Gjate adoleshences fluksi i hormoneve arrin deri ne superprodhim dhe ne rastet me te shpeshta mosbalancimi i tyre eshte njeri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen ne folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon nje substance qe quhet “Sebo”, i cili shtohet ne lekuren e fytyres duke dale nga folikuli ne siperfaqe te lekures. Ne zonen e folikules ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, te cilat clirojne kimikate qe stimulojne inflamin dhe hapjen e folikules. Qelbi dhe bakteriet shkaktojne skuqjen e lekures. Eshte e domosdoshme te egzaminohen. Nuk duhet pritur te zhduken vete, sepse lene shenja te dukshme ne lekure. Meshkujt me kete problem duhet te bejne kujdes ne perzgjedhjen e aksesoreve te rrojes dhe produkteve ne menyre qe ato te jene sa me te pershtatshme dhe cilesore. Makinat e rrojes duhen perdorur me delikatese. Terapite me antibiotike si tetraciklina, eritromicina etj. Keshillohen per raste te renda, sidomos kur shperndarja e tyre perfshin vec fytyres, shpinen dhe kraharorin. Antibiotiket orale reduktojne bakteriet ne folikul dhe ulin skuqjet, por gjate ketyre terapive shume femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Ne kete rast nderpritet kura. Ekspozimet ne diell mund t’i maskojne aknet, por perfitimet jane te perkoheshme. Mania e “nxirrjes ne diell” eshte me pasoja.
Ja 11 Keshilla te cilat mund t’ju ndihmojne:
1.Mos nderhyni me duar ne pucra ose pika te zeza, sepse jane shenja inflamacioni. Shtypja eshte e rrezikshme nese nderhyrja behet ne menyre te gabuar. Kjo lloj menyre nuk ben tjeter vecse perkeqeson gjendjen e lekures.
2.Trajtoni fytyren me produkte cilesore me perberes organike si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3.Lani duart perpara aplikimit.
4.Zgjidhni kozmetike profesionale.
5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, jane armiq te betuar te lekures.
6.Perdorni fruta e ushqime te fresketa.
7.Merrni vitamina A, C, E.
8.Mos perdorni sapun kunder yndyres. Ne keto raste gjendrat reagojne duke prodhuar yndyre ne sasi.
9.Perdorni drithera, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
10.Pini shume uje (pa gaz). Eshte menyra me e mire per te hidratuar lekuren.
11.Kujdes nga floket e gjate. Ne kushtet e nje higjene te keqe ato mund te jene bartes bakteriesh dhe ne kontakt me lekuren keqesojne gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet....//arenashqip.com