohë, u krye vetëm dy ditë pasi kompania kishte bërë kërkesën, duke lehtësuar kompaninë në fjalë nga një gjobë. Por Prokuroria e Tiranës do të pushonte çështjen. Ruli do të akuzohej dhe për mjaft koncensione të tjera në fushën minerare, apo të dhënies së lejeve për ndërtim të hidrocentraleve. Genc Ruli është vënë nën akuza publike se në korrikun e 2009-ës ka firmosur ndryshimin e marrëveshjes koncesionare pa e kaluar më parë në Kuvend. Në 2013-n, Ruli do të rizgjidhej deputet, ndërsa aktualisht u dorëhoq nga nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Duket se është postuar nga Kryesia e re e PD-së, dhe zërat thonë se i është kushtuar një ferme në periferi të kryeqytetit.



Flamur Noka, politikani “për faj” të rubrikave humoristike

3Në vitin 2012, Flamur Noka do të zgjidhej ministër i Brendshëm. Deri në atë kohë, ai ishte deputet i Kukësit. Noka do të akuzohej nga opozita, por dhe nga ekspertë të Policisë, për nepotizëm brenda strukturave. Gjatë periudhës së drejtimit të ministrisë prej tij, krimi arriti shifra alarmante. Në këtë kohë ridolën në skenë edhe maskat, si dhe grabitjet në rrugë. Ndaj Nokës do të hidheshin dyshime dhe për tenderat e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ndonëse zyrtarisht ndaj tij nuk u nis ndonjë procedim. Ajo që do të binte në sy do të ishte keqpërdorimi i Policisë së Shtetit gjatë periudhës së zgjedhjeve. Akuzat ndaj Nokës kanë qenë më së shumti për mbrojtje të personave me të kaluar kriminale. Aktualisht, deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Pavarësisht se ka mundur të gjejë gjuhën dhe me kryetarin e ri, Noka njihet si një nga “besnikët” e Berishës, dhe arriti të zhvendosë në listën e PD-së për Kukësin, deputetin Fatos Hoxha. Noka erdhi në politikë si një besnik i Berishës dhe u bë personazh i njohur falë rubrikës humoristike të Mero Bazes, “Antena”.



Fatmir Mediu, kryetari i partisë shtojcë të PD-së

4Fatmir Mediu njihet dhe si një nga aleatët më besnikë të Berishës. Sapo të vinte në pushtet e djathta, ai do të emërohej në detyrën e rëndësishme të Ministrit të Mbrojtjes. Por detyrën nuk do ta ushtronte për shumë kohë, pasi u detyrua të jepte dorëheqjen si pasojë e shpërthimit të Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona. Ngjarja e Gërdecit do të nxirrte në skenë edhe mjaft afera korrupsioni ku përfshihej djali i Berishës dhe të afërm të tjerë. Edhe Prokuroria ngriti akuzat ndaj tij, por për shkaqe proceduriale, e pushoi çështjen në Gjykatën e Lartë. Në mediat vendase dhe ndërkombëtare dolën materiale që struktura të forcave tona të armatosura ishin të angazhuara në trafikim të paligjshëm të armëve. Pas pushimit të çështjes, Mediu do të rikthehej në detyrë si ministër i Mjedisit. Si për ironi të fatit, një ndër prioritet e Ministrisë së Mjedisit në atë kohë ishte dhe rregullimi i mjedisit në Gërdec. Falë “heshtjes” së tij për aferat e të birit Shkëlzen, Berisha do të pranonte të sakrifikonte një nga deputetët e vet për të futur në listat e partisë si kandidat Mediun. Me kryetarin e ri, duket se Mediu nuk ka të njëjtat regata, dhe do të kritikonte edhe bojkotin e opozitës. Tashmë ai qëndron më shumë jashtë shtetit se sa këtu, duke udhëtuar shpesh për në SHBA. Partia e tij, edhe pse ka dy deputetë, është një shtojcë e PD-së.



Ridvan Bode, “haznedari” i Berishës që nuk është në planet e Bashës

5Ridvan Bode mund të konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës. Përveçse ministër i Financave në 8 vitet e qeverisë Berisha, Bode ishte dhe Sekretar Organizativ i PD-së. Bode do të akuzohej nga opozita dhe media për korrupsionin e lartë në administratën tatimore dhe në atë doganore. Ndërkaq, në disa raste kritika kanë ardhur edhe nga bizneset e shumta që operojnë në Shqipëri, për ndërhyrje në tregun e lirë, duke favorizuar kompani të caktuara që operojnë në tregun shqiptar. Akciza për duhanin dhe për alkoolin do ta vendosin në qendër të kritikave Boden. Ndërkohë pak ditë më parë, Ridvan Bode, së bashku me zëvendësimin e tij, Sherefedin Shehu, është kallëzuar në Prokurori për shkelje të rënda në procedurat e marrjes së kredisë tregtare nga kreditorë privatë të tregut ndërkombëtar, në vlerën 250 milionë euro, për financimin e investimeve kapitale. Ai është ndër të paktët ish-ministra që nuk i është mbyllur dosja. Por mënyra e ndërtimit të dosjes lë vedn për të shpëtuar. Me ardhjen e Bashës në krye të PD-së, ai si shumë nga kupola e vjetër do të detyrohej që të hapte krahun.



Arben Imami, ministri që bëri ç’deshi dhe nuk pësoi asgjë

6Arben Imami mban dhe numrin rekord të padive për të cilat Prokuroria ka nisur hetimet. Janë me dhjetëra ushtarakë që akuzojnë ish-ministrin e Mbrojtjes, dhe Komisionin e Vlerësimit të Gradave në Ministrinë e Mbrojtjes, se kanë dhënë vlerësime subjektive. Ndër akuzat e depozituara në prokurori kundër Imamit, rëndon edhe abuzimi me shitjen e 500 tonë tritol nga ushtria drejt një kompanie private, pronari i së cilës njihet që është pranë së djathtës. Gjithashtu, Prokuroria do të niste hetimet ndaj Imamit dhe për reklamat e shpërndara, ku çuditërisht të gjitha do të fitoheshin nga një firmë private pranë TV Klanit. Në fushatën zgjedhore, Imami do të angazhonte edhe mjetet e ushtrisë për të kryer punë publike, për të rikuperuar atë që nuk ishte bërë në 8 vite. Imami aktualisht është deputet në qarkun e Elbasanit. Brenda PD-së, Imami duket se do ta ketë të vështirë, pasi Basha po i beson më shumë Flamur Nokës për çështje të sigurisë. Imami është një deputet shembull se si një politikan në Shqipëri mund të abuzoj sa të dojë dhe të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë. Aktualisht është i mënjanuar nga vëmendja publike.



Spiro Ksera, ministri që ka dalë në pension politik

7Ministri me origjinë minoritare në qeverinë Berisha do të ishte stabël në detyrën e tij. I zgjedhur si deputet i PD-së në qarkun e Gjirokastër, Ksera do të ishte dhe një urë komunikimi mes Berishës dhe qeverisë greke. Në fund të qeverisë Berisha do të dilnin me radhë fakte se zyrtarë të dikasterit të tij kishin shpërdoruar detyrën, duke përfituar miliona euro në mënyrë të paligjshme. Midis akuzave do të ishte dhe ajo e reklamave. Spiro Ksera u dyshua nga prokuroria se ka pasur informacion për tenderin e spotit televiziv me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa zyrtarët e implikuar nga kjo ministri janë dënuar. Aktualisht, Spiro Ksera dështoi në zgjedhjet e 2013-s në Gjirokastër, ndërsa me ardhjen e Bashës është anashkaluar. ثshtë në pension politik dhe merret me bizneset e veta.



Aldo Bumçi, deputeti që flet kur s’ka ndonjë çështje serioze

8Aldo Bumçi, ose siç njihej nga të gjithë si dhëndri i ish-ministrit besnik të Berishës, Safet Xhulalit, do të mbante pozicione të ndryshme në qeverinë Berisha. Bumçi do të ishte edhe “xholi” i Berishës, pasi sa herë ka pasur vakanca në kabinetet qeveritare, ai do të duhet të kryente detyrën deri në zgjedhjen e një emri të ri. Bumçi do të kryente edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë dhe për një kohë të shkurtër detyrën si Ministër i Kulturës, ndërsa do të akuzohej për lejet e ndërtimit të dhëna në zonat e mbrojtura me ligj. Në fund të qeverisë Berisha, Bumçi do të ishte edhe ministër i Jashtëm, ndërsa do të ndryshonte rrënjësisht edhe stafin e kësaj diplomacie. Në jo pak raste do të hiqeshin edhe diplomatë karriere për t’u zëvendësuar me të besuar të PD-së. Aktualisht, Bumçi është deputet i PD-së dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm. Si ministër Drejtësia, njihet shkresa e tij në lidhje me Gërdecin, ku shënohej anash “për Shkëlzenin”. Si Mediu, ai konsiderohet i shpërblyer për heshtjen mbi skandalin në fjalë.



Genc Pollo, ministri që Basha nuk e bën dot armik

9Genc Pollo do të ishte ministër i Arsimit dhe më pas i Inovacionit në qeverinë e Berishës. Ndaj tij do të kishte akuza të shumta si nga opozita, ashtu edhe nga biznese në fushën e medias, apo të internetit. Ndaj Pollos do të ngriheshin akuza për tenderin me shpejtësi dhe fshehtësi të rrjetit dixhital të televizionit prej 25 milionë euro. Gjithashtu, Pollo do të ishte në qendër të akuzave dhe për tenderin disa milionësh për shpërndarjen e internetit në vend. Deputeti Balla do të depozitonte edhe një padi për Pollon në vitin 2012, ku e akuzonte se i kishte dhënë një kompanie internet monopolin për 40 vite. Pollo është kryetar i Komisionit të Medias. Për shkak të detyrës, pritet që ai të jetë edhe në Kryesinë e PD-së. Pollo është ndër ata që Berisha e ktheu në aleat pas shumë vitesh armiqësi, por kurrë nuk u ribënë miq. Pozicioni i tij në PD aktual me shumë është një paqe e detyruar, se një marrëdhënie dashurie me kryetarin e ri të PD-së, pasi Pollo ka një grup mbështetësish brenda strukturave, që mund t’i prishin punë Bashës. Mbahet mend për ngritjen e “kioskave” të universiteteve private dhe ndryshimin e maturës shtetërore.



Eduard Halimi, ministri që mbrohet me miqësinë e Argitës

10Në tetor 2005 do të emërohej Zëvendësministër i Drejtësisë, duke e ushtruar detyrën deri në emërimin Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, në vitin 2008. Në zgjedhjet e 2009-ës u zgjodh deputet për qarkun Durrës dhe ishte sekretar i Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Ai do të ushtronte detyrën e ministrit të Drejtësisë, duke qenë në qendër të kritikave për korrupsionin në sistemin e drejtësisë, për emërimet e dyshimta të gjyqtarëve etj. Në zgjedhjet parlamentare 2013 u rizgjodh deputet i PD. E gjithë karriera politike e Halimit duket se ka ardhur nga bashkëpunimi që ka pasur në fushën e avokatisë me vajzën e Berishës. Do të ishte kjo miqësi që do të “shpëtonte” Halimin dhe nga drejtimi i ri i Bashës. Ky i fundit i ka besuar Halimit të gjithë betejat juridike të opozitës ndaj mazhorancës. Pritet që edhe në Kryesi, Halimi të marrë poste drejtuese kyç si nënkryetar apo Sekretar Organizativ. Mbahet mend për drejtimin qesharak të Komisionit Hetimor që PD ngriti për gjoja “Puçin e 21 Janarit”.



Myqerem Tafaj, “vitrina” e arsimit të lartë të kohës së PD-së

11Këshilltar i Berishës, Myqerem Tafaj do të arrinte të zgjidhej si deputet në 2013, ndërsa më parë ka pasur detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Akuzat më së shumti ndaj tij kanë qenë për politizim të sistemit arsimor, ku për të filluar punë mësues do të duhej që të merrje më parë teserën e PD-së. Një ndër dështimet gjatë detyrës së tij si ministër do të ishte reforma për të aplikuar sistemin e Bolonjës. Nga shumë specialistë të arsimit konsiderohet e gabuar. Edhe reforma me Altertekstin ndezi mjaft debate. Në jo pak raste ishin 2-3 shtëpi botimi të cilët pasi binin dakord me drejtorët e shkollave, shisnin materialet shkollore, ndërsa cilësia e tyre la mjaft për të dëshiruar. Tafaj është një nga ministrat që sollën kioskat e arsimit të lartë në Shqipëri bashkë me Pollon, ndërsa aktualisht është një deputet i pazëshëm në PD. Mandati katërvjeçar duket se është dhe inercia e karrierës politike të tij për të dalë në pension pas tre vitesh.
dita
 
Back
Top