Shume qytetare te Romes sot kane marre "pushimet".
Ne fakt nuk eshte as muaji i pushimeve, as weekend, e as feste, por shume nga qytetaret romane kane nxituar qe te largohen nga qyteti i tyre. Thuhet se arsyeja eshte nje profeci e Raffaele Bendandi-t, sipas se ciles sot ne Rome do te bjere nje termet i fuqishem dhe shkaterrimtar.
Diket se profecia e Bendanti-t ja ka arritur qellimit per te krijuar nje gjendje psikoze alarmi qe ka prekur jo pak vete, pasi sot ne krahasim me 11 Maj 2010, mungesat ne pune jane 20% me shume.
Mirepo sipas specialisteve te fushe se termeteve, ne teorine profetike te Bendandi-t nuk ka asgje te argumentuar shkencerisht. Madje Paola Lagorio, profesoreshe dhe njekohesisht presidente e Institutit kultural "La Bendandiana" ne Faenza, pohon se lidhur me kete, ne asnje nga dokumentat dhe raportet e Bendandi-t, nuk behet fjale fare per nje hipoteze te tille, ndaj shton ajo, per qytetaret e Romes nuk ka asnje arsye per panik, pasi te gjitha sa jane thene jane vetem tam-tame te rrjeteve te ndryshme te internetit.
Gjithsesi, duket se keto nuk kane mundur qe te shuajne efektin e profecise, pasi nje pjese e mire kane menduar se cfardolloj analize "pas" eshte fare e pavlere ne rastin e nje termeti eventual, nderkohe qe vetem reagimi "perpara" se te ndodhe eshte ai qe ka vlere, dhe keshtu qe le te shkojme me pushime.
ikub.al