“109 vjetori i lindjes së Nënë Terezës”- Meta: Urtësia dhe porositë e saj të shërbejnë si burim frymëzimi
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka përkujtuar sot 109 vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, duke e quajtur atë si simbolin shqiptar dhe botëror të humanizmit dhe solidaritetit.
Në një postim në Facebook, Meta ka ndarë më ndjekësit e tij dhe një thënie të Nënë Terezës, ndërkohë që bën thirrje që urtësia dhe porositë e saj të shërbejnë si burim frymëzimi.
“Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit hqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.
Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë!”, thekson Meta.